Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur
Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave masive jashtë një klubi nate në qendër të Çikagos të mërkurën vonë në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale. Policia konfirmoi se të paktën 19 persona u qëlluan, tre prej tyre për vdekje, kur sulmues të panjohur hapën zjarr nga një makinë […]
Të paktën pesë të vrarë nga një bombë rrugore në ish-bastionin e talebanëve në Pakistan
Të paktën pesë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në Bajaur, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Një bombë buzë rrugës shpërtheu të mërkurën dhe goditi një automjet që transportonte një administrator qeveritar, duke shkaktuar viktima mes tyre edhe Ndihmës Komisionerin Faisal Sultan, sipas […]
Agroturizmi, kapaciteti akomodues i subjekteve të certifikuara arrin 359 dhoma
Kapaciteti akomodues në agroturizmet që janë certifikuar si të tilla nga ana e institucioneve ka arritur në 359 dhoma të shpërndara në 38 subjekte.Bëhet fjalë për struktura të vendosura në të gjithë vendin nga veriu në jug dhe që përmbushin kushtet e nevojshme që parashikon kuadri ligjor për të marrë certifikatën e veprimtarisë agroturistike.Kapaciteti akomodues […]
12 ditë në Gaza: çfarë ndodhi ndërsa bota ekishte vëmendjen tek Irani?
Foto ilustruese GAZA- Në javët e luftës së Izraelit me Iranin, të cilën Izraeli e nisi më 13 qershor, ofensiva e në Gaza nuk u ndal. Por çfarë ndodhi gjatë periudhës 12-ditore në Gaza, kur e gjithë bota ishte e fokusuar në “trekëndëshin”, SHBA-Iran-Izrael? “The Guardian” ka bërë një përmbledhje të të gjitha detajeve që […]
Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, të paktën 36 viktima dhe shumë të tjerë ende në rrënoja
Një shpërthim pa shkak të panjohur që shkatërroi një fabrikë kimike në shtetin jugor indian të Telanganës, i ka marrë jetën të paktën 36 personave, tha kreu i autoriteteve lokale. “Vijojnë operacionet e kërkimit”, u tha gazetarëve Kryeministri vendas Revanth Reddy, duke konfirmuar se trupat e 36 personave ishin nxjerrë nga rrënojat. “Kemi frikë se […]
Bombardohen kafene, shkolla e spitale. Trump kërkon paqe, Netanyahu intensifikon sulmet në Gaza
Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump kërkon arritjen e një armëpushimi në Gaza, Benjamin Netanyahu intensifikon sulmet. Forcat izraelite bombarduan një kafene, një shkollë dhe një qendër të shpërndarjes së ndihmave gjatë orëve të fundit, duke vrarë të paktën 95 palestinezë. Të paktën 60 prej tyre ishin viktima të sulmeve që shënjestruan qytetin e Gazës dhe […]
Të paktën 35 të vdekur, përfshirë fëmijë, nga operacionet izraelite në Gaza
Një agjenci ndihme emergjente në Rripin e Gazës raportoi të dielën se të paktën 35 persona, përfshirë fëmijë, u vranë nga granatimet ose zjarri i ushtrisë izraelite në enklavë, ku lufta që ka vazhduar për më shumë se 20 muaj ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë, siç […]
Po marshonin në Paradën e Krenarisë, policia turke arreston të paktën 30 persona në qendër të Stambollit
Policia turke arrestoi të paktën 30 persona në qendër të Stambollit, ndërsa ata përpiqeshin të merrnin pjesë në një Paradë Krenarie, të cilën autoritetet e ndaluan si pjesë e një goditjeje shumëvjeçare ndaj ngjarjeve LGBTQI. Videoja e siguruar nga Reuters tregonte policinë duke u përleshur me një grup aktivistësh që mbanin flamuj shumëngjyrësh në qendër […]
Sulmet izraelite në Gaza, 81 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur gjatë 24 orëve
Të paktën 81 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur pas sulmeve izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Sipas BBC, të paktën 11 persona, përfshirë fëmijë, u vranë pas një sulmi pranë një stadiumi në qytetin e Gazës. […]
Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
Të paktën 24 persona, gjysma e të cilëve fëmijë, kanë vdekur në Pakistan nga përmbytjet e menjëhershme ose shembjet e shtëpive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fillimi i sezonit të musoneve të mërkurën. “Përmbytjet e rrëmbyeshme vranë 11 persona, përfshirë katër fëmijë dhe tre gra, ndërsa gjashtë persona u plagosën” dje, ndërsa […]