ushtria Faqeja 6
205 rezultate u gjendën
Dronët rusë kalojnë kufirin e Polonisë, autoritetet polake: U rrëzuan në tokën tonë, është një sulm/ Samit emergjence, NATO vihet në lëvizje

Dronët rusë kalojnë kufirin e Polonisë, autoritetet polake: U rrëzuan në tokën tonë, është një sulm/ Samit emergjence, NATO vihet në lëvizje

Një dron rus ka goditur një shtëpi banimi në qytetin Wyryki Wola, rajoni i Lublinit, pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë, raportuan mediat polake. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por shtëpia ka pësuar dëmtime në çati dhe strukturën e parkingut. Ngjarja ndodhi mes rëndimit të situatës së sigurisë në lindje të vendit. Kryebashkiaku Mariusz Zanko […]
“Akt agresioni”, ushtria polake reagon pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët e Rusisë: E paprecedentë, siguria jonë në rrezik

“Akt agresioni”, ushtria polake reagon pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët e Rusisë: E paprecedentë, siguria jonë në rrezik

Polonia ka rrëzuar disa objekte të ngjashme me dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të gjerë rus ndaj Ukrainës, në një incident të paprecedentë që përfaqëson ndërhyrjen më të drejtpërdrejtë të një vendi anëtar të NATO-s ndaj aseteve ruse që nga fillimi i luftës në vitin 2022. Ushtria polake e ka […]
“Sulmi është i afërt”, ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të largohen nga Gaza

“Sulmi është i afërt”, ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të largohen nga Gaza

Ushtria izraelite tha se palestinezët në qytetin e Gazës, zona më e madhe urbane e enklavës, duhet të largohen për në jug, duke paralajmëruar se ushtria po vepronte në të gjithë qytetin. Forcat izraelite kanë kryer një ofensivë në periferi të qytetit verior për javë të tëra, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë ta […]
PAMJET/ Ushtria izrealite shkatërron një nga ndërtesat më të larta në Gaza

PAMJET/ Ushtria izrealite shkatërron një nga ndërtesat më të larta në Gaza

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur një ndërtesë të lartë të përdorur nga grupi palestinez Hamas në qytetin e Gazës. “Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve të ushtrisë izraelite në zonë”, – tha Tel Avivi në një deklaratë. “Para sulmit, “u morën masa parandaluese për të kufizuar dëmin […]
Ushtria izraelite njofton se ka nën kontroll 40% të Qytetit të Gazës, zyrtarja e UNICEF: E paimagjinueshmja është tashmë këtu

Ushtria izraelite njofton se ka nën kontroll 40% të Qytetit të Gazës, zyrtarja e UNICEF: E paimagjinueshmja është tashmë këtu

Ushtria izraelite njoftoi të enjten se ka pushtuar 40% të Qytetit të Gazës, ndërsa mbrojtja civile raportoi të paktën 64 vdekje në bastisjet izraelite në të gjithë enklavën palestineze, e cila është rrafshuar kryesisht pas pothuajse 23 muajsh lufte. Ushtria izraelite ka intensifikuar bombardimet dhe operacionet tokësore në Qytetin e Gazës në dy javët e […]
‘Ne do të vazhdojmë të ndjekim Hamasin kudo’, gjenerali izraelit: Nuk do të ndalemi, kontrollojmë 40% të Gazës

‘Ne do të vazhdojmë të ndjekim Hamasin kudo’, gjenerali izraelit: Nuk do të ndalemi, kontrollojmë 40% të Gazës

Ushtria izraelite kontrollon 40% të qytetit të Gazës dhe do të intensifikojë operacionet e saj në ditët në vijim, njoftoi sot gjenerali i brigadës Effie Defrin, zëdhënës i Forcave të Armatosura Izraelite. Mijëra palestinezë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por shumë prej tyre mbeten në qytetin e rrafshuar, duke sfiduar urdhrat e ushtrisë izraelite. […]
Rubio: Ushtria amerikane do t’i vazhdojë operacionet kundër karteleve të drogës

Rubio: Ushtria amerikane do t’i vazhdojë operacionet kundër karteleve të drogës

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke të operuar nga një bandë e dyshuar venezuelase dhe paralajmëroi se sulme të tilla “do të ndodhin përsëri”. Rubio tha se përpjekjet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara për ta ndaluar fluksin e drogave të paligjshme drejt Shteteve […]
Ushtria amerikane godet varkën me drogë nga Venezuela, Rubio: Drejtohej nga grupi narko-terrorist

Ushtria amerikane godet varkën me drogë nga Venezuela, Rubio: Drejtohej nga grupi narko-terrorist

Ushtria amerikane goditi të martën një varkë që transportonte drogë dhe vinte nga Venezuela, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë venezuelase. Presidenti amerikan, Donald Trump e konfirmoi sulmin gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale pasditen e së martës, […]
Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

Ushtria Kroate ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia në kazermat e Plesos. Sipas mediave kroate, këto janë gjashtë mjete ajrore pa pilot moderne, të armatosura, të cilat, përveç operacioneve luftarake, kanë zbatime të dobishme dhe efektive në mbikëqyrjen e kufijve, zjarrfikjen, zbulimin, etj. Siç theksohet më tej, këto sisteme përdoren […]
Izraeli godet një ndërtesë të Hezbollahut në jug të Libanit! Vritet një anëtar i organizatës

Izraeli godet një ndërtesë të Hezbollahut në jug të Libanit! Vritet një anëtar i organizatës

Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka sulmuar një ndërtesë në qytetin Ajta al-Shaab, në jug të Libanit, e cila përdorej nga grupi i shpallur terrorist Hezbollah. Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në ndërtesë ndodhej edhe banesa e Muhamed Husein Kasim, anëtar i Hezbollahut, i cili u vra rreth një […]