Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë: Do të ishte ne ndihmë të popullit tonë!
Ministria e Jashtme palestineze, që drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i ka mirëpritur planet e qeverisë belge për ta njohur një shtet palestinez. Të martën, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, tha se vendi i tij do ta bënte këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), më vonë gjatë shtatorit, […]
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë”, po qarkullon në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Plani i hartuar nga organizata kontroverse Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), e cila mbështetet nga SHBA-të dhe Izraeli, parashikon administrimin e enklavës palestineze […]
Washington Post: Plani i Trump për ta transformuar Gazën në një qendër industriale nën administratën amerikane! Parashikohet zhvendosja e palestinezëve
Një plan për të ardhem e Gazës pas luftës po qarkullon në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Plani parashikon administrimin e enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta nga SHBA për të paktën një dekadë, zhvendosjen e përkohshme të popullsisë së Gazës dhe rindërtimin e enklavës bregdetare palestineze e shndërrimin e saj në një vendpushim turistik dhe qendër industriale, raportoi sot Washington […]
18 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit: Kabineti e mori vendimin
Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën që nga sulmet izraelite në Gaza që nga agimi i sotëm, përfshirë 13 persona që po prisnin për ndihmë ushqimore, raporton Al Jazeera. Ushtria izraelite po intensifikon operacionet e saj me qëllim pushtimin e qytetit verior të Gazës dhe dëbimin e rreth një milion banorëve. Kryeministri izraelit Benjamin […]
Izraeli fillon operacionin ushtarak në Gaza, përgjigjet Hamasi: Do ta paguajnë me gjak
Izraeli ka nisur fazën e parë të operacionit ushtarak në Gaza për ta pushtuar tërësisht. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), i cili në një postim në rrjetin social X se: “Nuk po presim, kemi nisur fazat e para të sulmit”. Ai theksoi se po veprojnë me forcë të […]
Netanyahu nuk dorëzohet para protestave, vijon ofensivën duke vrarë dhe zhvendosur palestinezë
Ushtria izraelite po vijon ofensivën më thellë në qytetin e Gazës, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke i lënë familjet palestineze pa asnjë vend të sigurt për të shkuar, teksa kërkon të pushtojë qendrën më të madhe urbane të Rripit, ndërsa një zi buke e shkaktuar nga Izraeli ka kapluar enklavën e rrethuar. Videot […]
Izraeli godet spitalin e Gazës, 15 të vrarë, mes tyre 4 gazetarë
Izraeli ka sulmuar spitalin “Nasser” në Gaza të hënën. Si pasojë e sulmeve të paktën 15 persona u vranë, përfshirë 4 gazetarë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Gazetarët e vrarë janë identifikuar si Hossam al-Masri, fotoreporter me agjencinë e lajmeve Reuters, Mohammed Salama, fotoreporter me Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, gazetare me disa media, përfshirë […]
Hamasi kundërshton planin izraelit për të zhvendosur banorët nga Gaza: Është një valë e re gjenocidi
Plani i Izraelit për të zhvendosur banorët nga Qyteti i Gazës përbën një “valë të re gjenocidi dhe zhvendosjeje” për qindra mijëra banorë të zonës, tha sot Hamasi. COGAT, organizata izraelite nën Ministrinë e Mbrojtjes përgjegjëse për çështjet politike në territoret palestineze, njoftoi dje se “tendat dhe pajisjet e tjera të strehimit do të sigurohen […]
U evakuua nga Gaza në Itali për trajtim, ndërron jetë 20-vjeçarja palestineze për shkak të kequshqyerjes
Një vajzë 20-vjeçare palestineze, e cila u evakuua këtë javë nga Gaza drejt Italisë për shkak të kequshqyerjes së rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e Pizës, njoftoi institucioni shëndetësor italian. Sipas mediave italiane, viktima quhej Marah Abu Zuhri. Ajo mbërriti në Pizë të mërkurën në mbrëmje me një fluturim humanitar të qeverisë italiane, së […]
Ushtria izraelite bastis pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza
Ushtria izraelite ka bastisur një pikë të shpërndarjes së ndihmave në Korridorin Netzarim në Gazën qendrore me automjete të blinduara, raporton “Anadolu”. Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre palestinezë që prisnin ndihmë pranë korridorit. Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 61.800 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën […]