Tag: pestë

  • Edicioni i pestë i RLIOF kulmon me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends, nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

    Edicioni i pestë i RLIOF kulmon me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends, nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

    Vjollca Duraku

    Nën qiell të hapur, publiku i Prishtinës mbrëmë pati rastin të përjetoj çaste të paharrueshme në mbrëmjen GALA të festivalit Rame Lahaj International Opera Festival, përmes zërit kristal të solistëve Nino Machaidze, Drio Russo dhe nikoqirit Ramë Lahaj. Ky koncert i cili shënoi përmbylljen e edicionit të pestë të festivalit RLIOF erdh në bashkëpunim me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli.

    “Ëndrra pa kufi, Opera pa Mure” ka qenë motoja e këtij edicioni, që vjen si thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për t’i tejkaluar sfidat. Brenda 10 ditësh sheshet e Prishtinës u shndërruan në teatro operistikë, ku adhuruesit e muzikës klasike patën mundësi të shijojnë madhështinë e veprave më të njohura vendore dhe botërore nga artistë të shquar të skenave prestigjioze.

    Mbrëmja e shumëpritur GALA filloi me interpretimin e “Overture”-I vespri siciliani të Giuseppe Verdit nga Orkestra Simfonike e RTSH, e cila përmes tingujve të veçantë të ftonte në përgatitje dhe përqendrim për pjesën ku solistët do të shkriheshin së bashku me shpirtin e tyre, duke jehuar në çdo cep si notë e tingull. Gjatë kësaj kohe, të gjithë ata që ende nuk kishin zënë ulëset e tyre, iu dha mundësia që të rehatoheshin përfundimisht, dhe të shijonin koncertin plotë mrekulli.

    Skenës së improvizuar me shkëlqim fishekzjarrësh iu shtua ndriçimi kur instrumenistëve iu bashkangjit edhe sopranoja Nino Machaidze me veprën “Odieu! Que do bioux”- Faust nga Charles Gounod. Kjo vepër nxirrte në pah zërin e kumbues të solistes që përhapej si dritë në tërë hapësirën e sheshit “Skënderbeu”, ku të ulur gjendeshin mijëra shikues. Timbri i saj i ngrohtë të ftonte në një përjetim të ndjerë duke prekur thellë shpirtin njerëzor.

    Dinamika e koncertit ndryshoi kur në skenë u shfaq bass-i Dario Russo me veprën “Madamina, il catalogo e questo”- Don Giovani nga më i zëshmi kompozitor i muzikës klasike Wolfgang Amadeus Mozart. Me një zë që peshonte rëndë, si metal i çmuar, tokëzonte atë prani hyjnore të një kompozimi brilant të realizuar shekuj më parë. Një kontroll i kujdesshëm i teknikës vokale, i mundësonte atij një interpretim të jashtëzakonshëm edhe përkundër ngritjeve dhe uljeve të tonit që shpërndahej lehtësisht brenda hapësirës së përcaktuar për një koncert të tillë.

    Ndërkaq emocioni i nikoqirit të mbrëmjes, Ramë Lahaj, me veprën “Questa o quella” i dha natës një ëmbëlsi që pushtoi skenën në tërësi. Të kënduarit e tij plotë jetë, u jepte jetë ëndërrave të shumë artistëve të rinj që me sy plotë ëndje ndiqnin performancën e tenorit që e ka jetuar ëndërrën e tij në skena të ndryshme botërore. “Besame mucho” erdh si një himn me elegancë të theksuar që prekte lehtësisht zemrat e publikut.

    Veprat “Shiu i verës”, “O moj bukuroshe”, “Po më shkon si zog n’hava” dhanë një shkarkim energjik gëzimi dhe nostaligje për këto perla të cilat ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e shpirtit të popullit. Kënga e preferuar e tenorit Lahaj, “Bishtalecat palë-palë”, e cila vazhdon të jehojë gjithandej nga shkel këmba e solistit shënoi kulmin e edicionit të pestë të RLIOF, edicion ky që u nderua nga një emision i pullave postare për tenorin Lahaj- si një nga zërat më të dalluar të operës moderne ndërkombëtare.

