Pjeprat e Parë në Treg – Të Ëmbël me Vlera të Arta
Është një nga frutat shqiptare më të kërkuara nga tregjet e huaja. Përveç perimeve, pjepri dhe shalqini konkurrojnë fort me mandarinën për vendin e parë të eksporteve të produkteve të freskëta të tokës shqiptare. Me ëmbëlsinë e vet karakteristike, pjepri shqiptar duket sikur përmbledh të gjithë nxehtësinë mesdhetare të vendit dhe të magjeps shijen. Por […]
“Kalorësi i Babunjës” ekspozohet për herë të parë në Vjenë thesari 2600-vjeçar
Në një përpjekje për të ndriçuar trashëgiminë e lashtë të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka organizuar një ekspozitë të jashtëzakonshme me një nga gjetjet më të rralla arkeologjike shqiptare: Kalorësin e Babunjës.Ky […]
Vijon numërimi në qarkun e Fierit, kryeson PS! Si renditen forcat e tjera politike
Vijon procesi i numërimit në qarkun e Fierit. Sipas të dhënave nga KQZ në asnjë nga bashkitë e këtij qarku nuk ka përfunduar numërimi. Në bashkinë e Divjakës janë numëruar 41 nga 67 kuti votimi, ku forca politike që kryeson është Partia Socialiste me 65.46%, e më pas renditet PD-ASHM me 25.09%. Koalicioni Nisma Shqipëria […]
Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash
Foto ilustruese LUSHNJE- Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ziu është kallëzuar nga një 43-vjeçar se i ka dhënë para disa personave për të votuar një subjekt politik. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të […]
Lushnjë: Dyshohet për blerje votash, kryetari i një subjekti politik kallëzohet në Prokurori
Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurori materialet procedurale në ngarkim të një 57-vjeçari, i identifikuar si R. Z., banues në fshatin Rrapëz të Kolonjës, i cili ushtron funksionin e kryetarit të një subjekti politik në këtë zonë.Reklama në FieriWeb Shtetasi R. Z. është kallëzuar nga një 43-vjeçar, me inicialet F. P., i cili pretendon […]
Zgjedhjet/ Raporti i KShH dhe ISP: Shqetësime për heshtjen zgjedhore, presionin dhe numërimin
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qëndresa Qytetare (QQ) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët me gjetjet dhe konkluzionet paraprake nga monitorimi i zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje, më 11 Maj 2025. Raporti paraprak vjen ndërkohë që procesi i numërimit të votave është duke u zhvilluar në qendrat e numërimit. […]
Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit
Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të ditur uniformat blu është arrestuar një 63-vjeçar i cili dyshohet se gjatë një muaj ka arritur t’u blejë votën disa qytetarëve në favor të një kandidateje të një subjekti politik. “Si rezultat i një hetimi […]
Nën hetim një tjetër rast blerje votash në Lushnjë
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se SPAK po heton një tjetër rast blerje votash, pasi një anëtar i partisë së Bashës ka bërë kallëzim dje në policinë e Lushnjës anëtarë të PS. Sipas informacioneve, ky rast po hetohet. Në qytetin e Lushnjës ky nuk është denoncimi i parë, ndërsa SPAK ka nisur hetime […]
Kërcënohet për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë
Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici se është kërcënuar për votën e tij. Sipas informacioneve paraprake, kërcënimi është bërë përmes rrjeteve sociale. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo autorin e mundshëm të kërcënimit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
E kërcënoi për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë
Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë. Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi […]
Fier – Nis procesi i numërimit të votave në disa KZAZ, Balluku ndjek nga afër në Lushnje
Procesi i numërimit të votave ka nisur pas mesnate në disa KZAZ në qarkun Fier, ndërsa atmosfera mbetet e qetë dhe nën mbikëqyrje të rreptë të përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve.Reklama në FieriWeb Në KZAZ nr. 61 në Patos, numërimi ka nisur rreth orës 00:10, me grupet e numëruesve që kanë marrë në dorëzim kutitë dhe […]
E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës. Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi. Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.
Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja
Qytetarët shqiptarë u janë drejtuar ditën e sotme qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në […]
Denoncimi me video i deputetit: Patronazhistët krahasojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit
Eduart Sharka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, ka denoncuar më anë të një videoje angazhimin e patronazhistëve nëpër zona të ndryshme të këtij qarku. “Në fshatin Kasharaj , Lushnjë, patronazhistët brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e […]
Kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit, reagon PS Fier: Kreu i PD Fier po ushtron presion ndaj komisionerëve
PS Fier ka reaguar pasi kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit në Karabunarë. Partia Socialiste do të kallëzojë shtetasin Rrapo Gjika, theksohet në njoftim, i identifikuar me detyrë kryetar i Partisë Demokratike, Fier, pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike. Deklaratë e PS Fier, Dorina Gjino, kryetare e PS, Fier Partia […]
Sherri në qendrën e votimit në Lushnjë, konflikti mes xhaxhait të kandidatit të PD dhe Saimir Korreshit me kandidatin e PS
Policia e Fierit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur në Lushnjë. Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina mëson se përplasja në qendrën e votimit tek ambulanca ka ndodhur mes Agron Çelës, xhaxhait të kandidatit të PD Gentian Çela dhe Saimir Korreshit me kandidatin e PS në Lushnjë Elton Korreshi. […]
Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV
Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të qendrës së votimit. Detajet mbi identitetin e kandidatit dhe motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta. Autoritetet zgjedhore dhe policia janë në terren për të zgjidhur situatën dhe për të garantuar […]
Komisionerët e PS fotografuan vota, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë
Gjatë procesit të votimit janë regjistruar përplasje fizike në një QV në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Ndërkohë, pas këtij incidenti, votimi është pezulluar. “S’ka burrë nëne”, tha njëri prej tyre. “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë […]
Korreshi ngre alarmin: Persona të armatosur patrullojnë në Lushnjë për të intimiduar votuesit
Opozita ka denoncuar gjatë gjithë ditës së sotme mënyrën se si po vepron mazhoranca për të manipuluar zgjedhjet e 11 majit. Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë. “Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia […]
“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi
Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD […]