Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave
Duket se jugut të Shqipërisë nuk po i ndahen zjarret këtë verë, pasi me dhjetra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. U raportua se një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur […]
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri. Ndërkohë, një helikopter operon nga ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk paraqitet rrezik për shtëpitë dhe zonat e banuara. Ndërkohë një vatër e re zjarri është raportuar këtë të hënë në Dukat-Fushë. Zjarri duket se ka djegur një […]
Riaktivizohet zjarri në Dukat! Flakët u afrohen banesave
pamje nga Dukati VLORË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug. Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren.
‘Betejë me flakët!’ Ardit Bido flet për situatën në Delvinë: Dëme në pyje, banesa dhe bujqësi! Ja masat për kompensim
Nga Delvina, deputeti i zgjedhur i PS nga zgjedhhjet e 11 maji për Vlorën Ardit Bido, ka folur për situatën nga zjarret. Në një intervistë, Bido tha se gjatë mbrëmjes së kaluar janë shuar disa vatra zjarri, ndërsa vijojnë që të jenë aktive vatra midis Kalasës dhe Vanës. ‘Për fat të keq ka pasur disa vatra […]
Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën një 52 vjeçare. Siç raportohet nga policia nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas. Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në […]
Zjarret kërcënojnë bregdetin, situatë kritike në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil. Gjendje e rënduar edhe në Parkun e Lurës
Situata nga zjarret vijon të mbetet kritike. Në disa fshatra të bashkisë së Himarës gjendja është serioze, me një vatër të madhe zjarri active mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil. Gjatë gjithe natës situata u rëndua në këto zona per shkak të erës e cila I shtyu flakët […]
Vijon lufta me flakët në fshatrat e bregut
Zjarri i përhapur në disa fshatra të bashkisë së Himarës ka vijuar të përbëjë një kërcënim serioz për banorët dhe pasuritë e tyre. Aktualisht, janë aktive disa vatra zjarri, me një vatër të madhe që përfshin fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil. Gjatë natës, situata ka qenë e vështirë […]
Krimi në Pogradec/ Policia jep detaje të reja: Zjarri në banesën e viktimës i qëllimshëm, disa persona të shoqëruar
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zjarrin që përfshiu një banesë në lagjen nr. 1 të qytetit, ku humbi jetën 52-vjeçarja Kozeta Teço. Nga hetimet paraprake të grupit të posaçëm hetimor, të ngritur nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person. […]
Situata e zjarreve në vendin tonë, 17 vatra ende aktive! Mbi 900 forca zjarrfikëse në terren
17 vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive në vendin tonë, i cili prej disa ditësh po përballet me flakë masive. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar. Vatrat aktive janë regjistruar në zonat e mëposhtme, ku […]