Tag: kupës

  • Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Dinamo shtyjnë gjithçka për të dytën

    Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Dinamo shtyjnë gjithçka për të dytën

    Vllaznia dhe Dinamo e kanë myllur në një barazim “të bardhë” ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në “Loro Boriçi”. Ekipet më shumë u përpoqën të mos gabojnë për të pësuar gol.
    Pjesa e parë ka qenë më e mirë për Dinamon por gjithsesi ka paraqitur kërcënim serioz për portën e Vllaznisë. Në të dytën, ishte Vllaznia ajo që dominoi më shumë në fushën e lojës, por edhe ajo pa mundur të tundë rrjetën.
    Ekipi që do të luajë për finalen, do të përcaktohet në ndeshjen e dytë, e cila mund të luhet në “Elbasan Arena”. Fituesi i Vllaznia- Dinamo ndeshet në finale me fituesin e Egnatia- Partizani.

  • Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, portierët kthehen në spektatorë në Vllaznia-Dinamo

    Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, portierët kthehen në spektatorë në Vllaznia-Dinamo

    Ka përfunduar me rrjeta të paprekura përballja e parë gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Dinamos. Skuadrat janë larguar nga “Loro Boriçi” në baraspeshë 0-0. Një ndeshje që nuk prodhoi raste të shumta për gol, teksa portierët morën më tepër rolin e spektatorit.
    Ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet më 23 prill, kur do të përcaktohet edhe ekipi që do të sigurojë finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë./Sport Ekspres/

  • Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Nuk ka fitues, Vllaznia-Dinamo shtyjnë kualifikimin në finale

    Gjysmëfinale e Kupës, Vllaznia- Dinamo 0-0

    U luajt këtë mbrëmje gjysmëfinalja e vajtjes së Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamo Sitit.

    Në Shkodër të dyja skuadrat bënë fare pak në fushë për të gjetur golin e fitores duke shtyrë për në takimin e kthimit çështjen e kualifikimit për në finale.

    Edhe pse vendasit rrezikuan më shumë, mungesa e Balajt në majë të sulmit u ndie goxha pasi si Gruga ashtu dhe ata që vinin nga linja e dytë nuk arritën të thyenin portierin Teqja.

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalet e Kupës, sot Vllaznia-Dinamo

    Gjysmëfinalet e Kupës, sot Vllaznia-Dinamo

    Nisnin nga sot gjysmëfinalet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73 në radhë.

    Sot dhe nesër, 4 skuadra në garë, Vllaznia, Dinamo Siti, Egnatia dhe Partizani janë në kërkim të trofeut të dytë më të rëndësishm në vend në rang klubesh.

    Këtë mbrëmje Vllaznia-Dinamo në Shkodër dhe nesër Egnatia-Partizani në Rrogozhinë do të duelojnë në orarin e përbashkët 19:00 për të hedhur hapat e parë drejt sigurimit të finales së madhe.

    Kështu Vllaznia- Dinamo pritet të jetë super e luftuar. Paçka se te të dyja skuadrat ka pikëpyetje për futbollistë të caktuar. Kuqeblutë nuk kanë Balajn por në dyshim gjënden edhe Stojanoviç e Mensah. Te blutë situata mbetet më e qartë pasi vetëm Bregu është në dyshim. Madje edhe portieri Sali i mbetur në infiermeri për shumë javë duket gati.

    Ajo që theu “rregullin” në vigjilje të ndeshjes së sotme, te dinamovitet, lidhet me heshtjen e stafit teknik para mediave.

    Vazhdo leximin

  • Xabi Alonso i tërbuar pas eliminimit nga Kupa: Jemi të zhgënjyer, nuk funksionoi asgjë

    Xabi Alonso i tërbuar pas eliminimit nga Kupa: Jemi të zhgënjyer, nuk funksionoi asgjë

    Në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë ndodhi e paimagjinueshmja. Skenari më i keq i mundshëm për Bayer Leverkusen është bërë realitet.
    Humbja 2-1 ndaj Arminia Bielefeld, jo vetëm që shkaktoi eliminimin e “aspirinave” nga finalja e Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal), por krijoi edhe tensione të dukshme mes lojtarëve dhe tifozëve.
    Përplasje që vijnë pas triumfit vjet në kampionat dhe Kupë. Trajneri Xabi Alonso komentoi situatën e krijuar: “Jam shumë i zhgënjyer. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por duhet të përgëzoj Arminia Bielefeld. Ata luajtën më mirë dhe ishin superiorë në gjithçka”.
    “Ne nuk luajtëm mirë, ndaj jemi të zhgënjyer. Nuk e kishim kontrollin e lojës, bëmë shumë gabime individuale. Nuk funksionoi asgjë”, shtoi trajneri spanjoll.
    Më tej, ai shtoi: “Kjo skuadër tashmë na ka dhënë shumë, nëse mendoni se çfarë arritëm vitin e kaluar në Bundesligë, në Kupë. Tani përpjekja maksimale mbetet në kampionat, pavarësisht se Bayern Munich është gjashtë pikë para”.
    “Janë ende edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. Duhet ta bëjmë këtë sfidë, të besojmë  te konkurrenca jonë. Tani ky është objektivi jonë. Nuk do të jetë e lehtë, por do të mundohemi“, tha Xabi Alonso.

