Tag: letrar

  • Përmbyllet në Gjakovë Mitingu i 61-të i Poezisë-  Eduard Frrokaj fiton Çmimin “Ali Podrimja”

    Përmbyllet në Gjakovë Mitingu i 61-të i Poezisë- Eduard Frrokaj fiton Çmimin “Ali Podrimja”

    Eduard Frrokaj

    Nga Blerim Valla

    Mitingu i Poezisë është një ngjarje e rëndësishme kulturore (letrare) që mbahet në qytetin e Gjakovës dhe i cili tashmë ka hyrë edhe në analet historike si festivali letrar shqiptarë që ka mbijetuar më së shumti – qe 61 vite, e mbase do të vazhdoj siç e meriton edhe në vitet që do vijnë!Kjo traditë e pasur dhe e njohur ka nisur në qytetin e Gjakovës që nga viti 1964, për të vazhduar deri më tani, duke promovuar letërsinë – poezinë e mirëfilltë dhe duke shënuar një nga manifestimet më të rëndësishme në kulturën dhe letërsinë shqiptare.Përkundër sfidave e problemeve të ndryshme qoftë politike (të para luftës nga regjimi serb meqë shihej dhe ishte si rezistencë kulturore) por edhe arsyeve të mungesës së financimit, në këto vitet e fundit nga institucionet tona kulturore që duhet ta përkrahin si e sa duhet mbarëvajtjen e tij!

    Kështu ishte edhe këtë vit, këtë fundjavë, kur u mbajt dhe përfundoi, ndonëse i reduktuar sa i përket akviteteve dhe me mungesë të theksuar të poetëve të njohur vendor dhe të huaj, e që këtë vit u mbajtë në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” të Gjakovës!Në programin e sivjetëm të Mitingut të Poezisë fillimisht ashtu siç ishte paraparë u mbajt Tribuna tradicionale Letrare me temën “Letërsia, pasqyrim i kohës moderne” ku me kumtesën e saj shumë interesante dhe tejet në nivel u paraqit Dr. Migena Arllati.Më pas në kuadër të mitingut të sivjetëm, u bë promovimi i romanit më të ri “Udhëtimi në kohë” i shkrimtarit e historianit të njohur Jusuf Buxhovi. Për vlerat e mirëfilta estetike të romanit në fjalë, për stilin e veçantë të të shkruarit të Buxhovit (një përzierje fenomenale mes letërsisë dhe fakteve historike), dhe për figurat e fuqishme letrare të këtij romani të Buxhovit, referuan me kompetencë shkrimtarët Agim Byci dhe Muharrem Kurti.Pas dy referuesve fjalën e mori autori i romanit të promovuar Jusuf Buxhovi, i cili falenderoi referuesit, klubin letrar të Gjakovës “Gjon Nikolë Kazazi” për promovimin e librit të tij më të ri në kuadër të mitingut të sivjetëm dhe gjithë ata të pranishëm si dhe anëtarët e klubit e dashamirët e poezisë që po e mbajnë gjallë mitingun e poezisë në Gjakovë.

    Dhe si aktivitet i fundit, më pas u mbajt ora poetike, akt tradicional ky i mitingut të poezisë që nga themelimi, këtu e 61 vite më parë, e ku poezitë e tyre i lexuan shumë poetë vendorë.

    Për shkak të mungesës së përkrahjes financiare, (për të cilat arsye opinioni artdashës tashmë veç është i njoftuar), janë ndarë vetëm dy çmime letrare e jo edhe ato tri të tjerë tradicional si:“Çmimi Din Mehmeti” për veprën më të mirë poetike të vitit, pastaj “Çmimi Teki Dërvishi” për veprën më të mirë të vitit në prozë, as “Çmimi Ndërkombëtar Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që merr pjesë në këtë manifestim letrar!

    Këtë vit çmimi kryesor i orës poetike të mitingut “Çmimi Ali Podrimja” për poezinë më të mirë, juria e klubit letrar “Gj. N. Kazazi” ja ndau poezisë “Shtëpia në vendlindje” të poetit Eduart Frrokaj.Kurse “Çmimi Yllka Domi” për poeteshën më të mirë debutante në miting, juria e klubit letrar të Gjakovës, për herë të parë që nga themelimi i këtij çmimi, këtë vit ju ndau dy poeteshave : Nita Bardhi – Bokshi për poezinë “Lutje” dhe Hyrë Fazliu për poezinë “Kur do t’plakem”!Përndryshe “Çmimi Letrar Yllka Domi” u themelua pas luftës me nismën e poetëve gjakovar Blerim Valla, Shkëndije Hoda dhe Agim Bycit dhe deri tani me këtë çmim janë nderur shumë poetesha nga mbarë hapësira shqiptare.

