procesi Faqeja 2
372 rezultate u gjendën
LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, kryeson PS

LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë “braktisin” kutitë e votimit. Mbyllet procesi i numërimit, kryeson PS

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë që një ditë më parë shkuan në zgjedhje të pjesshme për kryetarë të rinj në krye, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027. Në […]
Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat

Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve. Kjo ishte e vetmja komunë ku vijonte numërimi i votave në Kosovë, pasi në të gjitha komunat e tjera, procesi kishte përfunduar para mesnate. Sipas rezultateve zyrtare, […]
LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit. Vlora ‘rekord’ negativ. PS kryeson me mbi 78%

LIVE/ Zgjedhjet lokale në 5 bashki, të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit. Vlora ‘rekord’ negativ. PS kryeson me mbi 78%

Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u […]
Zgjedhjet në Berat/ Mbyllet procesi i numërimit në Velabisht, triumfon socialisti Ervin Ceca

Zgjedhjet në Berat/ Mbyllet procesi i numërimit në Velabisht, triumfon socialisti Ervin Ceca

Është mbyllur procesi i numërimit të kutive për njësinë administrative Velabisht për Bashkinë Berat. Në këtë njësi ka fituar bindshëm kandidati socialist Ervin Ceca me 1342 vota, ndërsa Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë vetëm 266 vota. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se po vijon numërimi në njësinë administrative Sinjë. /vizionplus.tv
Procesi i numërimit në Berat, socialisti Ervin Ceca thellon diferencën me kandidatin e pavarur

Procesi i numërimit në Berat, socialisti Ervin Ceca thellon diferencën me kandidatin e pavarur

Vijon procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Beratit. Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja. Deri më tani kandidati socialist sipas të dhënave të KQZ-së ka një kandidat të thellë ndaj atij demokrat.
Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrësve në zgjedhje/ Nis procesi i numërimit të votave në Bashkinë Mat

Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrësve në zgjedhje/ Nis procesi i numërimit të votave në Bashkinë Mat

Sapo ka nisur procesi i numërimit të votave në Mat. Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%. Në këtë Bashki ka tre kandidat, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha të pavarur.
Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Cërrikut

Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Cërrikut

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Cërrikut. Të pranishëm gjatë procesit të numërimit janë Amarildo Hoxha dhe kandidati i “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima. Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total. Në këtë bashki Florenc Doka i PS është përballë […]
Nis procesi i numërimit të votave në Vlorë

Nis procesi i numërimit të votave në Vlorë

Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Vlorës. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote. Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, […]
Zgjedhjet e pjesshme, hapen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat! Ja kush kryeson, procesi nis edhe në Cërrik e Vlorë

Zgjedhjet e pjesshme, hapen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat! Ja kush kryeson, procesi nis edhe në Cërrik e Vlorë

Tre orë pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur edhe numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Procesi në Qendrat e votimit 4356 Progonat, 4359 […]
Procesi i numërimit për Bashkinë e Beratit/ Përfundon kutia e parë, kandidati i PS merr 145 vota, Shkarpa vetëm 8

Procesi i numërimit për Bashkinë e Beratit/ Përfundon kutia e parë, kandidati i PS merr 145 vota, Shkarpa vetëm 8

Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti. Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja. Ndërkohë që ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së parë […]