Kreu i IAEA ‘rrëzon’ Izraelin: S’kemi thënë kurrë se Irani po ndërton armë bërthamore!
“Nuk mund të themi se për momentin ka pasur ndonjë përpjekje sistematike në Iran për të zhvilluar një armë bërthamore”. Kjo deklaratë erdhi sot nga drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, sipas të cilit raporti i paraqitur ditët e fundit, është përdorur nga Izraeli për të justifikuar sulmin kundër Teheranit. “Irani […]
Interneti, shërbimi bankar dhe shkëmbimi i kriptovalutave ndërpriten në Iran
Ministria e Komunikimeve në Iran ka konfirmuar zyrtarisht kufizimet në qasjen në internet në vend, duke akuzuar Izraelin për “përdorimin e rrjetit kombëtar të komunikimeve për qëllime ushtarake”. Sipas deklaratës së saj, platformat dhe shërbimet vendase mbeten të aksesueshme, ndërsa qasja në pjesë të rrjetit global është kufizuar. Kjo ndodh në një kohë kur platforma […]
Sulmet e vazhdueshme me Izraelin, Irani paralajmëron: Ndërhyrja amerikane do të ishte një ‘recetë për luftë’ të përgjithshme
“Ndërhyrja amerikane në konfliktin me Izraelin do të ishte një ‘recetë për luftë’, ka paralajmëruar Irani. Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei në një intervistë për ‘Al Jazeera’ u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së, ku u përgjigj se “Nuk mendoj se SHBA mund të kontrollojë Izraelin”. Në lidhje me vendosjen e […]
Tensionet në Lindjen e Mesme, Donald Trump shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore iraniane, përfshirë edhe kompleksin në Fordow, raportojnë mediat ndërkombëtare. donald trump Diskutimi rreth këtij skenari pritet të zhvillohet në dhomën e situatave emergjente (Situation Room) në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, raportohet se nuk ka ende […]
Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, por kush është Khamenei? Udhëheqësi i linjës së ashpër të Iranit, një nga njerëzit më të fuqishëm
Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë lënë të hapur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhyste rajonin në një territor të panjohur. Një nga njerëzit më të […]
SHBA mund të hyjë në luftë me Izraelin kundër Iranit, po bëhen gati bombat “bunker buster”
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA Donald Trump është duke zhvilluar në këto momente një takim me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Para pak çastesh, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë janë parë forcat e sigurisë që tregojnë se Presidenti është brenda. Ka shumë pak gjasa të mësohet menjehërë se […]
Liderët e G7 mbështesin Izraelin, përplasje për Rusinë. Trump largohet para mbylljes së samtit, ironizon Macron
Samiti i shtatë vendeve më të industrializuara në botë që u mbajt në Kanada u mbyll me një deklaratë të përbashkët ku shprehej mbështetja e fortë për Izraelin dhe Irani cilësohej si një burim paqëndrueshmërie për të gjithë rajonin. “Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. […]
Presidenti i Iranit telefonatë me Erdogan: Nuk dëshirojmë të zgjerojmë konfliktin me Izraelin
Bota E Hënë, 16 Qershor 2025 20:01 Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian thotë se vendi i tij nuk dëshiron të “zgjerojë rrethin e luftës” me Izraelin, por do të përgjigjet “në proporcionalitet” me çdo sulm. Ai i bëri këto komente gjatë një telefonate me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të […]
Trump: Irani nuk po e fiton luftën me Izraelin, tani është shumë vonë për një marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se tani është shumë vonë për Iranin që të ketë një marrëveshje bërthamore. Trump tha se Irani po e humbet luftën me Izraelin, dhe sipas tij, kërkon dialog që vetëm të qetësojë këtë të fundit. “Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më […]
Konflikti Izrael-Iran/ Sa e cënueshme është ekonomia shqiptare?
Ekonomia shqiptare është e cenueshme sa herë që një krizë ushtarake apo ekonomike shpërthen në një pikë të globit. Fronti i ri i luftës së hapur mes Izraelit dhe Iranit, mund të krijojë probleme, edhe pse efekti i tyre mund të jetë i zbehtë në raport me krizën e cmimeve që solli shpërthimi i lufës […]