‘Bomba’ e SPAK për Ballukun/ Ish-ministri i PD shpërthen: Pse hesht PS, pse nuk e përjashtojnë nga grupi dhe partia
Ish-ministri dhe ish-deputeti i partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK dhe i është vendosur aktualisht masa e sigurisë pezullim nga detyra, bllokim pasaporte dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit. Ish-ligjvënësi ngre disa pyetje, drejtuar kryesisht Partisë Socialiste, deputetëve dhe […]
A mund të jetë PDK e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?
Kosova po i mban zgjedhjet e radhës më 28 dhjetor. Dallimi i vetëm i madh deri më tani, në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, është që në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjektit të dytë më të madh politik në vend – është një figurë tjetër, që deklaron se s’ka vija […]
Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve dhe arrestimin e liderit të opozitës
Nënkryetari i Kuvendit dhe përfaqësues i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pas takimit me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së mbi bazën e meritokracisë dhe standardeve demokratike. Ai theksoi se zgjedhjet e lira janë themeli i procesit të integrimit dhe se raporti i fundit i BE-së ngre […]
Vangjeli: 21 Janari, varr i hapur. Të dalë e vërteta
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se ngjarja e 21 janarit është një varr i hapur dhe duhet një hetim sa në linjën penale ashtu edhe atë politike. Duke analizuar thërritjen e Berishës në SPAK për 21 janarin, Vangjeli theksoi se ajo çka ka ndodhur nga viti […]
“Rama do të bëjë 36 bashki, si ne kohën e Partisë së Punës”, Alibeaj: Kontroll total mbi opozitën për reformën
Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht pjesë e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli se kryeministri Edi Rama synon të krijojë 36 bashki, duke e krahasuar me strukturën e Partisë së Punës në kohën e diktaturës. “Do të shihni, do të ketë një vend me 36 bashki. Do ta […]
“Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 € se është gjynah”-Apeli i Ulsi Manjës për deputetët e PD
Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet, pasi ndryshojnë për nga përmasa, detajimi dhe shpërndarja meritokratike. “Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën […]
Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimin me PD: Ka çorganizim, askush s’mban përgjegjësi
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se protesta e një dite më parë nuk ishte organizuar siç duhej dhe se PD duhet të ndërmarrë forma shumë më të forta reagimi. Alimehmeti theksoi se ajo që PD e quajti protestë, ishte në fakt një platformë e butë diskutimi, e cila nuk […]
“Duhet ristrukturim total”/ Alimehmeti shpreh zhgënjimet: Nuk po merren përgjegjësi në PD, po fshihet analiza
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një emision televiziv, ka shprehur hapur zhgënjimet, kritikat dhe propozimet për gjendjen aktuale të partisë më të madhe opozitare në vend. Alimehmeti deklaroi se Partia Demokratike ka dështuar të mbajë premtimin për analizën zgjedhore, duke ngritur dyshime për transparencën e brendshme: “Analiza zgjedhore […]
Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit
Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi propozimet e opozitës, duke kërkuar hapjen 100% të listave, rikthimin e përzgjedhjes së deputetëve nga qytetarët dhe garantimin e votës së lirë. Ai theksoi se komisioni është mbledhur si pasojë e prishjes së standardeve zgjedhore nga mazhoranca, çka është reflektuar edhe […]
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK
Oerd Bylykbashi në spak TIRANË- Deputeti i Partisë Demokrati, Oerd Bylykbashi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Bylykbashi u pa teksa hynte në godinën e SPAK, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat. Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK. Ende nuk dihen më shumë detaje se pse […]