Aktorja britanike Sophie Turner (29 vjeç), e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në serialin Game of Thrones, duket se ka nisur një romancë të re me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin (48 vjeç). Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat raportojnë se dyshja është parë së fundmi në një takim privat në Londër, duke ngjallur menjëherë thashetheme për një lidhje mes tyre.
Sipas burimeve pranë aktores, marrëdhënia e saj me ish-partnerin Peregrine Pearson ka përfunduar përfundimisht në fund të shtatorit, pas një përplasjeje që ndodhi gjatë një dasme luksoze. Edhe pse qarkulluan zëra për një ribashkim të mundshëm, miqtë e çiftit kanë konfirmuar se ndarja është e pashmangshme.
Nga ana tjetër, Chris Martin është gjithashtu beqar, pasi i dha fund lidhjes dhe fejesës së gjatë me aktoren Dakota Johnson (35 vjeçe) në qershor të këtij viti. Dyshja e Coldplay dhe Fifty Shades of Grey u ndanë në mënyrë miqësore, pas disa vitesh bashkëjetese.
Interesante është fakti që Sophie Turner është një fanse e hershme e Coldplay. Në vitin 2020, ajo u emocionua deri në lot kur ish-bashkëshorti i saj Joe Jonas e surprizoi me një videomesazh nga Chris Martin. Turner dhe Jonas u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy vajza: Willa (4 vjeçe) dhe Delphine (2 vjeçe).
Burime pranë aktores thonë se Sophie po e jeton këtë periudhë me më shumë qetësi dhe gëzim, duke iu rikthyer muzikës, këtë herë, ndoshta për arsye më personale se kurrë.
Tag: turner
-

Sophie Turner dhe Chris Martin, çifi më i ri i Hollywood-it?
-

Një humbje e madhe/ Djali i Tina Turner ndahet nga jeta menjëherë pas ditëlindjes
Ike Turner Jr., djali i artistëve legjendarë Tina Turner dhe Ike Turner, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
Sipas kushërirës së tij, Jacqueline Bullock, e cila e konfirmoi e para lajmin për TMZ, Ike Jr. ndërroi jetë në një spital të Los Angeles nga demtimi i veshkave.
“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të kushëririt tim, Ike Turner Jr.”, tha Bullock për Page Six.
“Junior ishte më shumë sesa një kushëri për mua, por më tepër një vëlla, pasi u rritëm së bashku në të njëjtën familje të famshme.”
Ajo gjithashtu zbuloi për median se shëndeti i tij ishte përkeqësuar vitet e fundit pas problemeve me zemrën dhe një goditjeje në tru muajin e kaluar. Në deklaratën e tij, Bullock e kujtoi Ike Jr. për talentin e tij muzikor dhe ndikimin e qëndrueshëm në studio.
Kunata e Ike Jr., Afida Turner, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Ronnie, gjithashtu i bëri homazh atij në Instagram, duke shkruar: “Pusho në paqe IKE JR: Ishe i mrekullueshëm, kunat. Jam i lumtur që fola me ty në telefon para se të ikje. Të dua, u prehtë në paqe.”
Ike Jr. është një nga dy djemtë e adoptuar të Tinës nga lidhja e saj me Ike Turner.
Ashtu si prindërit e tij, Ike Jr. pati gjithashtu një karrierë në muzikë si anëtar i grupit tribut The Love Thang Band, së bashku me vokalisten Sweet Randi Love.
Ai fitoi një çmim Grammy duke punuar me të atin e tij të ndjerë në albumin e vitit 2006 “Risin’ With The Blues”, i cili mbizotëroi në kategorinë për Albumin më të Mirë Tradicional të Bluesit. Tina dhe Ike Sr. rritën katër fëmijë së bashku.
Krijuesi i hitit “What’s Love Got to Do with It” adoptoi dy djemtë e Ike Sr., Ike Jr. dhe Michael, nga lidhja e tij e mëparshme me Lorraine Taylor. Çifti më vonë mirëpriti fëmijën e tyre të vetëm së bashku, Ronnie Turner, ndërsa Tina ishte gjithashtu nënë e një djali, Raymond Craig, të cilin e kishte me muzikantin Raymond Hill. -

10 këngët që e bënë “të pavdekshme” Tina Turnerin, ju ftojmë t’i dëgjoni (Video)
Tina Turner u nda nga jeta, muaj më parë, në moshën 83-vjeçare. Megjithatë ajo la pas shumë këngë që kanë mbetur në histori për mesazhin dhe interpretimin me fuqinë e saj të veçantë vokale, çka e ka bërë atë një divë të muzikës ndërkombëtare.
E ndërsa, sot ajo nuk jeton më, ne do ju sjellim 10 këngët e saj më të mira ose e thënë ndryshe “10 këngët the best” të Tina Turner./ ObserverKult
1.River Deep, Mountain High (1966)
2.Proud Mary (1971)
3.Nutbush City Limits (1973)
4.Let’s Stay Together (1983)
5.What’s Love Got to Do With It (1984)
6.Private Dancer (1984)
7.We Don’t Need Another Hero (1985)
8. Simply the Best (1989)
9. Steamy Windows (1989)
10.GoldenEye (1995)
ObserverKult
Lexo edhe:
VDES LEGJENDA E MUZIKËS, TINA TURNER
Këngëtarja Tina Turner, hitet klasike të së cilës, sikurse The Best dhe What’s Love Got to Do With It, e bënë atë një superyll, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Turner ka pasur një sërë problemesh shëndetësore viteve të fundit, përfshirë edhe kancer, një sulm dhe probleme me veshka.
Në një intervistë të dhënë më 2018, ajo ka thënë:
“Njerëzit mendojnë se jeta ime ka qenë e vështirë, mirëpo unë mendoj që kam pasur rrugëtim të mrekullueshëm. Me kalimin e viteve e kupton se nuk është e rëndësishme çfarë të ka ndodhur, por si e ke menaxhuar situatën”.
Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin e saj, Ike, në vitet ’60, me këngët sikurse Proud Mary dhe River Deep, Mountain High.
U nda nga Ike në vitin 1979 dhe korri edhe më shumë suksese si solo këngëtare në vitet ’80.
E cilësuar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të zjarrta dhe energjike, si dhe për vokalin e fuqishëm.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Teuta Kurti: Një lule që m’ka çil’ tash (teksti dhe kënga)
Kënga “Një lule që m’ka çil’ tash” e kënduar nga Teuta Kurti
Një lule që m’ka çil tash, aman…midis shoqeve m’bante dritëBukurinë ma ke me nazen’zemrën teme ke zanë vendA e din djalë se ç’është maraku,aman…ti hala s’e ke provuMe i vu’ vesh se çka thonë hallkukishim tretë kishim maru’
ObserverKult
————————————-
Lexo edhe:
TINA TURNER: PSE MENDONI SE JETA FUNKSIONON NË KËTË MËNYRË?
Nga Tina Turner
U mësova të dëgjoj zemrën time, e cila më mësoi se unë dhe ti jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe me gjithçka tjetër në këtë planet. Ne jemi të bashkuar nga natyra misterioze e vetë jetës. Nga energjia themelore krijuese e universit.
Në këtë botë, në botën tonën të komplikuar, ku ka shumë kontradikta, ne gjejmë bukuri të na lë pa frymë, në vendet më të pamundshme. Ylberët më të shndritshëm shfaqen pas reve më të rënda të stuhisë. Fluturat madhështore dalin nga fshikëzat më të dobëta. Dhe lulet më të bukura të zambakut lulëzojnë nga balta më e thellë dhe më e trashë.
Pse mendoni se jeta funksionon në këtë mënyrë?
Ndoshta ato ylberë, flutura dhe lule zambak uji kanë për qëllim të na kujtojnë se bota jonë është një vepër arti mistike – një kanavacë universale mbi të cilën ne të gjithë pikturojmë historitë tona, ditë pas dite, përmes penelave të mendimeve, fjalëve dhe veprave tona.
-

Çifti i famshëm nis një sipërmarrje së bashku, Dua Lipa dhe Calum Turner themelojnë TwentyTwo Films
Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit.
Çifti, i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive. Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani.
Një burim pranë çiftit, për The Sun, u shpreh: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për sipërmarrje që duan t’i zhvillojnë së bashku. Ajo është përpjekur më parë të përfshihet në industrinë e filmit, por nëse do të nisë projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”Dua Lipa and fiancé Callum Turner take their relationship to the next level as they ‘go into business together’ https://t.co/a6TNFT4ELK
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) August 30, 2025I njëjti burim shtoi: “Ata kanë shumë ide që besojnë se do të funksionojnë. Është ende herët, por motorët janë ndezur dhe gjithçka po ecën përpara.”
Kjo nismë e re e kujton rrugën e ndjekur nga Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, producenti Tom Ackerley, të cilët krijuan kompaninë LuckyChap – përgjegjëse për prodhime të suksesshme si “I, Tonya”, “Saltburn” dhe “Barbie”, ku mori pjesë edhe vetë Dua Lipa.
Lidhja mes Dua Lipës dhe Calum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave në janar 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër, ku aktori luajti një nga rolet kryesore. Që atëherë, ata janë shfaqur shpesh bashkë në darka dhe evente publike.
Në korrik 2024, Lipa bëri zyrtare lidhjen e tyre me një postim në Instagram, ku ndau dy fotografi të ëmbla nga festivali Glastonbury, ku ajo performoi live. Në qershorin e kaluar, këngëtarja konfirmoi fejesën me Calum Turner në një intervistë për Vogue.Top Channel
-

Dua Lipa dhe Calum Turner çift edhe në biznes, themelojnë TwentyTwo Films
Showbiz E Shtunë, 30 Gusht 2025 20:07
Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë, duke synuar të hyjnë së bashku në botën e biznesit. Çifti i cili u fejua disa muaj më parë, ka themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të merret me prodhimin e filmave dhe programeve televizive.
Si këngëtarja 30-vjeçare ashtu edhe aktori 35-vjeçar zotërojnë aksione të barabarta në kompani.Lidhja mes Dua Lipës dhe Calum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave në janar 2024, kur ata u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of the Air” në Londër, ku aktori luajti një nga rolet kryesore. Që atëherë, ata janë shfaqur shpesh bashkë në darka dhe evente publike.
-

