Tag: krijohet

  • Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund të ndodhë në çdo bashki

    Krasniqi: Po krijohet precedent i rrezikshëm me shkarkimin e Veliajt, mund të ndodhë në çdo bashki

    Analisti Afrim Krasniqi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se me shkarkimin e Erion Veliajt pas kërkesës së këshillit bashkiak të Tiranës, po krijohet një precedent i rrezikshëm në vend, ku mazhoranca shkel Kushtetutën, e cila i mbron drejtuesit e zgjedhur vendorë.
    “Vendimi më i keq i mundshëm që mund të marrësh mos me marr vendim siç ka ndodhur të paktën në disa raste vitin e kaluar, raste shumë të njohura dhe nuk arrihet dot të bëhet pesçja dhe ky do ishte zgjidhja më e keqe që mund të na japë Gjykata Kushtuese. Vendimi më i mirë për mua – unë personalisht nuk e pranoj idenë që një ekzekutiv ose një këshill bashkiak mund t’ ndërpres mandatin një të zgjedhuri publik, për pretekste të ndryshme. Se po ta donte për ta bërë, pse s’e bëri pas tre muajsh po e bëri pas shumë muajsh që ke munguar tre muaj. Kështu që do krijoj një precedent që çdo mazhorancë në Shqipëri me një lëvizje këshilltarësh do shkarkonte të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Kushtetuta jonë është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japë imunitet mbrojtës kryetarëve të bashkive në ushtrimin e funksioneve si një pushtet tjetër”, tha Krasniqi.
    Në vazhdën e këtij argumenti, Krasniqi nënvizoi se ai pret që Gjykata Kushtetuese, ku do të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, t’i vërë fre këtyre vendimeve të ekzekutivit që prekin autonominë e qeverisjes vendore.
    “Ndaj unë mendoj që në aspektin profesional personalisht do mirëprisja një vendim që të sanksionojë këtë lloj parimi, që i zgjedhuri nuk mund të shkarkohet me makinacione që vijnë qoftë nga lëvizje politike apo qoftë nga vendime të këshillit bashkiak apo qoftë edhe nga ndërhyrje të ekzekutivit”, theksoi Krasniqi në “Off the Record” .

  • “Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta

    “Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta

    Kryetari i opozitës ka paralajmëruar protesta pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për farsën e 11 majit.
    Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
    “Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë. Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, tha ai.
    Deklarata:
    Siç e shihni, shqiptarët bazuar në këtë raport, kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Ju konstatoni që parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është parlamenti më armiqësor ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare.
    Është parlamenti që miratoi qeverinë dhe programin e saj për 28 minuta.
    Është parlamenti që shkelmon ligjin dhe Kushtetutën për të mbyllur seancat pa diskutime.
    Është parlamenti në të cilin refuzohen interpelancat nga kryeministri. Në të cilin refuzohen komisionet hetimore për kryeministrin.
    Është parlamenti që po firmos fundin e tij të turpshëm. Faktikisht vdekjen e tij.
    Rikthehuni pak në komisionet parlamentare se si drejtuesit socialistë të këtyre komisioneve qëndronin para Altin Troplinit dhe të tjerëve sikur të ishin mbushur plot nga frika.
    Merreni dhe shiheni prapë se si për çdo fjalë kërkonin të përgjigjeshin vetë, të mos i linin ata të flisnin. Shihni sekuencat se flasin vetë ato.
    Absolutisht e them me dhimbje të madhe.
    E patë që nuk duan të lejojnë të pyeten?
    Shikoni çfarë…. po sigurisht se nga Peleshi e poshtë të gjithë kanë dosjet dhe parlamenti urdhëron Troplinin.
    Tani thonë jo deputetët nuk duan të bëjnë pyetje vetë, por t’i bëjnë me shkrim kur në çdo parlament të botës deputeti ngrihet dhe thotë kam këtë pyetje. Dhe është i detyruar të jetë korrekt me personin që e pyet.
    Këta thonë jo.
    Pse? Se ua dikton Troplini.
    Ua diktojnë ata.
    Nuk kisha parë ndonjëherë skena të tilla. Kurrë. Ajo është për film, për Netflix. Origjinal.
    Pra, unë përshëndes dhe shpreh mirënjohje ndaj vëzhguesve.
    Unë mirëkuptoj vështirësitë e tyre për publikimin, ndaj dhe u vonua raporti se u bënë përpjekje të mëdha për ta çuar në kalenda.
    Por jo, triumfoi e vërteta. Triumfoi arsyeja.
    Edi Rama donte me çdo kusht që raporti të mos publikohej.
    Por ja ku është raporti. E keni në ueb.
    Ka çdo fjalë dhe çdo presje që kishte raporti i parë, çka është një bazë e fuqishme shprese që shqiptarët të ecin drejt zgjedhjeve të lira.
    Le të bëjnë ç’të duan, asgjë nuk do ndalë përpjekjen tonë për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët.
    Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë.
    Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.
    Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim. Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen.

