Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet për veprimtari të gjerë kriminale, përfshirë pjesëmarrje në grup të organizuar, trafikim të armëve, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti.
Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet A.B ka vepruar si drejtues i një grupi kriminal që merrej me blerjen dhe shitjen e armëve dhe municionit, ndërsa dyshohet se ka falsifikuar dokumente zyrtare me qëllim mashtrimi.
Gjatë bastisjes në vendin ku qëndronte i dyshuari, policia ka sekuestruar mbi 52 mijë euro, dokumente të dyshuara të falsifikuara, disa telefona, pajisje elektronike, një orë Rolex dhe një veturë. Ndërkohë, nga një operacion i mëhershëm në vitin 2023, i lidhur me të njëjtin rast, ishin sekuestruar 20 armë të tipit AK-47, 20 karikatorë, automjete dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Tag: suedez
-

Veprimtari e gjerë kriminale/ Arrestohet shtetasi suedez në Kosovë, në kërkim ndërkombëtar, iu gjet 52 mijë euro dhe…
-

Ambasadori suedez viziton Pogradecin: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u prit nga kryetari i bashkisë. Ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar “të bukur dhe pjesë të rëndësishme të Shqipërisë”. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, diplomatiku suedez tha se diskutuan mbi kapitujt e Bashkimit Europian dhe detyrat që bashkitë duhet të kryejnë në kuadër të procesit të integrimit.
“Suedia e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale dhe atë qendrore. Sot jemi të lumtur të tregojmë edhe një film suedez, sepse është e rëndësishme të rrisim njohjen e ndërsjellë,” deklaroi ai.
Ambasadori vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar “fantastik deri tani”.Sipas tij, Suedia është e interesuar dhe e gatshme të mbështesë vendin tonë, por theksoi se “është në dorën e Shqipërisë të plotësojë dhe të kryejë reformat e duhura”. I pyetur nëse Shqipëria shihet si një “kalë troje” për standardet demokratike të BE-së, ambasadori u distancua nga kjo terminologji, duke theksuar se bashkëpunimi përqendrohet tek kapitujt e negociatave dhe përparimi konkret.
Ndërsa për ligjin e miratuar së fundmi mbi barazinë gjinore, ai nënvizoi se parlamenti shqiptar ka bërë hapin e vet dhe se “e rëndësishme është të besojmë në barazinë gjinore—një parim që edhe Suedia e promovon fort”. -

Humbi me Kosovën, Jon Dahl Tomason shkarkohet nga Suedia
Dy fitoret shqiptare të Silvinjos (Serbi-Shqipëri 0-1) dhe Fodës (Suedi-Kosovë 0-1) pasohen nga shkarkimet e menjëhershme të Stojkoviç e Tomason.
Futbolli suedez është në vështirësi pasi ekipi i tij kombëtar, i mbushur me yje, pësoi humbjen e tretë radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës.
Rezultatet e dobëta i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit Jon Dahl Tomason, trajnerit danez të punësuar vitin e kaluar si trajneri i parë suedez i lindur jashtë vendit. Ish-sulmuesi i Milanit kishte premtuar se do të luftonte për të mbrojtur vendin e tij të punës pas humbjes poshtëruese 1-0 në shtëpi ndaj Kosovës në Goteborg, e cila e la Suedinë të fundit në grupin e tyre kualifikues të Kupës së Botës me vetëm një pikë nga katër ndeshje.
Por Federata Suedeze e Futbollit e shkarkoi atë sot. Sulmuesit Aleksander Isak dhe Viktor Gyokeres pranuan pas ndeshjes se ekipi i tyre është në një situatë krize dhe po shkon drejt një dështimi të pamëshirshëm. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Spikati në Europë, klubi i madh suedez kërkon shërbimet e talentit të Dinamos
Mesfushori i talentuar i Dinamos, Klevi Qefalija, ka spikatur me paraqitjet e tij në Conference League. Performancat e tij kanë rënë në sy të skautëve europianë, të cilët kanë bërë sondazhet e para.
“Sport Time”, mëson ekskluzivisht se një klub i madh suedez ka trokitur te menaxheri i Qefalijas për të nisur bisedimet për një transferim të mundshëm në sallonet e mëdha të futbollit nordik.
21-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares Shpresa, ka qenë titullar në të katërta ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar në Europë, ndaj Escaldes dhe Hajdukut të Splitit.
Mesfushori, i cili është nën kontratë me Dinamon, është i fokusuar tek “play off”-i, ku “nëndetësja” do të përballet me polakët e Jagiellonia.
Ndërkohë që Qefalija mendon vetëm për fushën, në skenë shfaqet menaxheri i tij, i cili është duke dëgjuar propozimin e klubit suedez, që për momentin mbetet sekret. -

