Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka zhvilluar një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.
“Jemi të vetëdijshëm që sektori ka sfida e nevoja për përmirësime. Do të ngrejmë një grup pune për të analizuar e përmirësuar sektorin e farmaceutikës, për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët,” tha ministrja.
Sala shtoi se po punohet për një mjedis transparent dhe të parashikueshëm, ku bizneset të ndihen partnerë të vlerësuar, të mbështetur dhe të barabartë, ndërsa paralajmëroi tolerancë zero ndaj abuzuesve.
Takimi me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës vjen një ditë pas mbledhjes që ministrja zhvilloi me Shoqatën e Përfaqësive Farmaceutike, në kuadër të një bashkëpunimi afatgjatë dhe produktiv, ku zëri i industrisë dëgjohet dhe përfshihet në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Përmes bashkëpunimit me industrinë e farmaceutikës, synohet përmirësimi i politikave të barnave, si dhe rritja e eficiencës dhe transparencës në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit.
Qëllimi afatgjatë, theksoi ministrja, është krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm farmaceutik, ku inovacioni, cilësia dhe përgjegjshmëria ecin krah për krah në shërbim të shëndetit publik.
Tag: tolerancë
-

Ministrja Sala: Përmirësojmë sektorin farmaceutik, tolerancë zero ndaj abuzimit
-

Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dënuar ashpër aktet e zjarrvënies, duke theksuar se autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun e pasojave të pariparueshme. Ai e cilësoi zjarrvënien si një akt të rëndë që mund të kushtojë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë prona publike e private.
“Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë, me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ndaj çdo autori të këtyre veprave penale. Hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë prioritet absolut dhe askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Mbetemi të vendosur të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin, duke përdorur çdo mjet ligjor për të goditur pa mëshirë këdo që i shkel dhe i rrezikon ato.”, shkruan Hoxha.
Ministri bëri të qartë se hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë një prioritet absolut për agjencitë ligjzbatuese dhe askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri, të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri. Në rast rreziku, banorët duhet të zbatojnë pa vonesë urdhrat e evakuimit. -

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të njoftojë menjëherë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri”.
Postimi i plotëNisur nga situata e përkeqësuar me zjarret në orët e fundit, dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt, qoftë i qëllimshëm apo nga pakujdesia, që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
Temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e flakëve, duke shtuar rrezikun për pasoja të pariparueshme. Çdo person që, me veprime apo mosveprime, bëhet shkak për zjarrvënie, është drejtpërdrejt përgjegjës për një akt të rëndë që mund të kushtojë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë pasuri publike e private të pariparueshme.
Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë, me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ndaj çdo autori të këtyre veprave penale. Hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë prioritet absolut dhe askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të njoftojë menjëherë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri.
Po ashtu, u kërkoj banorëve që në rast rreziku të dëgjojnë dhe të zbatojnë pa vonesë udhëzimet e autoriteteve, veçanërisht urdhrat për evakuim. Çdo minutë mund të bëjë diferencën mes shpëtimit dhe tragjedisë! Mbetemi të vendosur të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin, duke përdorur çdo mjet ligjor për të goditur pa mëshirë këdo që i shkel dhe i rrezikon ato. -

Enciklopedia Gjermane!: Shqiptarët populli më i veçantë në botë! Kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar!
Besimi tek shqiptarët është i lidhur me ndarjen fetare që nga koha e Ali Pashë Tepelenës, në kohën kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin publik të tolerancës fetare, atë të Islamit dhe kishës katolike, sepse ata (shqiptarët) kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar.
Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit romako-katolik, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi mysliman.
-

Zhupa për qeverinë: Nga ‘zero tolerancë’ në 2017, në gënjeshtra dhe show në 2025!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një postim të saj në Facebook ka ngritur një pyetje të fortë për qeverinë aktuale, duke i bërë thirrje për një llogaridhënie të qartë dhe të sinqertë.
“Po, meqë kishin zero tolerancë në 2017, nga dolën këto tani që të keni prapë zero tolerancë në 2025?!” shkruan Zhupa, duke theksuar një kontradiktë të dukshme mes premtimeve të mëparshme dhe realitetit të sotëm.
Sipas saj, konsumimi i gënjeshtrave dhe aksionet e pastra për show janë bërë një praktikë e zakonshme e qeverisë, duke shmangur përballjen me problemet reale që po i prekin qytetarët shqiptarë.
-

Rama: Zero tolerancë për bizneset e vendosura pranë akseve rugore
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të tolerohet asnjë subjekt tregtar që zgjedh të vendoset si biznes në zonat pranë akseve rrugore në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të ketë zero tolerancë të këtyre rasteve që ndodhin jashtë çdo kriteri.
Rama shton se këto raste përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugëve.
“Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës”,-shkruan Rama. -

“Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e ALUIZNI-t dhe Kadastrës
Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike.
Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale.
Njoftimi:🔴 Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona👊
-

“Zero tolerancë ndaj kësaj çmendurie”, paralajmërimi i fortë i Ramës: Ndëshkim penal edhe për nëpunësit e Aluiznit dhe Kadastrës
Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike.
Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale.
Njoftimi:🔴 Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona👊