  • Berisha paralajmëron qytetarët të përgatiten: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi

    Berisha paralajmëron qytetarët të përgatiten: Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi

    Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta.
    Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
    “Tani, vërejtja juaj është e drejtë.Në raport, kapitulli i diasporës është deficitar.Por ai kapitull, sado që është shumë i rëndësishëm, nuk zbeh vlerën e madhe të raportit dhe ne do ua dërgojmë këtë vërejtje që kemi ne, që të kenë një njohuri më të plotë.Dhe do e paraqesim kudo në Europë edhe pjesën e diasporës, ndonëse deklaron se 43 mijë raste nuk u regjistruan.Dhe ka edhe një rresht aty ku thotë se nuk u dërguan në adresa, etj.Por një analizë e plotë për diasporën i mungon raportit.Mirëpo mendoj se me këtë analizë që bëri dhe me faktin që i qëndroi të gjitha konstatimeve para votës së diasporës, është në meritën e madhe të tyre se ndërhyrjet kanë qenë shumë të turpshme nga Edi Rama dhe ministri.Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë.Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë.Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet.Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.Lidhur me reformën, njëherë shfrytëzoj rastin të deklaroj këtu dhe të siguroj të gjitha partitë opozitare se PD do bëjë përpjekjen më maksimale për përfshirjen maksimale të tyre në komision dhe ato do jenë një zë që do përfaqësohen.Nuk është e vërtetë… unë e pashë një titull dje që PD dhe PS e akaparuan edhe reformën.Unë ndjej keqardhje, por ata janë një linjë shumë e veçantë, por kjo nuk është e vërtetë për PD.PD në qoftë se do shkojë, do shkojë me aleatët e vet, me opozitarët dhe ne kemi besim se do gjejmë një gjuhë të përbashkët me të gjithë opozitën.Ne arritëm të gjejmë një kandidat të përbashkët për Tiranën, që ishte diçka shumë pozitive për mendimin tim, ne do arrijmë për hir të votës së lirë të kenë përfaqësimin dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët.Ne nuk do përdorim kundër aleatëve tanë qëndrim tjetër përveç konsensusit, mirëkuptimit dhe ujdisë.Le të shkruajnë çfarë të duan tituj, por e vërteta do jetë kjo.”, tha ai.

  • ‘Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi’, Berisha paralajmëron protesta: Qytetarët të përgatiten për…

    ‘Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi’, Berisha paralajmëron protesta: Qytetarët të përgatiten për…

    Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta.
    Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës.
    “Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë. Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, tha ai.

  • Avokati shpjegon ngërçin juridik: Ja sesi zgjedhjet për Tiranën mund të anulohen…

    Avokati shpjegon ngërçin juridik: Ja sesi zgjedhjet për Tiranën mund të anulohen…

    Avokati i njohur Idajet Beqiri ka shpjeguar rastin e ngërçit që mund të krijohet me rastin e shkarkimit të Erion Veliaj nga kryetar bashkie i Tiranës.
    Duke folur në emisionin “3D” të drejtuar nga moderatori Alban Dudushi në RTSH1, Beqiri tha se Gjykata Kushtetuese ka disa atribute dhe mund të shprehet kundër shkarkimit të Erion Veliajt.
    Sipas Beqirit, në këtë rast mund të krijohet ngërç dhe për pasojë mund të mos ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
    “Data e zgjedhjeve do të caktohet. Gjykata Kushtetuese ka disa atribute. Në rast se Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj do t’i kërkojë që krahas pavlefshmërisë së aktit të Këshillit Bashkiak, krahas pavlefshmërisë së vendimit të Këshillit të Ministrave, do t’i kërkojë edhe pavlefshmërinë e dekretit të presidentit dhe do të thotë; Prit më dëgjo një herë mua, kam të drejtën e ankimit. Ma jep Kushtetuta që brenda 15 ditëve ta kundërshtojë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ti nuk ma dhe këtë gjë, dhe Gjykata Kushtetuese e pezullon edhe dekretin, dhe thotë; Jo ky dekret nuk do të zbatohet dhe s’do ketë zgjedhje në këtë datë derisa të jap vendimin përfundimtar dhe e pezullon. Këtu krijohet ngërç dhe nuk do të ketë zgjedhje”, u shpreh Beqiri.

