Zyrtarët perëndimorë përballë iranianëve në Gjenevë! Sekretari i Jashtëm britanik: Gjatë dy javëve të ardhshme, mund të arrihet një zgjidhje diplomatike
Nisin negociatat e para zyrtare për çtensionimin e situatës mes Izraelit dhe Iranit. Diplomatët kryesorë të Evropës po zhvillojnë bisedime me ministrin e Jashtëm të Iranit, në Gjenevë, me në fokus shqetësimin për programin bërthamor të Teheranit, që nxiti luftën mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në […]
Diktatori i Iranit refuzon bisedimet për programin bërthamor: S’ka negociata derisa të vijojnë sulmet e Izraelit
Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk kishte vend për negociata me SHBA-në “derisa të ndalet agresioni izraelit”. Një javë pas fillimit të fushatës, Izraeli tha se kishte goditur dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë vendet e prodhimit të raketave, një organ kërkimor […]
Bisedimet për paqe ne Gjenevë/ Europa kërkon negociata mes Iranit dhe Izrael-ShBA për çështjet bërthamore
Përshkallëzimi rajonal “nuk i sjell dobi askujt” dhe kjo është arsyeja pse “duhet t’i mbajmë diskutimet të hapura”, u shpreh nënkryetari i Komisionit Evropian, pas takimit në Gjenevë, ku nisën negociatat mes zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë. “Ne ishim të qartë, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore“, theksoi Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së […]
“Je ujk i maskuar si diplomat”. Përplasje në Këshillin e Sigurimit mes ambasadorit izraelit dhe atij iranian
Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar se do të vazhdojnë fushatat e tyre. Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli zhvilloi një […]
Përfundon takimi diplomatik me Teheranin! Evropa: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore
Takimi mes ministrave të Jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë ka përfunduar, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet mes Iranit dhe Izraelit. Pas përfundimit të bisedimeve, zyrtarët evropianë dhanë deklarata të shkurtra për mediat, duke theksuar rëndësinë e dialogut në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale. Zëvendëspresidentja e Komisionit […]
Konflikti me Iranin, IDF-izraelitëve: Përgatituni për një fushatë të zgjatur kundër regjimit iranian
Izraeli i bën thirrje popullit që të përgatiten për një ‘fushatë të zgjatur’ kundër Iranit. Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, tha se qëllimi ndaj Iranit është ‘eliminimi i një kërcënimi të kësaj madhësie’. Ai akuzoi Iranin se “ka ndërtuar për vite me radhë një plan të qartë për të shkatërruar […]
Ambasadori i Izraelit: Ende nuk i kemi përmbushur qëllimet tona
Ambasadori i Izraelit në OKB, Daniel Meron, ka kritikuar ashpër praninë e Iranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së që po zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, duke akuzuar OKB-në se ka humbur qëllimin e saj dhe se ka tradhtuar shkeljet e të të drejtave të njeriut në Iran. Fjalët e Meron duket […]
Uashingtoni ‘ndëshkon’ Teheranin, administrata Trump njofton sanksione të reja kundër Iranit
Administrata Trump ka lëshuar sanksione të reja në lidhje ndaj Iranit, referuar konfliktit të armatosur me Izraelin. Bëhet fjalë për dy kompani me seli në Hong Kong dhe sanksione që lidhen me luftën kundër terrorizmit, sipas një deklarate të postuar sot në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Sanksionet synojnë të paktën […]
Ky është propozimi me katër pika nga evropianët për Iranin për t’i dhënë fund luftës me Izraelin
Foto ilustruese FRANCË- Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, njoftoi qëllimin e Francës dhe partnerëve të saj evropianë për të paraqitur sot në Gjenevë një propozim të strukturuar diplomatik ndaj Iranit për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët në “Le Bourget”, pak jashtë Parisit, Macron theksoi se iniciativa evropiane synon […]
“Nuk ka shpresa për paqe”, Irani: Bisedime vetëm nëse Izraeli…
Ministri i Jashtëm i Iranit është shprehur kundër negociatave me Shtetet e Bashkuara për sa i përket ndalimit të luftës me Izraelin. Primare për zyrtarët e Iranit është ndalimi i sulmeve izraelite në të kundërt çdo gjë do të jetë e kotë, shkruan A2 CNN. “Më lejoni ta bëj të qartë qëndrimin. Në rrethanat aktuale, […]