Ky është propozimi përfundimtar i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Çfarë përfshin (HARTA)
Uashingtoni pret sot përgjigjen e Ukrainës mbi një marrëveshje paqeje që përfshin njohjen e Krimesë nga SHBA si territor rus dhe pranimin jozyrtar të sovranitetit rus mbi territoret e pushtuara që nga viti 2022, sipas informacionit të zbuluar nga Axios. Dokumenti iu prezantua zyrtarëve ukrainas në Paris javën e kaluar dhe përshkruhet si “propozimi përfundimtar” i Presidentit Trump. […]
Propozim i ri për fundin e luftës, ndërmjetësit i dërgojnë Izraelit dhe Hamasit formulën e re të negociatave
Ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti kanë propozuar një formulë për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Propozimi i ri parashikon një armëpushim që do të zgjasë nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një fund të luftës. Propozimi përfshin gjithashtu tërheqjen e plotë […]
Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?
Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur sot për mandatin e prokurorëve të Posaçëm, dha dy propozime. Propozimi i parë i Dumanit ishte që prokurorëve që u mbaron mandati 9-vjeçar të rikandidojnë, ndërsa propozimi i dytë që ata të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. “E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet […]
Propozimi i ri i ndërmjetësuesve egjiptian për Gazën, 8 pengje në këmbim të një armëpushimi 70 ditor
Një propozim i ri nga diplomatët egjiptian për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës është zbuluar nga gazeta saudite, Asharq Al-Awsat. Propozimi parashikon lirimin e tetë pengjeve në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm që zgjat 40 deri në 70 ditë. Sipas të njëjtit burim, propozimi egjiptian tenton të kapërcejë hendekun midis propozimit […]