  • Bologna e pamëshirshme, thuajse prek finalen e Kupës së Italisë! Trajneri Italiano meriton duartrokitje (VIDEO)

    Bologna e pamëshirshme, thuajse prek finalen e Kupës së Italisë! Trajneri Italiano meriton duartrokitje (VIDEO)

    2 Prill 2025

    0:44

    Telesport

    Bolonja shkatërruese! Një simfoni në tre akte dhe thuajse pa mëshirë: padyshim që ndeshja e kthimit ende mungon, por finalja e Kupës së Italisë ka gjysmë ngjyre kuqeblu dhe 5000 tifozët ngrenë korin për atë që po i çon në Romë, trajnerin Vincenzo Italiano.
    Praktikisht dukej si një ndeshje stërvitore. Dhe po, duhet thënë: në pjesën më të madhe “nuk ishte” ndeshje futbolli mes dy ekipesh të Serie A, por mes nje superekipi dhe një ekipi që dukej sikur ndodhet 3 kategori më poshtë.
    Bologna hyri ne stadiumin “Castellani” te Empolit me misionin për të shtruar rrugen drejt finales dhe në gjashtë minuta shenoi dy gola me Orsolinin dhe Dallinga-n, më pas në fillimin e pjesës së dytë holandezi plotesoi dopieten: tre me zero dhe Empoli qe e sheh veten thuajse jashte kompeticionit pasi beri mrekulline qe eliminoi Juventusin.
    VIDEO E GOLAVE

  • Empoli “fut ujë” pa Ardian Ismajlin, pësojnë tre gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

    Empoli “fut ujë” pa Ardian Ismajlin, pësojnë tre gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

    Empoli e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Toskanët janë mposhtur me shifrat 0-3 në shtëpi nga Bolonja. Mbrojtja e Empolit “fut ujë” pa Ardian Ismajlin, mungesa e të cilit është ndjerë në kampin blu së fundmi.
    Rikardo Orsolini në minutën e 24-t dhe Dalinga në minutën e 30 dhe të 52-të i dhanë fitoren e thellë Bolonjës mbrëmjen e sotme. Me këtë rezultat kuqeblutë kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë./Sport Ekspres/

  • Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën & të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    Të mërkurën dhe të enjten do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
    Vllaznia – Dinamo City është takimi i parë në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra që janë shumë pranë sigurimit të fazës “Final 4” në “Abissnet Superiore” kanë si objektiv edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja ekipet kanë bërë mjaft mirë deri më tani dhe nesër, në 19:00, do të jetë një ndeshje e luftuar për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe.
    Të enjten, në orën 19:00, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale, Egnatia – Partizani. Në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit, që janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, do të kërkojnë të sigurojnë një tjetër finale. Kampionët në fuqi vijnë më të qetë në këtë sfidë, pasi në kampionat kryesojnë renditjen dhe kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në “Final 4”.
    Në anën tjetër, Partizani, pas një ecurie negative, u rikthye te fitorja ndaj Laçit në “Abissnet Superiore”. “Demat” janë në vendin e katërt, një nga skuadrat pretendente për të siguruar “Final 4”, por nga ana tjetër, kanë si objektiv arritjen e finales së Kupës së Shqipërisë, që për kryeqytetasit mungon që prej vitit 2004.

  • Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë vë përballë Empolin me Bologna, takimi transmetohet në Tring

    Sot në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë në çiftin Empoli-Bolonja.
    Spartanët surprizuan në çerekfinale duke eliminuar Juven dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër mrekulli ndaj Bolonjës.
    Ndonëse fokusi kryesor i skuadrës së Ardian Ismailit është mbijetesa në kampionat.

    Nga ana tjetër Bolonja është duke kaluar një moment të shkëlqyer pasi në sajë të rezultateve pozitive radhazi ndodhet në vendin e 4 në kampionat.
    Në letër janë ata favoritë për të shkuar në finalen e  Kupës së Italisë. Dueli i sotëm luhet në orën 21 dhe transmetohet në Tring.
    Gjysmëfinalja e dytë ajo me pritshmërinë më të lartë është derbi i Milanos mes Milan dhe Inter që luhet të mërkurën në mbrëmje./vizionplus.tv