I biri i bën “kërdinë” ministrit suedez të Migracionit, 16-vjeçari lidhje me grupet ekstremiste
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, është vënë në qendër të vëmendjes publike dhe politike pasi u zbulua se djali i tij adoleshent ka pasur lidhje me grupe supremaciste të bardha, përfshirë edhe organizatën neo-naziste Lëvizja Nordike e Rezistencës (NMR).
Forssell konfirmoi se personi i përmendur në një raport të organizatës suedeze kundër racizmit Expo si “i afërm i ngushtë i një ministri” dhe “aktiv në të djathtën ekstreme”, është djali i tij 16-vjeçar. Ai theksoi se nuk ishte në dijeni për përfshirjen e të birit deri në momentin kur u kontaktua nga shërbimi suedez i sigurisë, Säpo, disa javë më parë.
“Ndoshta shumë prindër mund ta kuptojnë që nuk kanë një pamje të plotë të asaj që fëmijët e tyre po bëjnë në mediat sociale,” tha Forssell në një intervistë për TV4, duke shtuar se e kishte ndjekur të gjithë protokollin e kërkuar pas marrjes së informacionit.
Ministri deklaroi se djali i tij ka ndërprerë çdo kontakt me grupet ekstremiste dhe është thellësisht i penduar. Ai tha se ai dhe bashkëshortja e tij kanë pasur “biseda të gjata dhe të rëndësishme” me të birin, duke e përshkruar situatën si një “kapitull të mbyllur”.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Forssell theksoi se vendimi për të mos dalë menjëherë publikisht ishte marrë për të mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e të miturit.Top Channel
-

Turqi / Lirohet gazetari suedez i ndaluar në protestat kundër arrestimit të Imamoglus
Gazetari suedez Joachim Medin, i cili u arrestua në fund të marsit në Turqi me akuzën për ‘fyerje ndaj Erdoganit’ është liruar ditën e sotme.
Ky lajm u bë I ditur sipas një postimi të kryeministrit suedez Ulf Kristersson, i cili njëkohësisht falenderooi dhe homologët evropianë të Medinit që e ndihmuan në lidhje me këtë vendim.
“Ai është duke udhëtuar nga Turqia për në Suedi. Do të ulet brenda pak orësh. Puna e vazhdueshme, në qetësi relative, ka dhënë fryte”, shkroi Kristersson në një postim në platformën X.
Medini në momentin që u arrestua, ishte duke mbuluar protestat që po zhvilloheshin për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglus. Sipas autoriteteve turke ai akuzohej se kishte marrë pjesë në protestat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Stokholm në vitin 2023. Syri.net-Protothema
-

Turqi/ ‘Ofendoi Erdoganin’, gazetari suedez i cili u arrestua më 27 mars del sot para gjykatës
Gazetari suedez Joachim Medin, i arrestuar në fund të marsit në Turqi, do të dalë sot para një gjykate në Ankara, nën akuzën për fyerje të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, një vepër penale në Turqi që parashikon deri në tri vite burg.
Medin, i cili punon për gazetën suedeze ‘Dagens ETC’, do të marrë pjesë në seancën dëgjimore ditën e sotme.
Gazetari 40-vjeçar kishte mbërritur në Stamboll për të mbuluar protestat masive pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars – një figurë e njohur opozitare dhe rival i Presidentit Erdogan.
Autoritetet turke e akuzojnë Medin për pjesëmarrje në një protestë në Stokholm, të organizuar në janar 2023 nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë e ndaluar dhe e konsideruar terroriste nga Turqia. Medin i mohon akuzat, duke i konsideruar ato të pabazuara dhe politikisht të motivuara. Syri.net-Protothema
-

Tre të vrarë nga një sulm i armatosur në Suedi
Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas të martën. Lajmin e ka konfirmuar policia lokale, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për këto të shtëna.
Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve, raportoi agjencia e lajmeve TT.
Më herët, policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes.“Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave… Policia po e heton ngjarjen si vrasje”, thanë hetuesit në një deklaratë.
Dëshmitarë thanë për transmetuesin suedez SVT se kishin dëgjuar pesë të shtëna dhe kishin parë njerëz në zonë që po vraponin për të gjetur strehë.
Dhjetë persona u vranë në shkurt në qytetin suedez të Orebros në masakrën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në vend, në të cilën një 35-vjeçar i papunë hapi zjarr ndaj studentëve dhe mësuesve në një qendër arsimore për të rritur.
Suedia ka vuajtur që më shumë se një dekadë nga një valë dhune e lidhur me banda, që ka përfshirë edhe një epidemi të përdorimit të armëve të zjarrit.
Qeveria e djathtë minoritare e vendit nordik erdhi në pushtet në vitin 2022 me premtimin për të luftuar dhunën e lidhur me bandat.
Ajo ka ashpërsuar ligjet dhe i ka dhënë më shumë kompetenca policisë, dhe pas masakrës në Orebro deklaroi se do të synojë të forcojë edhe më tej ligjet për armët. /REL