“Ne jemi ADN-ja e integrimit”/ Berisha çel fushatën, Rama ironizon në rrjete sociale: Fiks buf… (Video)
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me satirizimin e rivalit te tij, Sali Berishës, duke e krahasuar me bufin në rrjetet sociale. Në postimin e radhës, Rama ka kapur një pjesë nga një prej fjalimeve të Berishës, ku kryedemokrati thotë se PD është ADN-ja e integrimit ne BE dhe kjo forcë politike do e çojë Shqipërinë […]
“PS, e vetmja forcë që çon Shqipërinë në BE”/ Rama: Nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision
Kryeministri Edi Rama thotë se BE nuk përcakton se cila forcë politike do të fitojë zgjedhjet parlamentare në vend. Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, Rama u shpreh se vetëm PS e çon Shqipërinë në BE. Lidhur me tarifat e SHBA, Rama u shpreh se Shqipëria […]
Aleanca Konservatore për Shqipërinë denoncon përndjekjen politike ndaj Marine Le Pen: Një akt politik, jo juridik
Aleanca Konservatore Për ShqipërinëKOMUNIKATË PËR SHTYPAleanca Konservatore për Shqipërinë në Solidaritet me Marine Le Pen: #JesuisMarineTiranë, më 6 Prill 2025 Aleanca Konservatore për Shqipërinë – AKPSH, partia e parë konservatore, sovraniste dhe identitare dhe më e re në Shqipëri, shpreh solidaritetin e saj të plotë me znj. Marine Le Pen dhe partinë Rassemblement National, pas […]
Prag zgjedhjesh/ Rama ‘lexon dorën’ , me ‘yjet e fatit’ dhe trekëndëshin e artë: Mendje, llogjikë, dëshirë dhe…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot një prej serive të tij të fushatës elektorale nëpërmjet simbiologjisë dhe gjuhës së vjetër të shenjave apo leximit të “fatit në dorë”, duke personifikuar mundësinë e artë që i ka ardhur Shqipërisë për anëtarësimin më 2030 në Bashkimin Evropian. Në atë që ai e quan ndryshe edhe “rreshtimi […]
Takimi i PD në Londër/ Berisha futet LIVE, salla shpërthen në brohorima: Gjendjuni Shqipërisë në 11 maj
Kryedemokrati, Sali Berisha iu bashkua me anë të në një lidhje LIVE takimit të PD-së me shqiptarët e diasporës në Londër të Britanisë së Madhe, ku të pranishmit shpërthyen në brohorima dhe entuziazëm. Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi angazhimin e shqiptarëve të diasporës për zgjedhjet në 11 maj, duke kukuar që vota e tyre të […]
Piro Dhima takim në Janinë: Vota e emigrantëve, kontribut për Shqipërinë europiane (VIDEO)
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Piro Dhima, vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Së fundi ai është ndalur në Janinë. “Në Janinë së bashku me Dhimitraq Toli, bashkëbiseduam me një grup bashkatdhetarësh,të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi. Vota e sigurtë e emigrantëve për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 […]
Berisha prezanton kandidatët në Elbasan: Më 11 maj merr fund dimri 12-vjeçar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të PD – Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Elbasan, në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se këto zgjedhje do të shënojnë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë duke i dhënë fund sipas tij dimrit 12-vjeçar. “Rikthehem sërish në këtë […]
Rama: Bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të PS për Shqipërinë në BE
Aktualitet Politikë E Diel, 6 Prill 2025 10:20 VOTO 5, bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të Partisë Socialiste për Shqipërinë në BE, shkruan kryeministri, Edi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale,
VIDEO – Interes ndërkombëtar mësimor për Shirokën, studentë nga Belgjika për të eksploruar natyrën…
Turizmi në Shkodër po njeh një rritje të ndjeshme, edhe përpara nisjes zyrtare të sezonit. Një grup studentësh nga Belgjika, plot energji dhe kureshtje, zgjodhën pikërisht Shirokën për të eksploruar natyrën. Ata thanë se janë të mahnitur nga peizazhi i mrekullueshëm që bashkon malin me liqenin, teksa dëshironin të shijonin eksperienca të veçanta përmes sporteve […]
Rama: PS dhe votat e shqiptarëve mund ta bëjnë kapërcimin epokal historik për Shqipërinë!
Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, u ndal u ndal tek dobia që ka marrja e pasaportës europiane dhe anëtarësimi i Shqipërinë në familjen e Bashkimit Evropian. Rama theksoi se integrimi në këtë familje lë mënjanë njëherë e mirë të gjithë dallimet mes popujve dhe kombeve. Rama: […]