Tag: goditjet

  • Përshkallëzohet ofensiva në Gaza, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet e fundit të ushtrisë izraelite

    Përshkallëzohet ofensiva në Gaza, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet e fundit të ushtrisë izraelite

    Nuk ndalen sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

    Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e të dielës nga goditjet, 7 prej të cilëve kanë humbur jetën teksa po kërkonin ushqim.
    Zona me popullsi të dendur ka pësuar shkatërrime të rënda nga goditjet.

    Palestinezët jetojnë në kushte shumë të vështira nëpër tenda, duke u përballur edhe me urinë e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme izraelite.
    Që nga tetori i vitit 2023, ushtria ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Gaza.
    Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka çuar në migrim të detyruar dhe përhapje të sëmundjeve.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza./vizionplus.tv

  • Heroi i Arsenal: Punojmë shumë me goditjet standarte, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

    Heroi i Arsenal: Punojmë shumë me goditjet standarte, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

    19 Gusht 2025

    12:53

    Telesport

    Mbrojtësi i Arsenal, Riccardo Calafiori, ishte heroi i “topçinjve” në fitoren 1-0 që arritën ndaj Manchester United në “Old Trafford”, në javën e parë të Premier League.
    Në një deklaratë për “Sky Sports”, mbrojtësi italian tha: “Si gjithmonë, ne punuam shumë në goditjet standarde dhe kjo është ajo që treguam edhe ndaj United. Duhet të përmirësohemi nëse është e mundur dhe të vazhdojmë kështu”.
    “Nëse duam të garojmë në nivele të larta, duhet të jemi të mirë në çdo pozicion. Shokët e mi të ekipit janë gati të luajnë ashtu si unë, ndaj nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje”, shtoi Calafiori.
    “Besimi që kemi brenda do ta rrisë nivelin. Shpresoj të luaj shumë, por nëse jo, ka një shok tjetër që mund të luajë“, tha italiani, që vjet ishte shpesh viktimë e disa dëmtimeve muskulore.

  • PSG e nis vrullshëm merkaton, 110 milionë euro për dy goditjet e para

    PSG e nis vrullshëm merkaton, 110 milionë euro për dy goditjet e para

    29 Korrik 2025

    19:28

    Telesport

    Nëse shumë klube të mëdha kanë qenë aktive dhe kanë bërë goditje të bujshme në këtë merkato, ndryshe nga ajo që kemi parë vitet e fundit, PSG ka qëndruar në heshtje dhe ende nuk e ka “hapur” merkaton.
    PSG kanë transferuar zyrtarisht deri tani portierin e ri nga Roma, 19-vjeçarin Renato Marin, por ende nuk kanë bërë asnjë goditje të bujshme. Megjithatë, PSG pritet të nisë shumë shpejt merkaton dhe të bëjë goditjet e para për këtë verë.
    Dy transferimet e para të parizienëve duket se do te jenë dy përforcime në portë dhe në mbrojtje. PSG është shumë pranë të transferimit të Lucas Chevalier, portierit të Lille, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Donnarumma-s.
    Ndërkohë që goditja e dytë pritet të jetë transferimi i mbrojtësit ukrainas të Bournemouth, Illia Zabarnyi, për të cilin francezët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro. Me këto dy përforcime, kampionët e Europës po kërkojnë të forcojnë strukturën e tyre me lojtarë të rinj, por të provuar, dhe të hapin rrugën për një epokë të re me më pak figura mediatike dhe një qëndrueshmëri më të madhe kolektive. Të dy emrat e sipërmendur janë zgjedhje e Luis Enrique, pasi i përshtaten mirë projektit që spanjolli ka.

  • Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

    Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

    Të paktën 33 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga goditjet e rrufeve gjatë stuhive të forta të dy ditëve të fundit në shtetin verilindor indian të Biharit, thanë autoritetet.

    Shumica e viktimave u goditën nga rrufeja ndërsa punonin në fusha, tha për AFP Vijay Kumar Mandal, kreu i agjencisë lokale të menaxhimit të emergjencave.
    Sipas autoriteteve të Biharit, rrufetë vranë të paktën 243 persona në vitin 2024 dhe 275 vitin e kaluar në shtet.
    Çdo vit, India lindore përjeton përmbytje masive që shkaktojnë dhjetëra vdekje dhe zhvendosin qindra mijëra njerëz gjatë sezonit të musoneve të verës (qershor-shtator).
    Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po rrit ashpërsinë dhe frekuencën e këtyre fenomeneve të motit.