    Ramë Lahaj tha se ndihet i privilegjuar për këtë moment sipas tij të veçantë, duke theksuar se  përpjekjet e tij ndër vite kanë qenë të përqendruara në promovimin e imazhit të Kosovës përmes muzikës.

    “Ndjej privilegj, janë këto momente që realisht më frymëzojnë, më inspirojnë, më japin përgjegjësi për të bërë atë që kam provuar të bëj viteve fundit, duke menduar që po kontribuoj të promovojë imazhin e Kosovës duke sjellë këngën shqipe nëpër katër kontinente e globin në botë pesë vjetët e fundit. Është moment inspirimi sepse unë sapo kam ardhur nga sezoni i fundit operistik…”, ka thënë Lahaj.

    Pjesë e koncertit ishte edhe vepra “Moj e bukura more” e interpretuar me mallëngjim nga arbëreshja 83- vjeçare Angela Dell Aquila, dhe publiku i cili ishte thellësish i prekur nga kjo performancë. Kurse “Për ty atdhe” që u soll nga Dario Russo ishte një moment tejet i veçantë po ashtu. Vepra “Lippen Schweigen”- Die lusige Witwe nga Franz Lehar dha një skenë jashtëzakonisht të bukur romace të luajtur mrekullisht nga Ramë Lahaj dhe sopranoja Nino Machaidze.

    Veprat tjera që u interpretuan në këtë mbrëmje plotë magji ishin: “Mesicku na nebi hlubokem”- Rusalka- Antonin Dvorak, “La calunnia  e un venticello”- ll barbiere di Siviglia- Giochino Rossini, “Recondita amonia”-Tosca- Giamo Puccini, “Pleurez! Pleurez mes yeux!- Le Cid- Jules Massenet, “Di due figli… Abbietta zingara”- ll Trovatore- Guiseppe Verdi, “Quanto amore ed io spietata”- L’elisir d’amore- Gaetano Dinozetti, “Fandango”- Dona Francisquita”- Amadeo Vives, “Les filles de Cadix”- Leo Delibes.

    Pjesë e mbrëmjes ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, i cili ka shpalosur një material promovues për Dokumentarët e realizuar për Arbëreshët.

    “Këtë vit, duke qenë përvjetori i pestë doja të bashkoheshim me Ramën në një projekt që po e bëj me fondacionin Lorik Cana. Është fjala për botën arbëreshe. Bota në mes të dy arbërive: Arbërisë Italiane dhe Arbërisë Shqiptare. Pas të gjithë këtyre Dokumentarëve që janë bërë në Tiranë, Milano, Cyrih, New York e pyeta Ramën nëse do të kem mundësi që të sjell një shije arbëreshe në këtë mbrëmje madhështore. Me shumë kënaqësi pranoi. Dokumentarët do të dalin tani. Kanë bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Cana.

    Pas koncertit plot ndjesi të bukura, solistja Nino Machaidze në një prononcim për media ka thënë se interpretimi në mbrëmjen Gala të RLIOF ka qenë një përvojë e mrekullueshme.

    “Absolutisht është e mahnitshme energjia që ndjemë që nga minuta e parë që mbërritëm këtu, për të qenë pjesë e provave dhe gjithçkaje në të gjithë ekipin e këtij Festivali. Ata janë të gjithë kaq të mrekullueshëm dhe e bëjnë këtë punë me shumë dashuri. Dhe rezultati është ky, sepse kur bën diçka me dashuri dhe me zemër rezulton në diçka në një nivel të lartë. Ishte një energji e mrekullueshme, dhe një kënaqësi e madhe të këndoja këtu”, ka thënë sopranoja, duke e theksuar edhe miqësinë me tenorin Lahaj dhe rendësin që ka ky aspekt për të dhuruar një koncert fantastik.

    “Para së gjithash ne jemi miq dhe, siç e dini, kur miqësia ekziston, ndodhin gjithmonë gjëra magjike. Ishte e mrekullueshme për mua të performoja herën e parë së bashku në këtë skenë”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, solisti Dario Russo i cili para një viti kishte realizuar një master class në Kosovë, tha se gjatë tërë procesit për realizimin e këtij koncerti është ndier “si në shtëpi”.