    Fotografitë: Shkëlzen Rexha

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAVA KULTURORE SHQIPËRI-KOSOVË, EKSPOZITA, DOKUMENTARË E KONCERTE DERI MË 5 DHJETOR

  • Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

    Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

    Nga Blerim Valla

    Mitingu tradicional i poezisë në Gjakovë, i 61-ti me radhë këtë vit do të mbahët vetëm një ditë dhe atë të premten më 21 nëntor.Ky edicion do të vjen me program të reduktuar në masë të madhe. Pra më i varfër për afër 90 % të aktiviteteve të tija letrare siç janë mbajtur më herët. Kështu këtë vit nuk do të ndahen tri çmimet letrare si “Çmimi Din Mehmeti” për veprën më të mirë poetike të vitit, pastaj “Çmimi Teki Dërvishi” për veprën më të mirë të vitit në prozë, as “Çmimi Yllka Domi” që i ndahet poteshës më të mirë të re pjesëmarrëse e mitingut, sikurse as “Çmimi Ndërkombëtar Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që merr pjesë në këtë manifestim letrar!Të premten, më 21 nëntor në Mitingun e 61-të, të Poezisë do të ndahet vetëm “Çmimi Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar gjatë Orës Letrare e ku do të lexojnë vetëm një numër i zgjedhur poetësh vendor.Mitingu i sivjetëm do të jetë i varfër edhe me mospjesëmarrjen të asnjë poeti të njohur shqiptar jashtë Kosovës e lërë më të atyre të huaj si mysafirë, siç kanë marrë pjesë për shumë vite më parë!Dhe krejt kjo për shkak të mospërkrahjes financiare nga ana e atyre që janë të thirrur ta bëjnë këtë!Vërtetë e dhimbshme dhe për keqardhje ky veprim me të cilin është lënë në mëshirën e fatit festivali i njohur poetik, si Mitingu i Poezisë në Gjakovë. Sikurse edhe institucioni më i njohur letrar shqiptar, si Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës prej të cilit kanë dalur poetët, shkrimtarët, kritikët letrar … më të njohur jo vetëm të Kosovës por edhe mbarëshqiptarë si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Enver Gjergjeku, Besim Bokshi, Teki Dervishi, Agim Gjakova, Murteza Nura, Fahredin Gunga, Rexhep Hoxha, Ali Musaj, Flora Brovina, Ali Olloni, Sefedin Fetiu, Kadrush Radogoshi, Halil Haxhosaj, Agim Deva, Mazllum Saneja, etj.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur shkrimtari Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, që është edhe organizatori kryesor Mitingut të Poezisë. Kurti në emër të kryesisë së klubit letrar të Gjakovës, ka thënë se përkundër mungesës së mbështetjës financiare, organizimin e këtij manifestimi i cili i mbijetoi 60 viteve, do të vazhdojë edhe këte vit por me shkurtime të mëdha të aktiviteteve dhe mosndarjen e çmimeve tradicionale, si dhe me mungesa të shumë poetëve nga Shqipëria dhe të huaj. “Njoftojmë publikun artëdashës letrar, se do të shënohet Mitingu i Poezisë, i 61 me radhë, edhe pse këtë vit patëm refuzim të projektit tonë konkurues në institucionet përkatëse kulturore, falë përpjekjeve të mëdha të shkrimtarit të njohur Jusuf Buxhovi (njëri nga themeluesit dhe pjesëmarrësit e gjallë sot të mitingut të parë këtu e 61 – vite më parë), për ta mbajtur patjetër këtë edicion të 61- të, si edhe falë përkrahjes simbolike të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vetëm për të mos e humbur traditën 61 – vjeçare, po e mbajmë mitingun e poezisë edhe këtë vit, ndonëse me program të shkurtuar dhe në mënyrë krejtësisht vullnetare të kryesisë dhe anëtarëve të klubit letrar”, u shpreh Kurti!Me këtë rast kryetari i Klubit Letrar në Gjakovë, Muharrem Kurti, ka shpalosur edhe programin një ditor të edicionit të sivjetëm, të 61 – të të Mitingut tradicional të poezisë në Gjakovë, i cili do të mbahët të premten më 21 nëntor, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” të Gjakovës.

