Moti sot, ja sa shkojnë temeperaturat
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites. Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim […]
“Përtej kufirit të formave”, piktori i ri Arnol Shukulli hap ekspozitën e parë personale në Korçë
Pas përfundimit të studimeve të larta në Akademinë e Arteve në Tiranë, piktori i ri Arnol Shukulli rikthehet në qytetin e tij të lindjes, Korçë, me ekspozitën e parë personale. Ekspozita “Përtej kufirit të formave”, e hapur në Galerinë e Arteve “Guri Madhi”, ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve korçarë, të cilët janë befasuar nga […]
Orlando Koja largohet nga drejtimi i Skënderbeut pas një cikli të suksesshëm
Pas tre sezonesh të mbushura me trofe dhe sfida, trajneri i ekipit të volejbollit të femrave të Skënderbeut, Orlando Koja, ka zyrtarizuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Vendimi vjen menjëherë pas humbjes në finalen e kampionatit kombëtar, duke përmbyllur një sezon të vështirë, i cili nuk solli trofe të rinj në arkivat e […]
Eduard Zaloshnja: Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot
KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Sot, tetë ditë para ditës së zgjedhjeve, kanë mbëritur në KQZ pothuaj 132 mijë vota nga emigrantët, ose 53.5% (shihni tabelën e mëposhtme). Sipas përqindjes së mbërritjes së votave në KQZ, kryesojnë qarqet Durrës (64.7%), Tiranë […]
Humbja në finale ndaj Tiranës, largohet trajneri i Skënderbeut: Mirënjohje për të gjithë
Pas tre vitesh në krye të ekipit të vajzave të Skënderbeut në volejboll, trajneri Orlando Koja ka zyrtarizuar largimin e tij. Dorëheqja erdhi menjëherë pas humbjes 3-0 në serinë finale ndaj Tiranës, që i dorëzoi titullin kampion skuadrës bardheblu. Në deklaratën e tij për mediat, Koja shprehu mirënjohje dhe krenari për periudhën e kaluar me […]
Skënderbeu humb titullin kampion, Tirana i gëzohet trofeut në volejboll për femra
Edhe ndeshjen e tretë tiranaset e kanë mbyllur me rezultatin 1-3, me një rivalitet në dy nga 4 setet e luajtura, ashtu siç ka fituar ndeshjen e parë në Korçë 0-3 dhe 3-1 në kryeqytet, titull që ka sjellë lot gëzimi tek të gjitha lojtaret bardheblu në mënyrë të veçantë tek Emanuela Braho, e cila […]
Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci
Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e një shkollimi më të mirë. Ndërsa pret që mbesa të mbarojë mësimin në trotuarin përballë shkollës 9-vjeçare “Pandeli Llambi Cale”, burri shfaq zhgënjim të dukshëm ndaj politikës dhe mendon se fushata […]
I dënuar me burg përjetë, Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai nën masa të rrepta sigurie, i forti Elbasanit akuzohet…
Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, dhe një nga personazhet më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar dje nga Dubai. Çapja ka mbërritur në Tiranë pasditen e së premtes nën masa të forta sigurie, ndërsa është dënuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në vitin 2005 në Elbasan. Çapja, prej 7 […]
Cirku i Ramës kap kulmin/ Rrugë e re me emrin e Noizit në Dibër
Që fushata e Edi Ramës për 11 Majin ka marrë trajtat e një varieteje televizive me humor dhe këngë, nuk ka më dyshim. Tashmë prej një muaji nga njëri qytet në tjetrin, spektakli i ka zënë vendin politikës ndaj dhe askush nuk u çudit kur këtë të premte i premtoi Noizit një rrugë me emrin […]
“Goditje e rëndë për krenarinë tonë”, Takaj i kërkon falje tifozëve për rënien nga liga: Do t’i rikthejmë Skënderbeut lavdinë e humbur
Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat që në këtë sezon ranë nga “Abissnet Superiore” në Kategorinë e Parë. Një fakt i hidhur për tifozët korçarë, që tashmë duhet ta ndjekin ekipin e tyre në ligën e dytë për nga niveli në futbollin shqiptar. Presidenti Ardjan Takaj i është drejtuar tifozerisë së klubit me anë të […]