Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe një oficer të pensionuar në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës. Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye […]
Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ngrihet aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023. Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq. Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje […]
Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe
Rajoni E Enjte, 12 Qershor 2025 21:19 Drejtori i ”Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç sulmoi ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit dhe simboleve serbe në Graçanicë gjatë festimit të Vidovdanit. Për të kjo tregon fytyrën antiserbe dhe fashiste të regjimit të Albin Kurtit. Petkoviç theksoi […]
Dita e çlirimit! Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Kosova shënon sot 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sot behen 26 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës […]
Përkujtohet Dita e Çlirimit, 26-vjet më parë trupat e NATO-s hynë në Kosovë
Sot shënohet 26-vjetori i çlirimit kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër pikave ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Trupat paqeruajtëse hynë në Kosovë pas sulmeve të NATO-s mbi infrastrukturën serbe, që nisën më 24 mars, dhe zgjatën deri më 10 qershor 1999. Gjatë fushatës 78-ditore, aeroplanët nga 13 […]
Autoritetet e Kosovës thonë se janë angazhuar për lirimin e ish-policit nga burgu në Serbi
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të mërkurën se janë duke bërë përpjekje për ta liruar nga paraburgimi në Serbi ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilin gjykata serbe e akuzon për gjoja “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën […]
”Kujtimi i Mbuluar”, Ariana Krasniqi shpalos dokumentarin me veshjet e viktimave në burgun e Prishtinës
”Kujtimi i mbuluar” nuk është veç se një dokumentar nga Ariana Krasniqi, por një krijim që brenda mban dhimbje të familjes dhe të peshës së madhe të tragjedisë që ka lënë lufta serbe. Mbrëmë ky dokumentar u shfaq në muzeun e Burgut të Prishtinës, i cili është shndërruar në një amfiteatër. Ky film përmblidhte disa […]
26 vjet nga tërheqja e forcave serbe nga Kosova, përfundimi i pushtimit
Sot shënohen 26 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe nga Kosova, duke i dhënë fund pushtimit serb mbi vendin. Ushtria serbe u detyrua të largohej pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren dhe pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s, që çuan në nënshkrimin e marrëveshjes së kapitullimit më 9 […]
Arbnor Spahiu merret nën hetim nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës […]
Ish-polici special Arbnor Spahiu dyshohet nga Serbia për ‘vrasje’ në Banjskë
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit i është dhënë masa e sigurisë prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa […]