Parada e Kinës irriton Trumpin/ Presidenti amerikan ‘shpërthen’ në rrjete sociale: Po komplotoni kundër SHBA-së
Presidenti Donald Trump është i zemëruar që Kina po shoqërohet me miqtë e tij të fortë. Trump shpërtheu në mediat sociale të martën vonë në mbrëmje ndërsa u transmetuan pamje televizive të udhëheqësit kinez Xi Jinping duke pritur udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut në një paradë ushtarakenë Pekin. “Ju lutem, jepini përshëndetjet e […]
Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës
Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor. Teksa parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake – duke përfshirë mbi 10 mijë […]
Kim Jong-un udhëton për në Kinë me trenin e tij special, pse nuk “fluturoi”?
Kim Jong-un udhëton drejt Kinës me tren të blinduar për të marrë pjesë në përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kaluar kufirin drejt Kinës mëngjesin e së martës me një tren të blinduar, për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së […]
Kina përgatitet të organizojë paradën madhështore ushtarake
Në Pekin po përgatitet një paradë madhështore ushtarake, e para pas gjashtë vitesh, organizuar nga presidenti Xi Jinping për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Megjithëse përkujtimi historik është në fokus, kjo ngjarje është mbi të gjitha një shfaqje force ushtarake dhe ndikimi politik të Kinës në arenën ndërkombëtare. […]
Analizë/ Xi në gjurmët e Mao-s, Rusia është kthyer në një “koloni” kineze
Në samitin e Tianjin-it, Xi Jinping u paraqit si lideri i “Jugut të Madh global” dhe si arkitekti i një rendi të ri botëror: anti-perëndimor ose post-amerikan. Por nuk është një risi. Përkundrazi, bie në sy vazhdimësia me një periudhë shumë ndryshe në historinë e Kinës dhe botës. Pikërisht 70 vjet më parë, Republika Popullore […]
Parada ushtarake në Pekin, Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, la kryeqytetin Puyongyang, sot më 1 shtator dhe u nis drejt Kinës, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që do të zhvillohet në Pekin. Kim do të takohet më presidentin kinez, Xi Jinping, por edhe udhëheqës të tjerë të pranishëm. Ndër ta, edhe presidenti i […]
Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar për paradën ushtarake historike në Pekin
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nisur nga kryeqyteti Pyongyang drejt Kinës me trenin e tij të blinduar, për të marrë pjesë në një paradë madhështore ushtarake që do të mbahet të mërkurën në Pekin, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Parada e njohur si “Dita e Fitores” do të jetë ngjarja e […]
Takim historik Xi Jinping–Modi në Kinë, CNN: Liderët nënvizojnë miqësinë ‘kaotike’ mes Kinës dhe Indisë, çfarë u diskutua tjetër?
Për herë të parë pas shtatë vitesh, presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në qytetin Tianjin të Kinës, një takim që shënon një moment historik afrimi midis dy vendeve më të populluara në botë. Takimi erdhi në një kohë kur Kina dhe India përballen me tensione të përbashkëta me Shtetet […]
Kina dhe India zotohen të jenë ‘partnerë, jo rivalë’
Udhëheqësit e Kinës dhe Indisë thonë se tashmë ekziston një besim më i thelluar mes tyre pas viteve të tensioneve, përfshirë edhe mosmarrëveshjen e gjatë kufitare. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri indian Narendra Modi u takuan në kuadër të takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin portual të Tianjin. Kjo është […]
Putin kërcënon Europën nga “shtëpia” e udhëheqësit kinez, nuk e përmend asnjëherë Trump-in: Le të kujtojnë historinë
Udhëheqësi rus, i cili ndodhej të shtunën në Pekin, në një intervistë sulmon militarizimin e BE-së (dhe nuk përmend kurrë SHBA-të). Në intervistën shumë të gjatë, mungojnë dy fjalë. Siç ndodh gjithmonë para një udhëtimi të tij në Kinë, Vladimir Putin i dha një intervistë agjencisë Xinhua, gjatë së cilës foli për aktualitetin gjeopolitik dhe […]