CR7 i dërgon fanellën e tij me autograf Donald Trumpit, “i lutet” për paqe mes Izraelit dhe Iranit
Donald Trump ndodhej në Kanada për samitin e fundit të G7-ës. Gjatë qëndrimit në Alberta, ai është takuar me liderë nga e gjithë bota. Njëri prej tyre ishte edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Costa ka qenë më parë kryeministër i Portugalisë, ndaj ka lidhje me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano […]
Masakër në Gazën jugore: Shkon në mbi 51 numri i të vrarëve nga zjarri izraelit pranë një pike ndihmash
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një turme njerëzish pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore, duke vrarë më shumë se 51 palestinezë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, sipas dëshmitarëve dhe ekipeve të shpëtimit në terren. Ngjarja tragjike ndodhi në lindje të Khan Younis, ku mijëra persona ishin mbledhur në pritje të ndihmave […]
Ministri i Jashtëm i Katarit dënon sulmin izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit: Doha është e angazhuar në ndërmjetësim
Katar KATAR- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, po mban një konferencë për shtyp në Doha ku do të flasë për armiqësitë e vazhdueshme Izrael-Iran. Ai tha se Katari “dënon me forcë” sulmin e Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke e quajtur atë “një masë të pallogaritur që do të ketë pasoja […]
Cilat janë opsionet e Trump përballë Iranit?
Donald Trump SHBA- Komentet e Presidentit Trump mbi konfliktin Izrael-Iran kanë ndryshuar nga një mbështetje e plotë për sulmet ajrore të Izraelit në një distancim të fortë prej tyre, dhe anasjelltas. Dykuptimësia e tij i ka shtuar ndjenjën e pasigurisë ndërsa vetë luftimet përshkallëzohen – ashtu si edhe largimi i tij nga G7 në Kanada. […]
“Shqipëria mbrojti hebrenjtë”, Vatikani përballë shtetit të Izraelit? Ja çfarë thotë studiuesi
Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon foli lidhur me qasjen e Vatikanit ndaj shtetit të Izraelit. Ai solli në vëmendje fjalimin e Papës mbajtur dy ditë më parë, kur tha se asnjë shtet nuk ka të drejtë të kërcënojë mosekzistencën e një shteti tjetër. Pjesë nga emisioni: Çfarë […]
Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, njeriu më i afërt i Ali Khamenei
Ali Shadmani IRAN-Izraeli tha se sulmet e tij gjatë natës vranë shefin e shtabit të Iranit “në kohë lufte”, vetëm disa ditë pasi ai u emërua për të zëvendësuar një komandant të vrarë në sulmet e mëparshme. Pas “informacionit të saktë” të marrë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe “një mundësie të papritur gjatë natës […]
Irani godet sërish Izraelin me raketa, raportohet për të plagosur
Irani ka nisur një valë të re raketash drejt Izraelit, njoftojnë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Sirenat e alarmit për sulme ajrore po bien në të gjithë vendin dhe IDF u ka kërkuar banorëve të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, raporton BBC. Shërbimet e emergjencës së Izraelit raportojnë se pesë persona u plagosën […]
“Washington Post”: Nëse Netanyahu synon rrëzimin e regjimit në Teheran, SHBA-të duhet të veprojnë me kujdes
Në një koment të redaksisë së gazetës “Washington Post” mbi eskalimin e gjendjes mes Izraelit dhe Iranit, paralajmërohen SHBA-të dhe veçanërisht presidenti Donald Trump që mos të bëhen pjesë e një lufte të re në Lindjen e Mesme, aq më pak SHBA-të s’duhet të bëhen pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar regjimin iranian. Sipas […]
Analiza/ Përse ndjek Trump një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran
Presidenti i SHBA-së, Trump, e paraqet veten si “nxitës i paqes”. Por sulmet e Izraelit ndaj Iranit, për të cilat ai ishte i informuar më parë, i konsideron “ekselente”. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte biseduar me Uashingtonin. “Nuk ka ndonjë të papritur”, njoftoi reporteri i Fox News Bret Baier pas një bisede me presidentin […]
Një përmbledhje e konfliktit të përgjakshëm mes Izraelit dhe Iranit
Sulmi i befasishëm i Izraelit ndaj shënjestrave anembanë Iranit të premten e 13 qershorit u pasua nga tre ditë të tjera sulmesh të përshkallëzuara, ndërsa të dyja palët kërcënuan me shkatërrime të mëtejshme, në përballjen më të madhe që nga fillimi i armiqësisë mes tyre. Ja një përmbledhje e konfliktit deri tani: – Izraeli goditi […]