    “Dhe u ndjeva vërtet si në shtëpi dhe ndjeva një energji të jashtëzakonshme që nuk di si ta shpjegoj me fjalë, por është diçka që e percepton në nivelin e lëkurës dhe është diçka që më emocionoi vërtet dhe më pëlqen shumë. Kjo përvojë e përjetuar në Prishtinë është diçka që nuk ka çmim”, ka thënë Russo.

    Dirigjenti Roberto Rizzi Brignoli tha se ndihej shumë i lumur që kishte arritur të realizonte këtë eksperiencë të veçantë para publikut në sheshin e Prishtinës.

    “Koncerti ishte shumë, shumë emocionues, plot dashuri, me të vërtetë plot emocione kur e shikon këtë, ky është një shesh plot me njerëz, është një moment vërtet i mrekullueshëm. Reagimi i publikut ishte shumë i bukur, shumë i fuqishëm dhe shumë i rëndësishëm për ne. Unë jam shumë i lumtur sepse orkestra e RTSH-së ishte e mrekullueshme dhe programi ishte shumë interesant sepse ne i ndryshuam këngët nga opera në opereta. Ne bëmë gjithçka për këtë koncert”, ka përfunduar dirigjenti Brignoli.

    Me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends ka përfunduar edhe edicioni i pestë i festivalit Rame Lahaj Internationa Opera Festival, i cili këtë vit është realizuar me moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa Mure” nga data 23 korrik deri më 2 gusht 2025./ KultPlus.com

  • Dita e pestë e Prizren Fest me teatër, fëmijë dhe mesazhe të fuqishme

    Dita e pestë e Prizren Fest me teatër, fëmijë dhe mesazhe të fuqishme

    Dita e pestë e festivalit Prizren Fest nisi me workshopin kreativ për fëmijë, i cili ka filluar që nga data 21 korrik. Ky aktivitet ka krijuar një hapësirë ku zëri dhe imagjinata e të vegjëlve janë bërë pjesë e udhës artistike që po ndërtohet ndërkombëtarisht në qytetin historik të Prizrenit.

    Në mbrëmje, skena teatrore u ndez me dy shfaqje të fuqishme dhe përmbajtësore, të cilat trajtuan tema si identiteti, liria dhe e kaluara e vështirë.

    Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” u dha shfaqja “Unë jam vetë grua”, me regji nga Kushtrim Koliqi dhe interpretim të fuqishëm nga Adrian Morina. Shfaqja solli në skenë historinë e Charlotte von Mahlsdorf, një grua transgjinore gjermane që i mbijetoi nazizmit dhe regjimit komunist.

    Bazuar në dramën fituese të çmimeve Pulitzer dhe Tony të Doug Wright, kjo vepër sjell këtë figurë të jashtëzakonshme përmes më shumë se 30 personazheve të interpretuar nga një aktor i vetëm – një dëshmi artistike e transformimit, qëndresës dhe të vërtetës personale.

    Shfaqja “P’tit Jean Le Géant” nga Franca u prezantua në oborrin e Katedrales Katolike. Në një skenografi simbolike dhe hapësirë shpirtërore, trupa franceze Compagnie Liria solli shfaqjen “I vogli Zhan gjigandi” – një rrëfim i thellë për një ish-gjeneral që përpiqet të fshijë të kaluarën përmes një ekzistence të re në periferi.

    Ngarkuar me fantazmat e fajit dhe kujtimeve, shfaqja përshkoi kufirin e hollë mes realitetit dhe imagjinatës, me gratë si figura të forta që mbajnë peshën e historisë dhe sfidën për bashkëjetesë në kohë krize.

    Gjithashtu, skena e fëmijëve mirëpriti performanca nga Bullgaria dhe Kosova, duke mbajtur të gjallë dimensionin e lojës, edukimit dhe bashkëpunimit kulturor mes kombeve.

    E gjithë mbrëmja u mbyll me zërin e këngëtares së njohur Vesa Smolica.

    Sonte, festivali vazhdon me një program të pasur artistik, duke përforcuar mesazhin se teatri është zë që sfidon harresën, heshtjen dhe frikën./KultPlus.com

  • Nesër dita e madhe! Telenovela Gyokeres drejt fundit, Arsenali kryen afrimin e pestë

    Nesër dita e madhe! Telenovela Gyokeres drejt fundit, Arsenali kryen afrimin e pestë

    24 Korrik 2025

    16:48

    Telesport

    Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë mund të cilësohet lojtar i ri i Mikel Artetës, sepse akordi është arritur që të martën.
    Sportingu ka pranuar ofertën e fundit nga Arsenali për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
    Gyokeres është afrimi i pestë i Arsenalit. Më parë janë afruar Kepa, Christian Norgaard, Noni Madueke dhe Martin Zubimendi.

  • Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për Palestinën: Gaza në fazën e pestë të kequshqyerjes, bota të zgjohet

    Greta Thunberg vjen sot në Tiranë në protestën për Palestinën: Gaza në fazën e pestë të kequshqyerjes, bota të zgjohet

    Aktivistja me famë botërore, Greta Thunberg, do të vijë ditën e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet për Palestinën.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thunberg përmes një njoftimi, ku fton qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 18:00 në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë.
    Ajo tha gjithashtu se palestinezët në Gaza kanë hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, teksa shtoi se vota duhet të zgjohet dhe të zgjedhjë anën e duhur të historisë.
    “Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, ka njoftuar Thunberg.

  • “Emily në Paris”: Ky është vendi i ri i xhirimit

    “Emily në Paris”: Ky është vendi i ri i xhirimit

    Emily Cooper, aktorja jonë e preferuar dhe elegante, e luajtur nga Lily Collins, po kthehet zyrtarisht në Netflix për kapitullin e pestë të aventurës së saj, i cili këtë herë zhvillohet në një qytet tjetër evropian. Pavarësisht kritikave të përziera, sezoni i 4-të i “Emily in Paris” u rendit i pari në Netflix Global Top 10 kur debutoi në transmetuesin transmetues në gusht 2024 , duke arritur gati njëzet milionë shikime brenda katër ditëve të para.
    Pavarësisht nëse e doni apo e urreni Emily-n, sezoni i ri premton të jetë më i forti deri më tani. Më poshtë, kemi përmbledhur gjithçka që dimë deri më tani.
    Në finalen e sezonit të katërt, jeta e të gjithë personazheve ndryshon në mënyrë drastike. Emily , e cila ka fituar vetëbesim profesional dhe ka vendosur vendin e saj në ekipin e Sylvie -t, pranon ofertën për të menaxhuar degën e re të agjencisë në Romë. Në të njëjtën kohë, shoqja e saj më e mirë, Mindy, vendos të ndjekë një mundësi muzikore në Shangai, ndërsa Camille zgjedh t’i përkushtohet rolit të saj të ri si nënë.
    Gabrieli, i cili sapo ka takuar fëmijën e tij, duket se po rishikon jetën e tij dhe po e kthen vëmendjen përsëri tek Emily, e cila tashmë është në një lidhje të re me shefin italian Marcello.
    Sezoni i pestë pritet të eksplorojë më intensivisht botën e brendshme të Emily -t dhe pasojat e zgjedhjeve të saj. Jeta e saj tani është e ndarë midis Parisit dhe Romës, me sfidën e balancimit të kërkesave të dy zyrave dhe dy kulturave. Zhvendosja e serialit në Itali ofron një mjedis të freskët dhe tema të reja, nga kërkimi i saj për një identitet profesional deri te menaxhimi i ndjenjave të saj midis dy burrave krejtësisht të ndryshëm.

  • E rëndë/ Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë (Detaje)

    E rëndë/ Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë (Detaje)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”. Menjëherë pas incidentit, i dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    “Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën ‘Petraq Shomo’, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

  • Eduard Zaloshnja: Si ka mundësi të rriten votat e PS-së këto katër vjet, pyesin gjoja të habitur kritizerët e saj

    Eduard Zaloshnja: Si ka mundësi të rriten votat e PS-së këto katër vjet, pyesin gjoja të habitur kritizerët e saj

    Nga Eduard Zaloshnja
    Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vjetësh të mbushur me skandale ministrash, kryebashkiakësh dhe zyrtarësh të lartë të saj, pyesin gjoja të habitur politikanë dhe analistë opozitarë. Dhe japin edhe shifra krahasuese: PS-ja sivjet mori 856 mijë vota ndaj 768 mijë votave që mori më 2021, thonë ata.

    Dhe pasi kanë bërë këtë pyetje “dërrmuese”, kritizerët e PS-së japin shpjegimet e tyre rreth “regjimit” të Ramës që e ka ngritur strategjinë e manipulimit të votës në gradën më të lartë (duke renditur lloj-lloj argumentesh me të cilat nuk po e lodh lexuesin, sepse dua të mbetem tek shifrat kokëforte).
    Këtë pyetjen e kritizerëve të PS-së ia bëra një nxënësi të klasës së pestë, duke i dhënë tri numra faktikë për votat e PS-së: 768 mijë brenda vendit më 2021, 734 mijë brenda vendit më 2025, dhe 122 mijë nga jashtë vendit më 2025 (duke e saqruar se para katër vjetësh emigrantët nuk mund të votonin).
    Përgjigjia e tij ishte se votat e PS-së janë pakësuar me 34 mijë brenda vendit në katër vjet, kurse votat e emigrantëve nuk mund të krahasohen, ngaqë para katër vjetësh ata nuk mund të votonin. Dhe kjo përgjigje e nxënësit të klasës së pestë e dërrmon argumentin e mësipërm të kritizerëve të PS-së.
    Në fakt, këta kritizerë kanë shumë më tepër shkollë se sa nxënësi i klasës së pestë, por mundohen të fshihen pas një truku aritmetik për të mos folur për gropën madhështore 250-mijëshe të Berishës dhe Metës.
    Duke u ngritur mbi nivelin e klasës së pestë, bëra një analizë të firos së votave të këtushme në secilin qark të aleancës Berisha-Meta dhe të PS-së. Të parët pësuan firo të rënda në çdo qark, ndërsa e dyta vetëm në ndonjë qark.
    Në rang vendi, aleanca Berisha-Meta humbi 1/3 e votave të 2021-shit, ndërsa PS-ja vetëm 4.5% (shihni tabelën e mëposhtme). Dhe pikërisht ky disnivel gjigand i firos së votave të këtushme ishte dhe arsyeja e disnivelit gjigand të mandateve, sepse votat e disaporës ndikuan vetëm për 1 mandat në Vlorë (madje para se të fillonte numërimi i votave nga Greqia).

  • Oklahoma dominon në sfidën e pestë ndaj Indiana, një fitore larg titullit kampion në NBA

    Oklahoma dominon në sfidën e pestë ndaj Indiana, një fitore larg titullit kampion në NBA

    17 Qershor 2025

    8:35

    Telesport

    Oklahoma fitoi 120-109 ndaj Indiana në finalen e pestë play off në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh.
    Sfida e luajtur në shtëpinë e Thunder u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Jalen Williams dhe Alexander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asist.
    Një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Indiana, Pascal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftyuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj.
    Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indiana.

  • Shkencëtarët janë të sigurt se kanë gjetur një portë drejt dimensionit të pestë

    Ndërsa “dimensioni shtesë i shtrembëruar” (WED) është një element karakteristik i një modeli të njohur të fizikës i prezantuar për herë të parë në vitin 1999, ky kërkim, i publikuar në The European Physical Journal C, është i pari që përdor këtë teori në mënyrë të bashkërenduar për të shpjeguar problemin e gjatë të materies së errët brenda fizikës së grimcave.

    Njohuria jonë për universin fizik mbështetet në idenë e materies së errët, e cila përbën pjesën më të madhe të materies në univers. Materia e errët është një lloj “zëvendësuesi” që ndihmon shkencëtarët të shpjegojnë se si funksionon graviteti, pasi shumë struktura në univers do të shpërbëheshin pa këtë “faktor të panjohur”. Megjithatë, materia e errët nuk ndërvepron me grimcat që ne i shohim dhe ndiejmë, çka nënkupton se ajo duhet të ketë veti të tjera të veçanta.