    Programi: me fillim nga ora 12.00

    -Tribuna letrare : “Letërsia, pasqyrim i kohës moderne”.

    -Promovimi i librit më të ri: “Udhëtimi në kohë” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

    -Ora letrare : me poezitë garuese të pjesëmarrësve,

    -Ndarja e Çmimit “Ali Podrimja” : për poezinë më të mirë të lexuar gjatë mitingut.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDICIONI I TRETË I FESTIVALIT TË TEATRIT SHQIPTAR “MOISIU” MBAHET NË PRISHTINË

  • Ben Blushi, sipas më të vlerësuarit shkrimtar shqiptar nga Kadareja

    Ben Blushi, sipas më të vlerësuarit shkrimtar shqiptar nga Kadareja

    Ndër të vetmit shkrimtarë shqiptarë i vlerësuar nga Kadare – Agron Tufa për romanin “Dueli” – një prej emrave më mjeshtërore të fjalës shqipe pikërisht në gjininë e romanit, por aq dhe në poezi apo përkthime, nuk e ka gëlltitur dot artificialitetin romanesk benblushesk, duke e shpotitur rëndë këtë emër që më shumë se art letrar ofron poshtërsi letrare në krijimet e tij, duke dehur turma me to, më shumë se sqimtarë letërsie, trutharë dhe me mungesë të theksuar empatie në rrafshin shoqëror. Blushi godet padrejtësisht, abuzivisht e plot gënjeshtra një komunitet besimtarësh, më e pakta që nuk prodhojnë asgjë negative për shoqërinë e më e shumta bartës moralesh shpëtimtare për të, e ata, me gjendra të pandjeshme morali, ushqehen me vanitetin e blerjes së pocaqive letrare të tij, siç ushqehet dhe ai vetë me vanitetin e të vetëndjerit shkrimtar i madh teksa i blihen librat deri në mbarrim kopjesh.
    Tej një xhelozie të rëndomtë, Tufa vizaton mjeshtërisht portretin real të Blushit, mes ngarendjes së këtij të fundit për t’i vënë vetes kurorën e një shkrimtari të madh.
    “Këshilla përfundimtare një shkrimtari të ri
    Nëse do që të kesh sukses të popullarizuar në zejen tonë të moçme të shkrimit, mos ia hyr kurrë, nëse nuk plotëson disa kushte të paravendosura vendimtare:

    a) T’i përkasësh nga mbiemri një familjeje të ish nomenklaturës së lartë komuniste në Parti dhe Letërsi (çka është në thelb, e njëjta gjë);
    b) Ti përkasësh si trashëgimi politike e kulturore të njëjtës kastë/establishment të Partisë-Kurvë;
    c) Të kesh shërbyer me zell Cerberi në Frontin e Kuq të Medias dhe politikës (prapë, e njëjta gjë) dhe të kesh bërë emër famëkeq si drejtues, si médiator, si shaë-girll apo shaë-man;
    d) të jesh përlyer me katran korrupsioni më keq se djajtë e skëterrës;
    e) Temat e tua të prekin veçse koniuktura historike, fetare, politike dhe, mender me thanë, të ashtuquajturën distopi futurologjike, shkurt e trup, një lloj molloisje fallxhorkash të lagjes. Suksesin e ke të garantuar: tam-tamet s’do kenë të sosur në shtyp dhe Hidrën Cybernetike.
    f) Kryesorja, me infrastrukturën e gatshme, servile, të përulët, mos harro ta paraqesësh plehun tënd letrar çdo vit, për t’u paketuar sa më shpejt, hijshëm e lyrshëm, para se fshati në festë të vërshojë në turma për autografe. (Mos u shqetëso, nuk do t’a lexojnë: thjesht u duhet pleh me autograf, për t’ia përcjellë brezave).