    Top Channel

  • Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa

    Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa

    Teksa vendi po përballet me temperatura pervëluese, rritet njëkohësisht edhe rreziku për goditjet nga dielli. Dhimbjet e kokës, luhatjet e temperaturës në organizëm, por dhe goditjet në tru mund të jenë më të shpeshtat sipas specialistëve.
    “Goditjet nga të nxehtit shoqërohen me disa simptoma shumë të shpeshta siç janë, dhimbjet e kokës, marrjet e mëndve, ndonjëherë shoqërohen edhe me rritje temperature të vet organizmit. Në një matje rëndom që mund të kryej qytetari me nauziv me të vjella por nga ana tjetër me rritje të shifrave të presionit arterial rritet shumë sëmundshmëria e probleme ve të goditjes në tru, goditjes së sistemit nervor qendror. Njëkohësisht atakët kardiake por edhe dëmtimi i funksionimit të veshkave si pasojë e dehidratimit,” tha Marsida Duli, mjeke në QSUT.
    Për shkak të vapës së madhe organizmi i njeriut humbet edhe mjaft elementë të rëndësishëm vital, siç janë elektrolitet.
    “Kontakti me temperaturat e larta me rrezatimin diellor shoqërohet me djersitje të shtuar, me humbjen e lëngjeve të organizmit tonë. Përveç ujit në organizmin tonë humbasim njëkohësisht edhe elektrolide të cilat janë shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e organizmit tonë,” tha doktoresha.
    “Në këto ditë përvëluese specialistët rekomandojnë konsumim të lëngjeve sa më të freskëta, fruta-perime dhe pa diskutim kur të dilni nga shtëpia merrni uji më vete,” raporton gazetari Maksi Rama.
    “Një mik i pandashëm duhet të jetë patjetër uji, të mos frekuentohen ambientet e jashtme sidomos në një fashë orare ku dhe rrezatimi është më i fuqishëm, temperaturat janë më të larta. Duhet të kemi një kujdes më të shtuar në produktet që konsumojmë përgjatë kësaj periudhe për sigurinë ushqimore në mënyrë që të mos kontaminohen,” tha Marsida Duli, mjeke në QSUT.
    Specialistët rekomandojnë ndër të tjera edhe kujdes sa i përket temperaturave të ajrit të kondicionuar gjatë kësaj periudhe të cilat duhet të jenë në vlerat 22-26 gradë në ambientet e brendshme.
    Klan News

  • Izraeli rrëfen planin sekret vite më parë: Goditjet ndaj Iranit dhe sulmi i papritur që ndryshoi gjithçka…

    Izraeli rrëfen planin sekret vite më parë: Goditjet ndaj Iranit dhe sulmi i papritur që ndryshoi gjithçka…

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se goditjet ndaj Iranit kanë qenë në planifikim për “vite me radhë”.

    Në një përditësim të fundit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, tha se përgatitjet për operacionin janë përshpejtuar muajt e fundit në “sekret të rreptë”.

    Pa dhënë detaje specifike, Zamir tha se operacioni u bë i mundur “falë përputhjes së kushteve operacionale dhe strategjike”, ndërsa shtoi se vonimi i sulmeve do të sillte rrezikun e humbjes së atyre kushteve dhe do ta vendoste Izraelin në një pozitë të pafavorshme.

    “Falë një goditjeje të fuqishme dhe të papritur në fillim, arritëm rezultate jashtëzakonisht të suksesshme,” theksoi Zamir./BBC

  • Thirrja e mjekëve: Kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

    Thirrja e mjekëve: Kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

    Ardhja e menjëhershme e stinës së nxehtë ka rritur shqetësimet shëndetësore dhe urgjencat nga vapa. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje popullatës, në zonat rurale dhe në qytete, të ruhen nga temperaturat e larta dhe goditjet e diellit.
    Veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin daljet në orët e pikut. Një thirrje e veçantë vjen për drejtuesit e mjeteve: pasi të parkoni, mos lini në makinë fëmijët dhe as të moshuarit.
    Qëndrimi në temperatura shumë të larta do t’u rrezikonte shëndetin dhe jetën. Eugena Tomini, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, këshillon popullatën për konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta. Veshje të lehta dhe asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa një shishe ujë me vete.

  • “I dinim goditjet e tyre nga këndi, por u shpërqendruam”, Mitaj: Bëmë shumë raste, por nuk bëmë dot golin

    “I dinim goditjet e tyre nga këndi, por u shpërqendruam”, Mitaj: Bëmë shumë raste, por nuk bëmë dot golin

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Trabsferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • E mori nga qyteti i peshkimit te Lacio, Etrit Berisha flet në Itali për Igli Taren te Milani: E ka treguar veten… 

    E mori nga qyteti i peshkimit te Lacio, Etrit Berisha flet në Itali për Igli Taren te Milani: E ka treguar veten… 

    Igli Tare është drejtori sportiv më i ri i Milanit. Firma është hedhur sot në orën 13:00, ndërsa Tare ka firmosur për 2 sezone dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë përfitimi i tij do të jetë rreth 1 milionë euro neto në sezon. Në mediat italiane ka folur edhe Etrit Berisha, që ka vlerësuar goditjet nën kosto që ka bërë Igli Tare te Lacio. Në fakt, vetë Berisha ka qenë një prej tyre teksa Tare e mori nga Kalmari në Suedi, një vend që njihet më shumë për peshkim sesa për futboll dhe e dërgoi menjëherë në Serinë A. ?“Ata e dinë mirë se Tare është goditje e duhur për shkak të lëvizjeve që bëri në treg, vecanërisht për goditjet me kosto të ulët, por gjëja më të vërtetë e rëndësishme që duhet të përmend është se Tare jeton me ekipin. Ka personalitet, nëse dikush nga lojtarët nuk po performon në nivelin e pritur, nuk kishte frikë t’i tregonte sesi janë gjërat. Pastaj ka forcën dhe aftësinë për të ndjekur rrugën e zgjedhur, së bashku me motivimin dhe fjalët e duhura për një lojtar veteran dhe për të dhënë një lojtar të ri, që i shërben ekipit”, tha Berisha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/