    “Në modelin standard të fizikës ende ka disa pyetje që mbeten pa përgjigje,” shpjegojnë shkencëtarët nga Spanja dhe Gjermania në studimin e tyre:

    “Një nga shembujt më të rëndësishëm është i ashtuquajturi problemi i hierarkisë, pse grimca Higgs është shumë më e lehtë sesa shkalla karakteristike e gravitetit. Modeli standard nuk arrin të përfshijë disa fenomene të vëzhguara, dhe një nga shembujt më goditës është ekzistenca e materies së errët.”

    Studimi përpiqet të shpjegojë praninë e materies së errët duke përdorur modelin WED. Shkencëtarët studiuan masat e fermioneve, për të cilat besojnë se mund të transmetohen në dimensionin e pestë përmes portave, duke krijuar mbetje të materies së errët dhe “materie të errët fermionike” brenda këtij dimensioni.

    A mund të shpjegojnë fermionet që udhëtojnë në dimensionin e pestë të paktën një pjesë të materies së errët që shkencëtarët nuk kanë arritur ta vëzhgojnë deri tani? “E dimë se në modelin standard nuk ka asnjë kandidat të vlefshëm për materien e errët,” thonë shkencëtarët, “kështu që vetëm ky fakt tregon se ka nevojë për fizikë të re.”

    Në thelb, një formulë matematikore krijon masa fermionesh që shfaqen në një hapësirë të shtrembëruar pesëdimensionale. Ky “sektor i errët” është një mënyrë e mundshme për të shpjeguar sasinë gjigante të materies së errët që deri më tani ka shmangur çdo matje tradicionale të fizikës standarde. Fermionet e kaluara përmes një porte drejt këtij dimensioni të pestë të shtrembëruar mund të sillen si materie e errët.

    Po si do ta vëzhgonim këtë lloj materieje të errët për ta vërtetuar? Deri tani, kjo është pengesa për shumë teori të ndryshme të materies së errët. Por, gjithçka që do të duhej për të identifikuar materien e errët fermionike në një dimension të pestë të shtrembëruar do të ishte një lloj i duhur detektori për valët gravitacionale, pajisje që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në mbarë botën.

    Në të vërtetë, përgjigjja ndaj enigmës së materies së errët mund të jetë shumë afër. / Popular Mechanics – Syri.net

  • Konferenca e pestë ndërqeveritare, sot në Bruksel pritet të hapet grup kapitulli i tretë i negociatave

    Konferenca e pestë ndërqeveritare, sot në Bruksel pritet të hapet grup kapitulli i tretë i negociatave

    Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në konferencën e pestë ndërqeveritare në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
    Takimi i pestë i Konferencës me Shqipërinë i përcaktuar për tu zhvilluar sot pasdite, do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 të titulluar ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin  për transformimin dixhital dhe media), taksimin, politika ekonomike dhe monetare, politika sociale dhe punësimi, (politika e ndërmarrjeve dhe industrial, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura si dhe bashkimi doganor.
    Konferenca e Katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 Prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.

    Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e BE, u hap grupkapitulli i parë dhe më i rëndësishmi, kapitujt “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën e shtetin e së drejtës
    Por në çfarë hallkash ka kaluar procesi që nga 24 prilli i vitit 2009 kur Shqipëria drejtoi kërkesën për anëtarësim në BE?
    Më 9 nëntor 2010, Komisioni Evropian lëshoi ​​opinionin e tij mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Komisioni vlerësoi se përpara se negociatat e pranimit të hapeshin zyrtarisht, Shqipëria duhej të arrinte ende një shkallë të nevojshme të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit, veçanërisht për të përmbushur 12 prioritetet kryesore të identifikuara në opinion.
    Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, me kusht që të përfundojnë masat kryesore në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe të rishikohet rregullorja e procedurave parlamentare.
    Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE në qershor të vitit 2014, e që nga ajo kohë vijon përpjekjet për të arritur finalizimin e anëtarësimit brenda vitit 2030, objektiv ky i mbështetur edhe nga Bashkimi Europian, ndërsa qeveria Shqiptare shpreson të mbyll të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2027./vizionplus.tv