  • Krijohet grupi parlamentar i PL, Zhupa dhe dy deputete të PD kalojnë tek Meta

    Krijohet grupi parlamentar i PL, Zhupa dhe dy deputete të PD kalojnë tek Meta

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Tek grupi i PL-së ka kaluar Ina Zhupa, Lediana Aliolli dhe Klodiana Çapja.
    Tedi Blushi, kryetarNenkryetar, HaxhinastoSekretare, Bruna HaxhiuZëdhënëse e grupit, Erisa XhixhoLedina AliolliIna ZhupaKlodiana Çapja

  • Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme! Shembulli konkret, Vlora

    Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme! Shembulli konkret, Vlora

    Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët
    “Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.
    Rama: Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin, me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore si edhe mungesa e ekspertizës shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme.
    Ndërkohë që, paralelisht ne nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendore. Po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë dhe me humbje në rrjet afro 70 %, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por ama është ndryshe me atë që ishte jo me sfidën që kemi. Dhe kjo në një kohë që duam të shkëlqejmë në turizëm dhe kur volumi i kërkesës për ujë rritet ndërkohë që kapaciteti është i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjejgshmërisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor është i frikshëm.
    Ju sjell shembull Vlorën. Nuk është se në bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me mision të posacëm nga Tirana dhe me vëmendjen e posacme nga ministria këtu, për ta vënë në vijë me ato që gjendeshin administrimin solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të situatës dhe hoqi ankthin dhe pasigurinë, ndjesinë e alarmit se nuk kemi ujëRaporti i bërë nga ai ekip për situatën e ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më të ngarkuara.

  • Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, krijohet trafik

    Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, krijohet trafik

    Mbrëmjen e sotme një aksident është regjistuar në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Ende nuk dihen pasojat e këtij aksidenti, ndërsa është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin Durrës-Tiranë, duke krijuar radhë kilometrike.
     

  • “Kodi i ri, natyrë represive”/ Romeo Kara: Do krijohet një çoroditje, kolapsi është i sigurt

    “Kodi i ri, natyrë represive”/ Romeo Kara: Do krijohet një çoroditje, kolapsi është i sigurt

    Kodi i ri penal ka shkaktuar shumë debate e diskutime me qëndrime edhe kundër. Avokati Romeo Kara, në “Edicioni i Fundit” në ABC News tha se mënyra se si janë parashikuar dispozitat do të krijojë shumë më tepër konfuzion.
    Po ashtu nënvizoi se ka mundësi që të prekin disa parime kryesore të sigurisë juridike.
    “Është bërë një hap shumë i nxituar, shpresoj të kthehet mbrapsht dhe të diskutohet nga të gjithë palët. Aktorë të rëndësishëm kanë thënë që ky Kod Penal parashikon pothuaj dyfishimin e veprave penale”, u shpreh ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, avokati i qëndroi mendimit se këtij Kodi të Ri duhet të t’i jepet një tjetër formë diskutimi dhe të jetë më profesional.
    “Ka një tendencë represive…Si mund të vijë një qytetar i huaj në Shqipëri dhe të ketë të bëjë me një kornizë ligjore që nuk ka edhe sens. Do të krijohet patjetër një çoroditje. Me këtë kod, kolapsi është i sigurt”, tha ai, duke shtuar: “Fakti që tani kanë dalë të gjithë aktorët të thonë që është punuar fshehurazi kjo nuk fshihet më. Nuk ka efektivitet në seanca gjyqësore. Mund të krijojë edhe pasoja nëse nuk trajtohet si duhet. Janë kujdesur për ata që kanë bërë vepra të rënda, edhe popullit i shton presionin. Taksat po shtohen, presioni ligjor po shtohet dhe ne nuk po marrim vesh se çfarë kemi lënë pa paguar”.

  • LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti

    LIVE/ “Do krijohet lista e zezë, do ketë penalitete të rënda!”/ Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: Nxitoni pa dalë ende akti

    Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi.
    Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.
    Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore.
    Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi.