Tag: përfshihet

  • Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Librazhd, lëndohet një grua

    Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Librazhd, lëndohet një grua

    Librazhd/
    Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

    Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit ndërsa arsyet e zjarrit ende nuk dihen.

    Përfshihet nga flaket një shtëpi e pabanuar ne lagjen Kala të Elbasanit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
    Ndërhyrja e zjarrfikëseve shumë e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta të lagjes Kala.
    E gjithë puna e zjarrfikëseve po përqendrohet për të shpëtuar banesat e tjera ngjitur.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë

    Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë

    Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Kukur të Gramshit.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sipas informacioneve të para  nuk raportohet për të lënduar.
    Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
    Kukuri është rreth 2 ore larg nga Gramshi, në një zonë malore.

    Top Channel

  • Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën pesë persona

    Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën pesë persona

    Një banesë në një qytet të vogël në Francën lindore është përfshirë në flakë. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.
    Prokuroria e Nancy-t ka hapur një hetim, ndërsa rreth 70 zjarrfikës me afro 40 mjete ndërhyrëse u angazhuan gjatë natës për shuarjen e flakëve në Neuves-Maisons, sipas Prefekturës së Meurthe-et-Moselle.
    Një person i gjashtë u trajtua në spital, pasi kishte thithur shumë tym, por është jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas medias lokale “Ici Lorraine”, viktimat janë një çift dhe tre të rinj të moshës 17 deri në 20 vjeç, që dyshohet të jenë djali i çiftit dhe dy miqtë e tij.
    /vizionplus.tv

  • Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohen ambientet e brendshme

    Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohen ambientet e brendshme

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
    Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

     
     

  • Përfshihet nga flakët shtëpia në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet një…

    Përfshihet nga flakët shtëpia në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet një…

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar edhe shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohet dhoma e gjumit

    Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohet dhoma e gjumit

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
    Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
     
     

  • Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    Një foshnje 2-muajshe ka pësuar disa lëndime si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në qytetin e Fier.
    Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L.
    Foshnja u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që një hetim ka nisur.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

    Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë.
    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh.
    Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.