Tag: pestë

  • Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    Në Bruksel do të mbahet sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare që do të shërbejë për hapjen e grupkapitullit të tretë “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

    Ky grupim i tretë përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:
    Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
    Kapitulli 16 (Tatimet)
    Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
    Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
    Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
    Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
    Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
    Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

    Top Channel

  • Rama zbulon datën: Ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

    Rama zbulon datën: Ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 22 Maj do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se Bashkimi Europian konfirmoi ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane.
    “SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025.
    Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

  • Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

    Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

    Shqipëria ka hapur grupkapitullin e tretë për anëtarësimin në BE, një lajm që u bë me dije një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

    Sot Rama njofton se Konferenca e Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel do të zhvillohet më 22 maj.
    “SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Como merr fitoren e pestë rresht dhe lë Parmën në zonën e rrezikut, Udinese po ashtu fiton në transfertë

    Como merr fitoren e pestë rresht dhe lë Parmën në zonën e rrezikut, Udinese po ashtu fiton në transfertë

    3 Maj 2025

    17:40

    Telesport

    Janë mbyllur dy ndeshjet e para për sot në Serie A, të vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Në “Ennio Tardini”, Parma u mposht 0-1 nga Como. Fitore e pestë radhazi për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, 3-1 ndaj Monza, 1-0 ndaj Torino, 3-0 ndaj Lecce, 1-0 ndaj Genoa dhe sot 1-0 ndaj Parmës.
    Pas kësaj fitoreje, Como renditet në mesin e tabelës në vendin e 10-të me 45 pikë, ndërsa Parma në vendin e 16-të me 32 pikë, ku ende ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga Serie B.
    Në sfidën tjetër, Cagliari u mund në fushën e tij 1-2 nga Udinese. Dy sfidat e tjera për sot në Serie A janë, Lecce-Napoli 18:00 dhe në 20:45 Inter-Verona.

  • Enkileda Carja medalje bronzi në botërorin e të rinjve në shkëputje, e pesta në dygarësh

    Enkileda Carja medalje bronzi në botërorin e të rinjve në shkëputje, e pesta në dygarësh

    Në Lima të Perusë po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rinj. Në pedanë u ngjit shtangistja Enkileda Carja, e cila nderoi ngjyrat kuqezi.
    Në peshën 64kg, ajo mori medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, duke u klasifikuar e treta. Ndërsa në stilin e shtytjes u rendit në vendin e pestë. Po e pesta u klasifikua edhe në dygarësh.
    Në shkëputje, Carja i realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 94, 97 dhe 98kg. Edhe pse vinte nga Bateria B, ajo arriti të ngjitet në vendin e tretë, duke befasuar me paraqitjen e saj.
    Edhe në shtytje ajo i realizoi të trija provat, me 110, 113 e 115kg, duke u renditur në vendin e pestë. Me 213kg në dygarësh, Enkileda Carja u klasifikua në vendin e pestë, por shumë larg shtangisteve kineze që zunë dy vendet e para (231 e 236kg).
    Kjo nuk është hera e parë që Carja arrin rezultate të tilla, një sportiste premtuese për të ardhmen, që valeviti flamurin kuqezi.

  • Dështon për herë të pestë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e kryetarit shtyhet për 25 prill

    Dështon për herë të pestë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e kryetarit shtyhet për 25 prill

    Për herë të pestë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
    E propozuara për kryeparlamentare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten, më 25 prill, në orën 11:00.​

    Në këtë situatë, LVV ka kërkuar mbështetje nga deputetët e pakicave jo-serbe dhe një deputet serb për të arritur shumicën e nevojshme. Megjithatë, ende nuk ka pasur një marrëveshje për formimin e një koalicioni të ri qeverisës. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryetarin dhe të formojë një qeveri, mund të shpallen zgjedhje të reja parlamentare.​
    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota.
    “Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër, 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare”, tha Dehari.
    Nëse seanca e 25 prillit nuk sjell një rezultat, Kuvendi i Kosovës mund të përballet me një krizë institucionale të thellë, e cila mund të kërkojë ndërhyrjen e Presidentes Vjosa Osmani për të shpallur zgjedhje të reja parlamentare
    /vizionplus.tv

  • Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.  Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.
    Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hidhet në votim propozimi për kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë këtë propozim.
    Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

    Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
    Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.
    Pas ndërprerjes së seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër, pasi sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.
    “LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekave apo problemeve të brendshme.”, deklaroi Krasniqi.
    Krasniqi tha se Haxhiu është simbol i dështimeve.
    “Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar të martën se vota e kësaj partie do të jetë kundër edhe në seancën e radhës.
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten.
    Ai ka dhënë dy emra, që thotë se nëse propozohen, ai dhe partia e tij do t’i votonin.
    “….meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votu. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj.
    Nga VV kanë insistuar se partitë tjera duhet ta votojnë kandidaten e tyre.

  • Atentati në Lundër, Softa zbulon një tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

    Atentati në Lundër, Softa zbulon një tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

    Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal tek atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona. Softa thotë se autoritete po hetojnë në disa pista, por dyshohet se në automjet të ketë qenë dhe një person i pestë i cili më pas të jetë larguar. Mendohet se në fakt ai ka qenë objektivi.
    Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë ekziston mundësia që atentati të jetë bërë për si hakmarrje edhe nga ndonjë biznes për shkak të gjobavënies.
    “Të mendosh që ka ngatërruar objektivin. Në raste të shumta nuk kanë gabuar, siç ishte dhe rasti në Greqi që ne ndoqën derisa e eliminuan. Por, në Lezhë grupet kriminale kanë bërë dy atentate të dështuara deri në eliminim. Unë mendoj se do ketë pista të tjera, mund të jetë gjobëvënia ndaj një biznesi, ose hakmarrja, të gjitha këto duhet të jenë pista që duhen ndjekur. Ka dyshime të forta gjithashtu se mund të ketë qenë një person i pestë në makinë i cili më pas është larguar, dhe dyshohet që objektivi të ketë qenë ai personi i pestë”, tha Softa.

  • Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

    Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

    Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal tek atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona. Softa thotë se autoritete po hetojnë në disa pista, por dyshohet se në automjet të ketë qenë dhe një person i pestë i cili më pas të jetë larguar. Mendohet se në fakt ai ka qenë objektivi. Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë ekziston mundësia që atentati të jetë bërë për si hakmarrje edhe nga ndonjë biznes për shkak të gjobavënies.
    “Të mendosh që ka ngatërruar objektivin. Në raste të shumta nuk kanë gabuar, siç ishte dhe rasti në Greqi që ne ndoqën derisa e eliminuan. Por, në Lezhë grupet kriminale kanë bërë dy atentate të dështuara deri në eliminim. Unë mendoj se do ketë pista të tjera, mund të jetë gjobëvënia ndaj një biznesi, ose hakmarrja, të gjitha këto duhet të jenë pista që duhen ndjekur. Ka dyshime të forta gjithashtu se mund të ketë qenë një person i pestë në makinë i cili më pas është larguar, dhe dyshohet që objektivi të ketë qenë ai personi i pestë”, tha Softa./