Tag: gates

  • Bill Gates bëhet pjesë e dokumentarit të regjisorit shqiptar, Tertini:Ja si u bë pjesëmarrës në “Pinocchio’s Harvard”

    Bill Gates bëhet pjesë e dokumentarit të regjisorit shqiptar, Tertini:Ja si u bë pjesëmarrës në “Pinocchio’s Harvard”

    Valmir Tertini është një regjisor shqiptar i njohur për qasjen e tij të veçantë në dokumentarë dhe kinema artistike, duke kombinuar rrëfime personale me dimensione kulturore dhe historike. Me projektet që ka realizuar në fushën e kinematografisë ai ka fituar vëmendje ndërkombëtare për aftësinë e tij, duke sjellë edhe histori të thjeshta në ekran me një vizion unik dhe emocional, siç shihet edhe në projektin e tij më të fundit, “Pinocchio’s Harvard”. Dokumentari më i ri nga regjisori shqiptar Valmir Tertini sjell historinë e Pinocchio’s, picerisë ikonike pranë Harvardit, e cila prej më shumë se gjashtë dekadash është shndërruar në një pikë-referimi për studentët dhe vizitorët e Harvardit. Por në dokumentarin e regjisorit Valmir Tertini është pjesëmarrës dhe Bill Gates një ndër njerëzit më të pasur në botë. Bill Gates është një sipërmarrës, programues dhe filantrop amerikan, i njohur më së shumti edhe si themelues i Microsoft-it, kompania më e madhe e softuerëve në botë. Një figurë kyçe në historinë e teknologjisë moderne dhe një nga filantropët më me ndikim në botë, që bëhet pjesë e dokumentarit të regjisorit shqiptar. Regjisori Valmir Tertini në intervistën për gazetën “SOT” ndërsa flet për punën me dokumentarin tregon se herë pas here, ish-studentët kthehen në Pinocchio, ku Mark Zuckerberg festoi ditëlindjen aty, ndërsa Bill Gates po xhironte ditarin e tij. Ky film dokumentar vjen në vijim të projekteve të regjisorit Tertini, i cili tregon se stili i xhirimit e bëri sfiduese historinë e tij. Por sa i takon Pinocchio’s që ndër vite është frekuentuar dhe nga emra që më pas do të bëheshin figura globale si Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, klientë të rregullt në periudhën e studimeve të tyre, gjithashtu ky vend është vizituar edhe nga personalitete të Hollywood-it dhe politikës, ndër ta Matt Damon, Ben Affleck, Natalie Portman apo dhe Michelle Wu. “Pinocchio’s Harvard” prodhohet nga vivFilms dhe shënon iniciativën e parë zyrtare të studios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet që të shfaqet për herë të parë në pranverën e vitit 2026.

