BQE: Vendet e punës do të rrezikohen nëse Kina devijon tregtinë drejt BE-së nga SHBA
Qindra mijëra vende pune në Europë mund të jenë në rrezik nëse lufta tregtare e Donald Trump e nxit Kinën të dërgojë mallrat e saj drejt kontinentit të vjetër, sipas një kërkimi nga Banka Qendrore Europiane (BQE).Konkurrenca në rritje nga Kina ka pasoja të drejtpërdrejta për tregjet e punës në Eurozonë, shkruajnë ekonomistët, përfshirë Clémence […]
Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale
Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktojnë kthimin në një regjim të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjithë bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale, të cilat për vite me radhë ka përfituar nga […]
Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me sektorë strategjikë dhe të ndjeshëm për vendin. Konkretisht, propozimi parashikon që në nenin 10 të ligjit të shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën […]
“A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten?”/ Macron nga Tirana: Ja sektorët kritikë të BE-së
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reformim të thellë ekonomik brenda Bashkimit Europian, duke theksuar nevojën për krijimin e një tregu të përbashkët në tre sektorë kritikë: financë, energji dhe telekom. Gjatë një deklarate të fortë, ai nënvizoi se Europa ka kapacitete të mëdha kursimi, madje më shumë se Kina, por nuk […]
Macron nga Tirana: Financa, energjia dhe telekomi, sektorë kritikë të BE-së! Të bëhemi një fuqi e gjelbër
Emmanuel Macron: Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom.Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë,. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e […]
Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës
Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e produktivitetit dhe mirëqenies së punonjësve. Projektligji do të kalojë tani në parlament për miratim, ku qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez përballet me sfidën e mungesës së një shumice të qartë. Sipas […]
Shqipëria, kampione e Europës në ndërtim – Ekonomia mbështetet mbi sektorë jo produktivë dhe burime informale
Shqipëria mban vendin e parë në Europë për peshën e ndërtimit në ekonomi, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, ku ky sektor kontribuonte me 13.8% në vlerën e shtuar bruto, mbi dyfishin e mesatares së Bashkimit Europian (5.6%). Ky model zhvillimi, i përqendruar kryesisht në ndërtime dhe jo në sektorë prodhues, po shihet […]
Nga muaji maj, pagesa me kartë në disa sektorë
Shqipëria mbetet ndër vendet me pagesat elektronike më të ulëta për frymë në rajon e më gjerë. Të dhënat e vitit 2024 flasin se u kryen 23 pagesa për frymë nga 21 që ishte kjo shifër në 2023. Por rritja e shpejtë e sektorit të turizmit ka nxitur pagesat dhe nevojën për të ofruar këtë […]