AMP ndalon Komisarin në Elbasan! Jepte fajde për persona të ndryshëm dhe me kanosje kërkonte shuma më të mëdha
Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. […]
Pastrim parash me ‘exchange’ në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro
paratë e sekuestruara TIRANË-Pronarja 72-vjeçare e një pike këmbimi valutor po hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, për shkak të moshës. Në pikën e këmbimit valutor të saj, Policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar. Në […]
U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier
Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. “Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, […]