“Fluturoi” në ajër policin teksa drejtonte mjetin i dehur, arrestohet 27-vjeçari në Dibër
Policia e Dibrës ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip “Golf”, i cili teksa voziste në gjendje të dehur përplasi një oficer policie në rrugë, duke e lënë të plagosur rëndë. Uniformat Blu bëjnë me dije se për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, është arrestuar Alban Shoti. […]
Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos
Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, […]
Rama: Mos votoni fare nëse…Nuk është higjienike të hedhësh votën për kënetën
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se nuk është higjienike që qytetarët të votojnë për kënetën. Teksa iu përgjigj një komentuesje që e kritikonte në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjete sociale, Rama tha se nëse nuk do të votojë për PS, më mirë të mos votojë fare. Sipas tij nuk është higjienike nga pikëpamja […]
Egnatia shkon në finale me Vllazninë
Final Four, gjysmëfinale në ‘Arena Kombëtare’: Egnatia- Partizani 0-0 Titulli kampion i edicionit të 86-të të futbollit Superior do të vendoset nga finalja e madhe Egnatia- Vllaznia. Ndonëse shkodranët e siguruan dje biletën e këtij dueli për titull të njëjtën gjë ka bërë edhe Egnatia e cila kaloi në finale falë barazimit 0-0 me Partizanin. […]
“S’u gjet një djalë ta kyçë baba bufin në shtëpi”, Rama për Nallbatin: Si përfunduam nga Dritëro Agolli te një rrugaç?
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Devoll nuk ka lënë pa komentuar incidentin e së shtunës mbrëma, ku deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe vëllai i tij u konfliktuan me shoferin e një kamioni pas parakalimit të gabuar. Shefi i qeverisë e ka quajtur Nallbatin “një xhuxh agresiv”, duke ironizuar edhe me emrin e koalicionit […]
Real Madrid vazhdon të paguajë klubin e Fenerbahces: akordi “Guler” e parashikonte!
Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa pyetjet mbesin aty sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi. ‘Los Blancos’ kompletuan transferimin e sensacionit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e tij. Ai iu bashkua […]
Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte makinën, ndërron jetë 58-vjeçari
Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, teksa po drejtonte automjetin e tij. Sipas njoftimit të policisë, 58-vjeçari pësoi arrest kardiak dhe u përplas me dy automjete të tjera të parkuara, në lagjen “Mark Lula”. Ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak Në […]
Lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet […]
Play Off/ Pogradeci dëbon Besën, finale me Tiranën për Superioren
Kategoria e Parë, Finale Play Off: Besa- Pogradeci 0-1 (14′ Alidema) U zhvillua sot në ‘Elbasan Arena’ ndeshja finale e Kategorisë së Parë, faza play of teksa në fushë ishin përballë Besa dhe Pogradeci. Besa favorite për të shkuar në finalen e radhës për biletën numër 10-të të Superiores me Tiranën, nuk arriti dot të […]
“E vranë mo e vranë!” Shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba
Një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi. Sipas informacioneve, Hoxhaj aështë qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit. Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që […]