Gara për 6 shefa komisariatesh, kryeson zv.drejtori i Tiranës, po ja kush është e vetmja grua në listën fituese
Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, të cilët synonin të zinin një nga postet në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër dhe Komisariatin e Kufirit Sarandë. […]
Bashkëjetuesja e denoncoi për dhunë dhe mbyllje në banesë, policia arreston 35- vjeçarin nga Fushë Arrëzi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa. Shërbimet […]
ZYRTARE | Arsenali nuk e rinovoi ndoshta pasi e dinte, Partey akuzohet për përdh*nim!
4 Korrik 2025 15:55 Telesport Thomas Partey, tashmë zyrtarisht i akuzuar për përdhunim nga Shërbimi i Policisë Metropolitan. “Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitan të ngrejë padi ndaj një burri pasi një dosje provash është paraqitur nga detektivët. “Metropolitania ka lëshuar një padi dhe kërkesë për Thomas Partey, 32 vjeç […]
Policia heq bllokadat e trafikut, disa të ndaluar në Serbi
Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para. Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa […]
Procedohen penalisht 5 shtetas në Koman, ushtronin aktivitete fitimprurëse pa regjistrim në tatime…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira. Nga kontrollet u konstatua se: – […]
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 2 persona, sekuestrohen 8 pistoleta
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. Në pranga kanë rënë 2 persona nga Kosova të identifikuar si Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki. Ata i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta. Njoftimi i policisë Si rezultat i […]
Policia heq bllokadat, disa të ndaluar në Serbi
Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para. Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa […]
Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisariatet në vend
Ka përfunduar gara në Policinë e Shtetit për 5 vende vakante. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pritet që të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë. Nga 51 aplikantët i pari që ka arritur të marrë pikë maksimale është Idriz Daulle zv/drejtori aktual […]
VIDEO – “Aplikoni në Akademinë e Sigurisë”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me maturantët në Shkodër
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe nga drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës. Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i të rinjve për të zgjedhur […]
Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 35-vjeçari/ Policia në ndjekje të 2 personave
Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës. I riu është dërguar menjëherë për ndihmë në spitalin e Durrësit, pasi ka marrë një plagë në këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, […]