A do të jeni kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës? Gonxhja: Më vjen shumë keq për Veliajn, shpresoj të dalë triumfator!
Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, u pyet gjatë një interviste në emisionin Kjo javë në News 24 nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së Erion Veliajt për korrupsion. Në përgjigjen e tij, […]
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) kaloi me sukses provën më të madhe të historisë së tij
Dje ishte numër i madh avionësh presidencialë dhe kryeministrorë, që erdhën për Samitin. Paralelisht vazhdonin edhe linjat ajrore normale. Gjithçka përfekt. Qëkur e morën Shefqet Kastrati me dy bijtë e tij, Musai dhe Nardi, aerooporti ka njohur investime dhe sot mund të thuhet pa asnjë hezitim si një aeroport krejtësisht europian. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës […]
Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS e Tabaku nga PD më të votuarit
Pas katër ditësh është mbyllur procesi i numërimit në Qarkun e Tiranës. Dy KZAZ-të e fundit dhe me numrin më të lartë të banorëve, ajo nr. 31, që përfshin zonat rurale të Tiranës, dhe nr. 36, që mbulon Njësinë Bashkiake nr. 5 e kanë përfunduar numërimin e votës preferenciale në orët e para të mëngjesit. […]
Anila Denaj, ikona e grave socialiste të Tiranës, e para e listës
Nga 1282 kuti janë numëruar deri me tani 1266 në qarkun e Tiranës për emrat kandidatë për deputetë te lista e hapur e PS. Deri tani lista me vota është si me poshtë, por duhet sqaruar se Anila Denaj mbetet e para ndër gratë e PS në rang qarku. Nisur edhe nga Kodi Zgjedhor se […]
“Luftë” për çdo votë/ Garë e fortë në Tiranë brenda dy kampeve, ja si ndahen votat mes kandidatëve të PS dhe PD
Zgjedhjet e 11 majit konfirmuan në pushtet Parinë Socialiste dhe Edi Ramën duke i dhënë deri tani 83 mandate, ndërsa kanë mbetur gati edhe 60 mijë vota të diasporës për tu numëruar. Por lufta e vërtetë tashmë po zhvillohet te vota preferenciale, aty ku po zhvillohet një betëjë e fortë brenda llojit, ku kandidatët po […]
1500 efektivë në gatishmëri për Samitin Europian, ja rrugët që do bllokohen
Rreth 1500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit Europian që do të mbahet në Tiranë. Që prej orëve të para të mëngjesit, njësi të specializuara si Antiterrori, Antieksplozivi dhe Reparti RENEA janë vendosur në Aeroportin e Rinasit, si dhe në pika të tjera kufitare, ku pritet të mbërrijnë liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë, e gjithë zona e Tiranës do të jetë nën monitorimin e forcave speciale dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye sigurie. Kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor: Policia ka parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, veçanërisht në ato që lidhin Aeroportin e Rinasit me qytetin e Tiranës. Konkretisht, më datë 16 maj, nga ora 06:30 deri në orën 11:30, do të bllokohen segmentet e mëposhtme: Aeroporti i Rinasit Hyrja në autostradën e re “Thumanë–Kashar” Mbikalimi i Kasharit Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” Unaza e Re (krahu i Astirit) Rrethrrotullimi i Saukut Deri te hotelet ku do të akomodohen liderët europianë Pas orës 11:30, ky aks do të hapet pjesërisht, për t’u bllokuar sërish nga ora 13:00 deri në orën 18:00. Rrugët e bllokuara brenda Tiranës, më 16.05.2025 (ora 06:00–18:00): Sheshi “Skënderbej”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Rruga “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri te Rruga e Kavajës Rruga “Ded Gjo Luli” Rruga “Urani Pano”, në vijim deri te Rruga e Barrikadave dhe kryqëzimi me rrugën “George W. Bush” Bulevardi “Zogu I” Masat e Policisë edhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha Përveç masave të sigurisë për Samitin, Policia e Tiranës është angazhuar edhe për menaxhimin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha. Autoritetet kanë vendosur të zhvendosin me 300 metra më tej vendin e antimitingut të thirrur për pasditen e së premtes, për shkak të afërsisë me zhvillimet e samitit dhe pranisë së liderëve europianë në qytet. Partia Demokratike nuk mori leje për të protestuar në Bulevardin “Zogu I”, pasi Policia vlerësoi se kjo do të cënonte sigurinë e aktivitetit. Në vend të kësaj, protestës iu propozua zhvillimi në Bulevardin e Ri, pranë zonës së Paskuqanit — aty ku u mbyll edhe fushata elektorale e PD-së. Fillimisht, PD kishte njoftuar protestën në këtë vend, por një ditë më parë Berisha deklaroi se do ta zhvendoste më pranë zonës ku mbahet samiti, vendim i cili u kundërshtua nga Policia për arsye sigurie.
Xhafaj te 10 dhe 11, Pullazi tek 2, Gonxhja te 6/ Ja kush e fitoi garën brenda PS në njësitë e Tiranës
Partia Socialiste shënoi një fitore të thellë në bashkinë e Tiranës, me mbi 57 mijë vota në krahasim me koalicionin e opozitës. Por, krahas garës mes kampeve politike, gara politike brenda llojit ka qenë mjaft e ashpër. Në 11 njësitë bashkiake të Tiranës, vota është ndarë pothuajse në mënyrë të rregullt mes kandidatëve. Fatmir Xhafaj […]
‘Lufta’ për Tiranën/ Tabaku thellon rezultatin me mbi 1 mijë vota ndaj Alimehmetit, si renditen dy kandidatët
Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë në garë të ethshme brenda Partisë Demokratike për mandatin e 13-të të Tiranës. Deri më tani në Qarkun Tiranë janë numëruar 907 kuti votimi nga 1282 në total, ku në avantazh është deputetja demokrate. Jorida Tabaku kryeson me 13543 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë, sipas rezultateve paraprake 12437. […]
Rrëmbim dhe kanosje në Astir! Arrestohet një 29-vjeçar, i gjendet kokainë në makinë
Një 29-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe kanosur një vajzë të re në zonën e Astirit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur kapjen e autorit. I arrestuari është identifikuar si […]