Siria dhe Britania e Madhe rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Britania po rivendos marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas luftës civile shumëvjeçare të vendit, njoftoi sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, gjatë një vizite në kryeqytetin sirian, Damask. “Ka një shpresë të re për popullin sirian”, tha Lammy në një deklaratë. “Është në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re për të përmbushur angazhimin e saj për […]
Analizë: Trump, Siria dhe Izraeli: Loja komplekse ku Erdogan kërkon përfitime
Presidenti amerikan Donald Trump lavdëroi princin saudit Mohammed Bin Salman gjatë vizitës së tij në Riad në maj të kaluar, duke thënë: “Më pëlqen shumë. Prandaj i japim shumë, shumë. Të dua shumë.” Bin Salman nuk iu përgjigj me të njëjtin entuziazëm, por njihet për dhuratat e mëdha. Më e rëndësishmja ishte premtimi për të investuar […]
Trump gëzon sirianët
Presidenti Trump nënshkroi dje një urdhër ekzekutiv duke hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, të cilat nuk do ta izolojnë më vendin nga sistemi financiar ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara do të jenë ende në gjendje të mbajnë sanksionet kundër ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, bashkëpunëtorëve të tij, abuzuesve të të drejtave të njeriut, trafikantëve të drogës, […]
Një hap drejt stabilizimit të qeverisë së re, Trump gati të lehtësojë Sirinë nga disa sanksione financiare
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të heqë disa nga sanksionet financiare ndaj Sirisë, në një përpjekje për të ndihmuar stabilizimin e vendit pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja do të anulojë një deklaratë të vitit 2004, e cila kishte […]
Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Ushtria siriane ka vrarë rreth 1 mijë e 500 civilë të sektit alevitë vetëm në muajin mars. Investigimi është bërë publik nga Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters bazuar në dokumentet e gjetura nga Reuters dhe ku bëhet fjalë për tre ditët e masakrave sektare pas një kryengritjeje besnike të Asadit. Zinxhiri i komandës drejtohej nga […]
Bashkimi Evropian ndan 175 milionë euro për rimëkëmbjen e Sirisë
Bashkimi Evropian (BE) njoftoi një paketë prej 175 milionë eurosh për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Sirisë, pas heqjes së sanksioneve. Financimi synon të forcojë institucionet publike, të përmirësojë qasjen në shërbimet bazë dhe të rigjallërojë ekonomitë lokale nëpërmjet projekteve të udhëhequra nga komuniteti në energji, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe jetesë, thuhet në […]
SHBA-ja do të zvogëlojë bazat ushtarake në Siri
SHBA-ja do ta zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Siri duke i reduktuar bazat nga tetë në një, dhe politikat e SHBA-së do të ndryshojnë në vend “sepse asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar” gjatë shekullit të kaluar, ka bërë të ditur i dërguari i ri special i SHBA-së. Thomas Barrack, të cilin presidenti amerikan, […]
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, duke përfshirë heqjen nga lista e sanksioneve të 24 subjekteve, ndër to edhe Banka Qendrore e Sirisë. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare të Këshillit të BE-së, e cila thekson se masat kufizuese ekonomike janë hequr përveç atyre që lidhen me çështje […]
“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur me lehtësimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë Departamenti i Thesarit që sqaron se kjo po bëhet për të nxitur investimet e reja në atë shtet. Vendimi vjen pas takimit të presidentit Donald Trump me liderin e Sirisë javën e kaluar në […]
BE i jep dritë jeshile heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë
Bota E Martë, 20 Maj 2025 22:00 Vendet e Bashkimit Evropian dhanë sot dritën jeshile për të hequr të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, në një përpjekje për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta të rimëkëmbet pas rrëzimit të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad. Ambasadorët nga 27 shtete anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje […]