Numërimi i votave nga 11 maji/ Rezultati paraprak për gjithë Shqipërinë deri në orën 20:30
Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sa i përket situatës në rang kombëtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat nga rezultati i deritanishëm i këtij procesi. Siç vihet re edhe nga të dhënat e gjeneruara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 5173 Qendra Votimi nga 5225 […]
Rezultati zgjedhor/ Qarku Dibër, PS merr 3 mandate, PD zbret në 2 ja shifrat…
Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara nga KQZ, PS renditet e para me 32033 vota, ose 56.18 %. PD-ASHM numëron 21725 vota ose 38.10 %. Me këto shifra, ndonëse paraprake, socialistët marrin mandatin e tretë, ndërsa PD zbret në 2. Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për tu numëruar, nga […]
Rezultati në zgjedhje/ Reagon Shehaj: Jam i zhgënjyer, ishte nën pritshmëritë tona
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve. Shehaj tha se partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, por shtoi se në fshatra […]
Kur do të shpallet rezultati final i zgjedhjeve? Ja çfarë thotë Celibashi
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot nga Parku Olimpik i Tiranës se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të dalë brenda javës. Në një konferencë për mediat, ai tha se ka besim se procesi do të përmbyllet në kohë, ndonëse ritmi i numërimit, veçanërisht për votat e diasporës, varet edhe nga organizimi […]
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për gazetarët se e priste këtë rezultat. Demo u shpreh se në Berat procesi po ecën normalisht dhe se në orët e para të ditës së nesërme do të dalin rezultatet finale. “Ne kemi qenë shumë […]
Rezultati në 2771 kuti nga 5225 gjithsejt, PS-ja me 83 mandate deputeti
Deri tani në 2771 kuti të numëruara nga 5225 gjithsejt, PS-ja me 83 mandate deputeti, PD merr 51 mandate, PSD 3 mandate, dhe nga një mandat Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Ndërkohë vazhdon numërimi i kutive të tjera, por nuk pritet ndonjë surprizë për PS, pasi ka të sigurtë pushtetin.
Mbyllet numërimi në Konispol, ja rezultati
Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
“Fitore, fitore!”, PS fiton në Devoll, përmbyset rezultati i para 4 viteve, socialistët nisin festën
Në Devoll ka nisur festa pas fitores së Partisë Socialiste. Kjo është një përmbysje e rezultatit, pasi katër vite më parë në këtë bashki fitoi PD. Sipas rezultateve përfundimtare PS mori 7082 vota, kurse PD 5870. Diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është 1212 vota. Top Channel
Rezultati i zgjedhjeve/ Këlliçi: Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim, por s’janë numëruar të gjitha kutitë
Belind Këlliçi TIRANË-Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet ka kometuar rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave. Këlliçi është shprehur se rezultati nuk është ai që priste opozita, por theksoi se është ende herët për të folur. “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por […]