Vitinha: Nuk është e lehtë të fitosh këtu. Jemi të gjithë të bashkuar, duam finalen
30 Prill 2025 9:19 Alfred Lleshi Vitinha, mesfushori i PSG-së dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Arsenalit, foli në përfundim të transfertës londineze: “Është shumë e vështirë të vish e të fitosh këtu, këtë e pamë edhe në tetor. Bëmë një ndeshje të madhe, edhe pse nuk patëm zotërimin e topit si zakonisht. […]
Flick lartëson Interin: Ka mbrojtjen më të mirë në Europë, por edhe mesfushën…
Hansi Flick ndjek tripletën sezonale. Pas fitores në finale e “Copa del Rey” ndaj Real Madridit, skuadra e tij është gati të sfidojë Interin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjerman doli në konferencë për shtyp, ku nënvizoi mes të tjerash: Interi ka pësuar shumë pak gola, ndërsa ju më shumë se të gjithë […]
Hidhet shorti i “Final Four, Partizani përballë Egnatias, Dinamo përplaset me Vllazninë
Adriatik BALLA Kampionati hyn në fazën finale të tij, aty ku do të përcaktohet edhe fituesi i titullit kampion për këtë edicion. Kështu, ditën e djeshme, është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti i fazës “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore”, teksa përballë janë vendosur Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo Siti. […]
Zgjedhjet e 11 majit/ Denaj: Qytetarët dhe BE janë fokusi kryesor i PS
Ministrja e Bujqësisë, aktualisht kandidate në listën e hapur të PS në qarkun e Tiranës, Anila Denaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për zgjedhjet e 11 majit dhe takimet me qytetarët. Ajo theksoi se çdo ditë ka biseda me qytetarë në zona të ndryshme të Tiranës dhe […]
Lobimi i PD-së në SHBA, Balla për median greke: Non grata, njollë që nuk hiqet kurrë
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, u ndal tek lobimi prej 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA në një intervistë për mediet në Greqi. Sipas Ballës, lobimi bëhet për të hequr një njollë që, sipas tij, nuk mund të zhduket kurrë. Në intervistën për mediet nga sheshi “Omonia” në Athinë, Balla […]
Berisha flet në kongresin e PPE: Rama i ka bërë zgjedhjet fasadë! Shqipëria, një narkoshtet në Europë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga Kongresi i Partisë Popullore Evropiane, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të deformojë vullnetin e qytetarëve në betejën elektorale të 11 majit. Gjatë fjalës në Kongresin e PPE në Spanjë, Berisha deklaroi se kryeministri i ka shndërruar zgjedhjet në Shqipëri në fasadë. “Shqipëria sot është shteti i […]
“Do bashkëpunojmë me PS”, kreu i PSD: S’më vjen mirë që bëjnë presion për votën. Nuk shkohet kështu në BE!
“Partia Social Demokrate, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë”, kështu u shpreh nga Korça, teksa prezantoi kandidatet e tij, kryetari i PSD Tom Doshi. “Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën […]
“Po luftojmë për mandatet tona, por jo për të rikthyer Berishën”, Doshi: Me PS bashkëpunojmë pas 11 Majit
Tom Doshi ka deklaruar se e Partisë Social Demokrate pret që në Korçë të marrë 1 mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa po prezantonte kandidatët e PSD në këtë qark, ai tha se forca politike që përfaqëson nuk lufton për të sjellë në pushtet Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Ndonëse u shpreh se do […]
Skandali i lobimit, Evi Kokalari zbulon firmën e PD për kontratën miliona dollarëshe në emër të 25 partive të vogla…
Elmas Bogdani Skandali i lobimit me vlerë marramendëse prej 6 milionë dollarësh, i nënshkruar nga Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zgjeron përmasat e tij, duke vënë në rrezik jo vetëm vetë PD-në, por të gjithë koalicionin opozitar. Detajet e kësaj skeme i jep aktivistja shqiptaro-amerikane që jeton në SHBA Evi Kokalari, […]
Ina Zhupa viziton Fterrën, pritet nga një grup i vogël simpatizantësh në një kafene
Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka ndaluar në vendlindjen e saj, Fterrë, ku është takuar me një grup të vogël banorësh, rreth 15 persona, në një ambient kafeneje. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson Fterrën si “shtëpinë e saj” dhe thekson emocionet e takimit me bashkëfshatarët. “Biseduam me […]