Sherri Berisha-Këlliçi, Kulluri: Të 2 simbolizojnë humbjet elektorale! Kryedemokrati e konsideron veten pronar i PD
Ka mjaftuar një deklaratë e Belind Këlliçit se shpejt SPAK do të bëjë një tjetër arrestim të bujshëm në radhët e socialistëve, që të dilte në pah përçarja mes tij dhe kreut të PD-së Sali Berishës. Si fillim, Berisha hodhi në sulm gazetarin e medias së familjes Syri Tv Çim Pekën, i cili e quajti […]
Presidentja e Moldavisë shpreh shqetësimin: Rusia po përgatit ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në shtator
Bota E Mërkurë, 30 Korrik 2025 15:00 Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu thotë se Rusia synon të kontrollojë Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj […]
Dalin bëmat e laptopit të Belinda Ballukut që e implikojnë në masakrën zgjedhore në Fier, SPAK gati të fillojë…
Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputetes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho, edhe pse kjo e fundit dha dorëheqjen dhe ia liroi sërish karrigen. Nga ana tjetër kandidati i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, rezultoi […]
Kosova pa Kuvend, Çejku: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme
Kosova E Martë, 29 Korrik 2025 17:35 Ish-ambasadori Arben Çejku flet për situatën ku pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve prej muajsh, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Për të roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjidhja e krizave politike, por interpretimi i Kushtetutës, ndërsa theksoi se vendimet politike kërkojnë vullnet dhe përgjegjësi nga liderët. ”Le […]
Pabarazia në Shqipëri dhe rezistenca e “elitave”
Nga Ben Andoni Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e shumave të mëdha të parave janë vetëm një dritare, ku ne shohim të materializuar pabarazinë skajore në vend. Pasuri të frikshme të krimit (pjesa më e madhe ardhur […]
“Ka dy faktorë pse do futemi në BE…”, Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Berisha
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke nisur nga fitorja e katërt radhazi e Partisë Socialiste dhe sfidat që shoqërojnë qeverinë e re në raport me integrimin europian, te kriza e thellë në Partinë Demokratike dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Z.Klosi shprehet […]
Fatos Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Presidenti, Sali Berisha i implikuar…
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke nisur nga fitorja e katërt radhazi e Partisë Socialiste dhe sfidat që shoqërojnë qeverinë e re në raport me integrimin europian, te kriza e thellë në Partinë Demokratike dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Z.Klosi shprehet […]
A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës? Ja si përgjigjet Linda Rama
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, ku u pyet mes të tjerash nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive. Në intervistën me gazetaren Alice Taylor, Rama tha se pas eksperiencës në administratën shtetërore pas viteve ’90, si pjesë […]
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Nuk është më vetëm krizë politike, por edhe ekonomike
Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor. Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për […]
Facebook dhe Instagram i japin fund reklamave politike
Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet e BE-së nga tetori. Njoftimi i Metas pasqyron një vendim që Google njoftoi nëntorin e kaluar, duke theksuar rezistencën e kompanive të mëdha të teknologjisë ndaj rregullave të BE-së që synojnë […]