Vuelta e Spanjës/ Ben Turner fiton etapën e 4-ët, Gaudau merr fanellën e kuqe
Të premten, më 22 gusht, INEOS Grenadiers njoftoi një ndryshim të minutës së fundit në listën e tyre për Vuelta të Spanjës 2025, duke zëvendësuar Lucas Hamilton të sëmurë me Ben Turner. Britaniku i INEOS u largua me nxitim nga Renewi Tour për të arritur në Grande Partenza në Venaria Reale. Katër ditë më vonë, çiklisti “rezervë” vodhi shfaqjen në vijën e finishit në Voiron dhe fitoi etapën e katërt me stil.
Një sprint kaotik,teksa ai fitoi përpara dyshes Alpecin-Deceuninck, Jasper Philipsen dhe Edward Planckaert. Ekipi belg, i pozicionuar në mënyrë perfekte në përgatitje të sprintit, për herë të parë dështoi në momentin vendimtar. Mads Pedersen u ngatërrua përsëri dhe nuk mundi të ngjitej më lart se vendi i gjashtë.
Ndërkaq pas suksesit të djeshëm në etapën e tretë sot francezi David Gaudu u bë lideri i ri i klasifikimit të përgjithshëm: në sajë të renditjes superiore të përgjithshme, Gaudau i rrëmbeu fanellën e kuqe Jonas Vingegaard.
Vazhdo leximin
-

A është ky çifti i famshëm që Sophie Turner pa dashje e ndau me flirtin e saj?
Sophie Turner ka zbuluar këtë javë se aksidentalisht ka ndarë një çift të famshëm në vitin 2014, por përdoruesit në internet mendojnë se e kanë zbuluar se për kë bëhej fjalë.
Sipas diskutimeve në Reddit, dyshohet se bëhet fjalë për Emma Roberts dhe Evan Peters. Një përdorues shkruajti:
“Thone se janë Emma Roberts dhe Evan Peters, gjë që përputhet.”
Një tjetër shtoi: “Duket mjaftueshëm çmenduri për Emmën.”
Turner, 29 vjeçe, e rrëfeu ngjarjen gjatë një interviste te “Late Night With Seth Meyers”. Ata kujtuan herët kur ishin takuar në San Diego Comic-Con. Meyers kujtoi se në vitin 2014 ai ishte larguar herët nga festa, ndërsa Turner kishte qëndruar në një afterparty.
Turner tregoi se shoqja e saj i kishte kërkuar t’i bënte me dorë një aktori që asaj i pëlqente shumë. Ajo pranoi, por më vonë një aktore e njohur (që rezultoi të ishte e fejuara e atij aktori) e kishte përballur duke i thënë:
“Mund të ndalosh së flirtuari me të fejuarin tim?”
Turner tha se çifti e prishi fejesën atë natë.
Emma Roberts (34) dhe Evan Peters (38) kishin filluar një marrëdhënie të trazuar në vitin 2012. Çifti u fejua gjatë festave të fundvitit 2013, gjë që përputhet me historinë e Turner. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh toksike — në 2013, Roberts u arrestua për dhunë në familje pasi dyshohej se i kishte shkaktuar aktorit një hundë të përgjakur.
Megjithatë, edhe pas incidentit të Comic-Con në 2014, ata u panë bashkë në një festë të 20th Century Fox. Roberts u fotografua duke qarë pas eventit, ndërsa foto të publikuara nga Daily Mail e tregonin aktoren e tronditur dhe të ngushëlluar nga miqtë jashtë një hoteli në orët e para të mëngjesit. -

Sean Kingston, nga fama në burg: dënohet për mashtrim
Sean Kingston është dënuar me tre vjet e gjysmë burg federal për rolin e tij në një skemë mashtrimi prej 1 milion dollarësh.
Të premten, përpara se gjykatësi amerikan David Leibowitz të jepte dënimin e Kingston në një gjykatë në Floridën Jugore, reperi xhamajkan, 35 vjeç, kërkoi falje dhe pretendoi se kishte mësuar nga veprimet e tij. Megjithatë, Leibowitz e hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Kingston për t’u vetëdorëzuar në një datë të mëvonshme për shkak të problemeve shëndetësore, duke urdhëruar në vend të kësaj që muzikanti të merrej menjëherë në paraburgim.
Kingston, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, hoqi xhaketën për t’u prangosur dhe u shoqërua jashtë sallës së gjyqit.
Në mars, Kingston, i lindur si Kisean Paul Anderson dhe nëna e tij, Janice Eleanor Turner, u shpallën fajtorë secili për katër akuza për mashtrim elektronik dhe një akuzë për komplot për të kryer mashtrim elektronik.
Turner, 63 vjeç, u dënua muajin e kaluar me pesë vjet burg, që është shumë më pak se maksimumi prej 20 vjetësh që ajo dhe djali i saj përballeshin secili.
