Tag: kupës

  • Dinamo -Egnatia në finale të Kupës së Shqipërisë

    Dinamo -Egnatia në finale të Kupës së Shqipërisë

    Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale, kthim

    Dinamo- Vllaznia 4-3 (0-0) (Mandela 17′, 49′, Zabërgja 36′, 59′ (p) / Gruda 71′, Balaj 79′, Kahrimanoviç 85′)

    Partizani-Egnatia 0-2 (1-0) (Xhemajli 76′, Guindo 94′)

    Dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinalens së Kupës së Shqipërisë luajtur këtë mbrëmje prodhuan çiftin finalit i cili këtë edicion sheh përballë Dinamon dhe Egnatian.

    Blutë kaluan 4-3 Vllazninë në një duel të luajtur në Elbasan (e vajtjes 0-0) përmes fazave rrokomboleske e të mbushra me tension. Dinamo arriti të ‘vrasë takimin dke udhëhequr deri në 4-0 por më pas shkodranët shënuan tre herë por pa mundur të barazojnë.

    Ndërkohë dramë sportive edhe në Kompleksin ‘Partizani’. Të kuqtë falë rezultatit të ndeshjes së parë 0-1 u futën në fushë për të ruajtur paprekshmërinë e portës së tyre. Ia dolën deri në minutën e 76′ teksa nga zhvillimet nga e djathta topi kaloi në anën tjetër teksa Xhemajli e shtyu në rrjetë.

    Në shtesë Guindo në minutën e 4-ët e dërgon sërish topin në rrejtë duke i dhënë avantazhin rrogozhinasëve. Deri në fund nuk ngjau asgjë me Egnatian që pret biletën e dytë të finales.

    Vazhdo leximin

  • Partizani bie në shtesë, Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

    Partizani bie në shtesë, Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

    23 Prill 2025

    21:40

    Telesport

    Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. “Blutë” fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash.
    Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final i kohës së rregullt 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
    Në minutën e 4-të të shtesës, Egnatia do të gjente edhe golin e dytë. Guindo dërgon topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Frangaj. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-2 dhe shkon në finale.

  • Dinamo në finalen e Kupës së Shqipërisë, mposht 4-3 Vllazninë

    Dinamo në finalen e Kupës së Shqipërisë, mposht 4-3 Vllazninë

    Dinamo ka siguruar biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një fitoreje spektakolare 4-3 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e kthimit, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.
    Kryeqytetasit dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe ishin efikasë para portës. Protagonistët e ndeshjes ishin Zabërgja dhe Mandela, të cilët realizuan nga një dopietë, duke çuar Dinamon në avantazh të sigurt 4-0.
    Megjithatë, fundi i takimit solli tension. Vllaznia reagoi fuqishëm me tre gola të shpejtë nga Gruda, Balaj dhe Kahrimanovic, duke ngushtuar diferencën në 4-3 dhe rikthyer emocionet në minutat e fundit. Por Dinamo arriti të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kualifikimin.
    Tashmë, Dinamo do të përballet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Partizani–Egnatia.

  • Egnatia eliminon Partizanin, i bashkohet Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë

    Egnatia eliminon Partizanin, i bashkohet Dinamos në finalen e Kupës së Shqipërisë

    Pas Dinamos, edhe Egnatia ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 2-0 ndaj Partizanit në një ndeshje dramatike që u zgjat deri në shtesë.
    Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin 1-0, falë golit të Xhemajlit në minutën e 77-të, që barazoi rezultatin e përgjithshëm pas fitores minimale të Partizanit në ndeshjen e parë.
    Në minutën e 93-të, menjëherë pas nisjes së shtesës, ishte Guindo që vulosi fatin e takimit me një gol të dytë për rrogozhinasit, pas një rrëmuje në zonën e kuqe.
    Me këtë sukses, Egnatia shkon për të tretin vit radhazi në finalen e Kupës, një kompeticion që e ka fituar në dy edicionet e fundit, duke konfirmuar dominimin e saj të fundit në këtë turne.
    Finalja e këtij edicioni do të jetë Dinamo vs Egnatia – një përballje e fortë mes dy skuadrave që kërkojnë lavdinë në fund të sezonit.

  • Apolonia – Egnatia, finalja e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza

    Apolonia – Egnatia, finalja e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza

    Apolonia dhe Egnatia do të përballen në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza. Të dyja skuadrat siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitoreve bindëse në ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

    Në ndeshjet e kthimit, Apolonia fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kinostudios, ndërsa Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.

    Apolonia vjen në finale si kampionia në fuqi e këtij kompeticioni ndërsa Egnatia shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

    Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë të ditur në javët në vijim datën dhe vendin ku do të zhvillohet kjo finale.

    Rezultatet e gjysmëfinaleve:

    Egnatia – Tirana 4-1 / Tirana – Egnatia 0-3

    Kinostudio – Apolonia 0-4 / Apolonia – Kinostudio 6-0

    Vazhdo leximin

  • Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Java e 34-ët në Premier League ofron derbin e Londrës teksa në fushë që prej orës 21:00 përballen Arsenal me Kristal Palasë.

    Raundi i 33-të Serie A këtë mbrëmje me 4-ër takime. Luhet në 18:30 teka në radhë janë duelet; Kaljari- Fiorentina, Xhenova- Lacio, Parma- Juventus dhe Torino- Udineze.