    Por nëse nuk e do këtë farë popullariteti e këtë farë Lavdie, shkruaj me gjakun dhe lëkurën tënde, pavarësisht se ke pak ndjekës besnikë, pavarësisht se vepra jote mund të mungojë në festë, pavarësisht se shtypin, studiot dhe Hidrën Cybernetike nuk do t’a kesh me vete kurrë. Vetëm shkruaj larg ‘Panairit të Kotësisë’, shtroje shkrimin tënd, ku të frymojnë e ardhmja dhe Destini.
    Dhe nëse të vlen si ngushëllim, kujto shprehjen e J.L. Borges-it: ‘Nëse një libër artistik tejkalon sakaq tirazhin e shitjes mbi 5000 kopje, ai, më falni, nuk është më libër, por prostitutë…’. /tesheshi.com/
     
     
     
     
     
     
     
     

  • Festivali Kombëtar Letrar “Në dritën e fjalës”, 30 konkurrentë në garë

    Festivali Kombëtar Letrar “Në dritën e fjalës”, 30 konkurrentë në garë

    “Çdo fjalë nga thellësia e shpirtit është një dritë e vogël që ndriçon një fillim të ri”. Nën këtë moto, gjatë fundjavës u zhvillua në kryeqytet edicioni i parë i Festivalit Kombëtar Letrar “Nën dritën e fjalës”.

    Rreth 30 konkurrentë nga vendi dhe trojet shqiptare interpretuan krijimet e tyre poetike në “Qendrën për Kulturë”, në ambientet e Kishës Ortodokse.
    Juria profesioniste, e kryesuar nga poeti e gazetari Preç Zogaj vendosi të vlerësojë me çmim të parë poeten nga Ferizaj Blerta Tmava.
    Teuta Biçaku u vlerësua me çmimin e dytë, ndërsa në vend të terë juria vendosi poeten Silva Anagnosti.
    Kjo nismë që kryefjalë ka poezinë si kryefjalë të shpirtit, synon të bëhet një ngjarje e përvitshme, duke u përfshirë në kalendarin kulturor të vendit.

    Top Channel

  •  “Fjalët që marrin frymë”, një aktivitet letrar me të rinjtë në Shkodër

     “Fjalët që marrin frymë”, një aktivitet letrar me të rinjtë në Shkodër

    “Fjalët që marrin frymë” ishte aktivitet letrar, që u zhvillua këto ditë tetori me të rinjtë në Shkodër. Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua aktiviteti letrar i organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), rajoni Shkodër, në bashkëpunim edhe me gjimnazin “Shejnaze Juka”.
    Në këtë konkurs letrar, që u zhvillua në datë 16 tetor, COD shprehet se të rinjtë pjesëmarrës prezantuan krijimet e tyre origjinale në formë poezish dhe skicash letrare, të interpretuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja (anglisht, frëngjisht, italisht), duke dëshmuar talent, pasion për letërsinë dhe aftësi të vyera gjuhësore. “Temat e trajtuara pasqyruan botën shpirtërore të rinisë, nga identiteti dhe shpresa, te sfidat personale dhe fuqia shëruese e fjalës. Në përfundim të aktivitetit, u ndanë çmime për vendet e para, si dhe çmime inkurajuese për krijimtari dhe origjinalitet”, thuhet nga Qendra për Hapje dhe Dialog rreth këtij aktiviteti letrar. Çdo pjesëmarrës u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin e treguar.
    Ky aktivitet që u zhvillua në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është në vijim dhe të tjera aktiviteteve në këtë qytet. Veprimtarinë e saj biblioteka “Marin Barleti” e mbështet edhe në lidhjet e vazhdueshme që ka me një rrjet të tërë bibliotekash, që veprojnë në Shkodër, ku mund të veçojmë bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, atë të Muzeut Historik, bibliotekën “Gjergj Fishta”, etj.
     

  • Festivali “Tirana Gate” me temë “Mesdheu dhe Evropa në letërsinë bashkëkohore -Arti i qëndrimit” në edicionin e 11-të

    Festivali “Tirana Gate” me temë “Mesdheu dhe Evropa në letërsinë bashkëkohore -Arti i qëndrimit” në edicionin e 11-të

