Pas reporterit të BBC, Turqia arreston edhe gazetarin suedez, akuzohet për “fyerje të presidentit”!
Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”. Andreas Gustavsson, kryeredaktor i gazetës Dagens ETC, tha se Medin, i cili ishte në Turqi për të mbuluar protestat e vazhdueshme kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, nuk ishte dëgjuar prej […]
Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë
Presidenti francez Emmanuel Macron, pas takimit të dytë me liderët e BE-së që nuk ishin të pranishëm në samitin e parë duke përfshirë Kanadanë, tha se përpjekjet e BE-së për paqen do të vazhdojnë në parimin e përfshirjes së Ukrainës dhe respektimit të të drejtave të saj. “Pozicioni i Francës dhe partnerëve të saj është […]
Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare
Numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në më shumë se 1,000 , ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Junta qeverisëse tha në një deklaratë të shtunën se 1,002 njerëz ishin konfirmuar të vdekur dhe 2,376 të plagosur, me shumicën e […]
DYSHIMET – Dy të rinjtë e arrestuar rastësisht në Shkodër, ishin nisur për të vendosur tritol
Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër në ndjekje nga policia dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli. Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. […]
“Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion”/ Berisha: Le të rrëmojnë edhe 40 vite
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar reformën në drejtësi gjatë kohës kur ai ishte në pushtet. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha në lidhje me korrupsionin, ai sfidoi të ftuarit në studio duke thënë të gjejnë një ministër të Berishës që ka e kapur SPAK me korrupsion. Berisha shtoi se ai vetë u […]
Meta: Qelia më duket si Kavalishenca, po luaj ping-pong me sportistë nga Nigeria
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgimin 313 të Tiranës i arrestuar për korrupsion prej 5 muajsh, ka dhënë një intervistë me shkrim për emisionin Opinion në Tv Klan, që është përshtatur për transmetim me zë e figurë përmes inteligjencës artificiale. Ish-Presidenti është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si […]
Berisha, një shpjegim për ligjin famëkeq 7501
Berisha e ka pranuar si të gabuar ligjin famëkeq 7501, miratuar në fillim të viteve ‘90 edhe nga PD, gjë që solli pasoja në vite në çështjen e pronave, por dha një shpjegim se pse u veprua kështu. “Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara, sigurisht një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Por, […]