    Ndërkaq, këtë mbrëmje në “San Siro”, zhvillohet ndeshja e kthimit e turit gjysmëfinal të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit. Ndeshja e parë 1-1.

    Në La Liga në program me disa takime të javës së 33-të. Në orën 19:00 Bilbao- Las Palmas dhe Selta Vigo- Vijareal ndërsa në orën 21:00 dy përballjet e fundit të ditës me derbin madrilen Getafe- Real Madrid dhe derbi bask Alaves- Sociedad.

    Vazhdo leximin

  • Kupa/ Partizani për të mbrojtur golin e Kekos, Dinamo- Vllaznia e gjitha nga e para…

    Kupa/ Partizani për të mbrojtur golin e Kekos, Dinamo- Vllaznia e gjitha nga e para…

    Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të zhvillon sot në orën 19:00 dy takimet e kthimit. Në Kompleksin ‘Partizani’ Partizani do të përballet me Egnatian ndërsa në ‘Elbasan Arena’ takohen Dinamo Siti me Vllazninë.

    Te dueli në “Arenën e Demave” të kuqtë e nisin nga fitorja 0-1 në të vajtjes dhe përballë kampionëve do t’ju mjaftojë edhe barazimi për të prekur finalen e Kupës. Ndërkohë në Elbasan Dinamo- Vllaznia e nisin aty ku e fillluan te shifrat e bardhë 0-0.

    Gjysmëfinale kthimi të Kupës së Shqipërisë, 23 prill 2025:

    19:00

    Partizani- Egnatia (1-0)

    Dinamo- Vllaznia (0-0)

    Në kllapa ndeshjet e para./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ja kush do të arbitrojë derbin e madh Inter-Milan

    Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ja kush do të arbitrojë derbin e madh Inter-Milan

    Arbitri Daniele Doveri do të ketë detyrën e vështirë dhe delikate për të drejtuar derbin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit. Doveri, që vjen nga Roma, do të shoqërohet nga ndihmësit Meli dhe Alassio, ndërsa Aureliano do të jetë gjyqtari i katërt. Në sistemin VAR do të jenë të pranishëm Mazoleni dhe Marini.
    Kjo është hera e pesë që Doveri arbitron një ndeshje të Interit këtë sezon, përfshirë përballjen kundër Napolit, që pati kontestime nga të dyja kampet. Ndërsa Milani e ka arbitruar vetëm një herë, në përballjen ndaj Leçes.
    Ky derbi do të jetë i pesti në karrierën e Doverit. Derbi i parë që ai ka arbitruar ka qenë në 2019, i dyti në 2022, dhe të dyja u fituan nga Interi. Ndeshja e tretë përfundoi me barazim 1-1, ndërsa asnjë nga përballjet e tij të mëparshme nuk është mbyllur me polemika të forta.
    Doveri njihet si një arbitër që lejon lojën dhe vërshëllen rrallë, çka mund të ndikojë në ritmin e këtij takimi të shumëpritur mes dy skuadrave më të mëdha të qytetit të Milanos.

  • Italia sytë nga derbi i Milanos, sot ndeshja e kthimit Inter-Milan, “luftë” për një vend në finalen e kupës

    Italia sytë nga derbi i Milanos, sot ndeshja e kthimit Inter-Milan, “luftë” për një vend në finalen e kupës

    Milan apo Inter? Sido të shkojë puna sonte në mbrëmje, një prej ekipeve të Milanos do të shkojë në finalen e kupës së Italisë.
    Derbi i Madoninës luan në 21:00 aktin e dytë të fazës gjysmëfinale, në një kohë që ndeshja e parë u mbyll 1 me 1 në fillim  të këtij muaji.
    Një vit më parë në prill të 2024, derbi vlente titullin e 20 në histori të Interit.

    Tani dueli mes këtyre dy skuadrave vlen finalen e parë të sezonit, atë të kupës së Italisë.
    Zikaltërit janë në luftë në tre fronte, mirëpo disfata e fundit në Bolonja në Serie A, tregoi se angazhimi i shumëfishtë mund të sjellë pasoja fatale pasi lodhja po fillon të ndjehet tashmë.
    E megjithatë Inzagi nuk ka ndërmend të bëjë llogari me sfidën e sotme ndaj Milanit.
    Ai do të hedhë në fushë të gjithë titullarët, përjashto Turam dhe Dumfris që janë të dëmtuar.
    Dimarko merr vendin në të majtë në vend të Carlos Augusto, ndërsa i veti jo titullar është portieri Martinez në vend të Zomer.
    Jo vetëm kaq, por ambienti zikalter e sheh derbin edhe si çështje prestigji, pasi Interi nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e këtij sezoni, veçanërisht kujtohet humbja në finalen e superkupës në janar.
    Hall edhe më i madh te Milani. Kuqezinjtë në kampionat janë një dështim i vërtetë, në vendin e 9 dhe jashtë kupave të Europës.
    E vetmja mundësi që të luajnë në Europa Lige sezonin e ardhshëm është të fitojnë kupë. Pengesa kryesore është Interi sonte.
    Konseisao do të hedhë në fushë më të mirët e momentit..rikuperohet Uolker që është në balotazh me Himenez për krahun e djathtë…mbrojtja do të vazhdojë të jetë  me tre, ndërsa në sulm Abraham në majë mbështetur nga Leao dhe Pulisic. Supersfida e Milanos transmetohet në Tring./vizionplus.tv