    Festivali letrar ndërkombëtar për të rinj “Tirana Gate 2025” ka mbledhur autorë të letërsisë. Festivali nisi një ditë më parë edicionin e tij të 11-të dhe prej vitesh është pjesë në jetën kulturore në Tiranë. Festivali letrar ndërkombëtar për të rinj “Tirana Gate” po vijon dhe këtë vit panelet e diskutimit me autorë të pranishëm dhe vjen me temën “Mesdheu dhe Evropa në Letërsinë Bashkëkohore – Mesdheu: Arti i Qëndrimit”, një ftesë e hapur për të eksploruar rrjedhat e thella kulturore, historitë e ndërthurura dhe zërat e ndryshëm që vazhdojnë të zhvillojnë imagjinatën kolektive. Drejtoresha e festivalit, Irena Toçi u shpreh se u vendos që festivali të kishte si bosht Mesdheun, jo thjesht duke iu referuar një hapësire gjeografike së cilës ne i përkasim, por sepse Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, nyje takimesh dhe shpeshherë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Autorë nga Shqipëria, Italia, Greqia, Turqia,
    Suedia, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë të pranishëm në panelet e diskutimit dhe do të lexojnë në gjuhët e tyre gjatë ditëve të festivalit. Paneli i parë dje me temë “Kohë të këqija për fjalën” u zhvillua me pjesëmarrjen e Maša Seničić nga Serbia dhe autorëve Manjola Nasit e Namik Dokle. Ndërsa autorët lexojnë solli Maša Seničić (Serbi), Enxhi Naumin, Namik Doklen dhe Genta Hodon. Paneli 2 me temë “Zërat e së ardhmes: Rinia, teknologjia dhe letërsitë e reja” u zhvillua me pjesëmarrjen e Enxhi Naumit, Xhensila Dautllarit, Diana Çulit dhe Genta Hodos. Ndërsa autorët lexojnë solli fragmente nga Sara Stridsberg nga Suedia dhe Alban Bala e Manjola Nasi. Edicioni i 11-të i festivalit letrar ndërkombëtar të të rinjve “Tirana Gate 2025” në ditën e parë solli dhe performancën e nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Festivali këtë vit do të vijojë deri në datën 10 tetor në Tiranë.

  • Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën

    Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën

    “Mesdheu dhe Europa në letërsinë bashkëkohore” është motoja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit letrar për të rinj, që çeli siparin këtë të mërkurë në kryeqytet.

    Me një homazh ndaj Mesdheut si hapësirë që mban gjallë kulturën e shkruar, “Tirana Gate” synon të rrisë dialogun ndërkulturor.
    Irena Toçi: Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, një nyje takimesh dhe shpesh herë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Ky det nuk është vetëm një shtirje e kaltër mes brigjeve, por një metaforë e qëndrimit, e të rezistuarit, e të pranuarit të tjetrit dhe mbi të gjitha, të mbrojturit e kulturës sonë autentike.
    Për organizatorët, Mesdheu mbetet një ftesë për të mos harruar, për të mos humbur mes dallgëve, është kujtesë e gjallë që qëndrimi nuk është vetëm rezistencë, por edhe mundësi për të mbjellë frymëzim.
    Milena Selimi, drejtuese artistike e festivalit: Mesdheu është një det që tregon histori migrimi, largimesh, eksodesh, larg nga mohimi i rëndësisë pasuruese të zbulimit, ky edicion i festivalit në vend që të përqendrohet te Odiseja, do të përqëndrohet te Penelopa. E dimë që Odiseja do të kthehet në shtëpi, por neve në këtë edicion na intereson Penelopa, ajo që reziston, që bën të lumtur Odisenë të kthehet në vatrën e tij.
    Përmes paneleve të ndryshme, autorët shqiptarë e të huaj do të diskutojnë sfidat dhe problematikat e letërsisë së sotme. I pranishëm në forumin e parë ishte gazetari e shkrimtari Namik Dokle, që theksoi se letërsia është në luftë të përhershme me censurën. Sipas tij, pa lirinë e fjalës, s’mund të kemi letërsi të lirë.
    Namik Dokle, gazetar, shkrimtar: Nuk mund të themi që janë absolutisht të lirë dhe këtu ndikojnë shumë faktorë, ndikon predispozicioni i autorit, ndikojnë edhe pronarët e shtëpive botuese. Ndikon po ashtu, marrëdhënia e shtetit me kulturën dhe do të thosha që marrëdhënia e shtetit me letërsinë në veçanti, nuk është për t’u pasur zili.
    Dokle këshillon autorët e rinj të njohin dhe përjetojnë nga afër realitetin dhe shoqërinë e sotme.
    Namik Dokle, gazetar, shkrimtar: Shkrimtarët e rinj duhet të jenë shumë pranë këtyre realiteteve që të mos humbasin rrugën në pyllin e hershëm të konkurrencave letrare.
    Pjesë e festivalit që do të vijojë për tre ditë me radhë në ambientet e Liceut Artistik do të jenë autor të rinj e të karrierës nga vendi, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Greqa, Turqia, Italia e Serbia.
     

    Top Channel

  • Pas Ervin Hatibit, një shuplakë e rëndë Ben Blushit dhe nga Agron Tufa

    Pas Ervin Hatibit, një shuplakë e rëndë Ben Blushit dhe nga Agron Tufa

    Ndërsa Ben Blushi vijon të imponohet me krijimtarinë e tij letrare, duke sjellë kohë pas kohe romane gjithnjë provokative, është romancieri, poeti, eseistim kritiku dhe përkthyesi Agron Tufa që rrëzon një prej krijimeve blushiane, “Otello, Arapi i Vlorës”.
    Kështu, pas Ervin Hatibit që vite më parë do destruktonte rëndë “Të jetosh në ishull”-in me thelb anti-musliman të Blushit, vjen Tufa po me të njëjtin destrukt mbi një vepër që gjithashtu abuzon rëndë me fakte historike, siç është karakteristike për Blushin dhe ka qenë po kaq karakteristike, si ves letrar, edhe te Kadareja.
    “Në romanin e Ben Blushit ‘Otello, Arapi i Vlorës’, i vlerësuar nuk e di me sa çmime kombëtare dhe i përkthyer nuk e di se në sa gjuhë, përcaktohet sfondi historik i shek. XIV, fillimi i viteve 1300. Ben Blushi e përdor këtë sfond historik për të ndërtuar një histori që lidhet me dashurinë, xhelozinë dhe konfliktet shoqërore e fetare, duke e sjellë figurën e Otellos jo si gjeneral venedikas (si tek Shekspiri), por si një ‘arap’ që jeton në Vlorë të shekullit XIV.
    Ka një episod ku Otellon e rrëmbejnë dhe e mbajnë peng cubat në një shpellë me derë hekuri. Dhe gjithë javës atë e ushqejnë me kallinj misri ‘nga ato që u japin lopëve’.
    Këtu ndalesh, fërkon sytë dhe kujtohesh se je në fillim të viteve 1300. Bën hesap: misri (Zea Mays) është një kulturë bujqësore e sjellë nga Amerika prej spanjollëve. Dhe Amerika është zbuluar nga spanjollët në vitin 1492 (pa marrë në konsideratë ndonjë ekspeditë vikingësh reth vitit 1000). Si kulturë bujqësore u fut në Shqipëri nga perandoria Otomane në fund të shekullit XVI.
    Atëherë ç’duan misrat në vitet 1300 në Vlorë? Nuk kemi të bëjmë me zhanër letrar fantastik, por me kornizë historike të ngjarjeve midis Vlorës dhe Venecies.
    Është njësoj sikur të na paraqitet Skënderbeu duke pirë duhan, ndërsa lexon gazetën e ditës dhe sheh herë-herë me shqetësim orën e dorës.
    Shpresoj që përkthyesit e romanit në gjuhë të tjera ta kenë vënë re nonsensin dhe ta kenë mënjanuar.
    Për një lexues të vëmendshëm që e merr leximin si akt të shenjtë, kaq mjafton ta flakë librin tutje, i bezdisur sa s’ka më edhe me cilësinë e dobët të tekstit. Por me misra në vitet 1300 – ‘nga ato që u japin lopëve’ – harrojeni, s’keni shans të na ushqeni!
    P.S: (e shtuar më vonë): do t’ju lutesha të komentoni rreth argumentit letrar, jo për personin, sepse nuk kam patur e nuk mund të kem asgjë personale me autorin. Mbetemi tek letërsia”. /tesheshi.com/

  • Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

    Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

    Poeti i njohur shqiptar, Sami Mulaj, është vlerësuar me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”, si njohje për kontributin e tij shumëvjeçar në letërsinë shqipe. Në një reagim publik, Mulaj shprehu mirënjohje të thellë për këtë çmim, duke e cilësuar si “nder, frymëzim dhe gëzim” që e ndan me të gjithë ata që e kanë lexuar dhe mbështetur në rrugëtimin e tij poetik.

    Me këtë rast, ai publikoi edhe poezinë “Krusha e Madhe”, kushtuar veprimtarit dhe mendimtarit të shquar Ukshin Hoti, i cili prej 26 vitesh mbetet pa një varr. Poezia përshkruan me tone të dhimbshme dhe metaforike mungesën e stinëve, luleve e dritës në vendlindjen e Hotit, si simbol i humbjes dhe plagës që nuk shërohet.

    Ky vlerësim e vendos Mulajn mes zërave të rëndësishëm të poezisë shqipe, me një krijimtari që prej dekadash ka prekur zemrat e lexuesve./KultPlus.com