    -Një projekt i ri nga ju si regjisor në filmin dokumentar ka marrë vëmendje, ku Bill Gates një figurë kyçe në historinë e teknologjisë moderne dhe një nga filantropët më me ndikim në botë është pjesëmarrës. “Pinocchio’s Harvard”, projekti që po ngjall vëmendje në industrinë e filmit në SHBA, por si lindi ideja për të realizuar këtë film dokumentar dhe pse ju tërhoqi historia e kësaj picerie ikonike pranë Harvardit?
    Në fillim mendova që kishte një dokumentar për Pinocchion. E kisha dëgjuar për herë të parë në serialin Suits, dhe pastaj, gjatë kërkimeve të mia që po bëj në Harvard, ku sigurisht vizitova edhe picerinë kureshtja m’u shtua. Së pari e pyeta Adamin nëse kishte vërtetë një dokumentar për Pinocchion. Ai më tha që shumë televizione kanë bërë story këtu, ka dalë në shumë portale, është përmendur në filma e seriale, por një dokumentar të mirëfilltë nuk ka. Unë i thashë që do ta bëj unë një dokumentar. Ai kërkoi njëherë emrin tim dhe, shumë shpejt, pranoi çfarë i propozova për dokumentarin.
    – Cila ishte sfida më e madhe gjatë procesit të kërkimit dhe dokumentimit të historisë së “Pinocchio’s”?
    Stili i xhirimit e bëri sfiduese historinë e dokumentarit. Është vëzhgues, pa narracion dhe pa intervista, dhe në atë ambient të vogël duhej të prisje që të hynte një student, një vizitor apo një kalimtar, që nga bisedat e tyre të kuptohej historia e picerisë ikonike të Harvardit.
    -Si arritët të përfshini personalitete të profilit të lartë si Bill Gates, në këtë projekt?
    Herë pas here, ish-studentët kthehen në Pinocchio. Mark Zuckerberg festoi ditëlindjen aty, ndërsa Bill Gates po xhironte ditarin e tij. Në bisedën me Françeskën arritëm që të përfshiheshim në dokumentar. Xhirimet kishin ndodhur kohë më parë, por ne duhej të prisnim që zyra e tij të na aprovonte një gjë të tillë.
    -A pati Bill Gates një koment të tij për punën tuaj me filmin dokumentar?
    Ai na uroi për punën që po bëjmë.
    -Në bisedë më parë rreth punës me dokumentarin ju thatë edhe se “koha e bëri të vetën”, çfarë kuptoni konkretisht nga kjo dhe si ka evoluar historia gjatë xhirimeve për t’u bërë ajo që është tani?”
    Unë fillimisht bëra kërkimet e mia dhe pastaj u njoha me historinë përmes Adams, dhe ishin aq gjëra të bukura saqë nga xhirimet e para që kishim sikur nuk po arrinim ti nxirrnim në pah, por ditët e xhirimit dhe koha e bëri të vetën. Tanimë kemi historinë e bukur të kësaj picerie ikonike që ka shumë domethënie nga personalitete, që përmendëm dhe si ato të tjera që do vijnë dhe çdo ditë janë të ulur aty duke ngrënë e duke menduar, që cilën risi do sjellin për botën.

    – “Pinocchio’s Harvard” është projekti juaj më i ri, çfarë do të donit që shikuesit të marrin me vete pas shikimit të dokumentarit, që mban emrin tuaj si regjisor?
    Shikuesit do të ndihen me Pinokion, vendin e vogël, thjeshtësinë, modestinë, vlerat, shijen, personalitetet dhe harmoninë, që ka ky vend dhe me personazhin unik siç edhe Adams.
    -Filmi prodhohet nga vivFilms dhe shënon iniciativën e parë zyrtare të studios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju si regjisor kur mendoni se do të ketë një premierë filmi juaj dokumentar?
    Mendoj që dokumentari do jetë premierë nga muaji mars i vitit 2026.
    – Ju jeni dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe njiheni për punën tuaj në projektet në dokumentar. Keni realizuar projekte të tjerë më parë, por cila është metodologjia juaj e punës, nisni nga historia apo nga personazhet?
    Do të thoja nisin nga përshtypjet dhe guximi. Personazhi që përcjell histori, ashtu si historia që krijohet nga personazhi.
    – Sa e vështirë është për një regjisor të ri nga një vend i vogël të depërtojë në industrinë amerikane të filmit?
    Kur njeh mirë profesionin nuk është fare e vështirë, kur bën sikur di atëherë vjen vështirësia.
    Intervistoi: Julia Vrapi
    Aktiviteti në kinematografi
    Regjisori Valmir Tertini në aktivitetin e tij ka projekte të ndryshme në filma artistikë, por edhe dokumentarë, që janë mirëpritur nga publiku dhe vlerësuar nga kritika. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe si regjisor njihet për qasjen e tij të guximshme dhe hulumtuese në dokumentar.
    Tertini ka trajtuar tema të ndjeshme në veprat e tij të mëparshme, si martesa për dokumente në “Tradhti me Letra”, abuzimet brenda institucioneve në filmin “Vulë”, si dhe ka sjellë jetën e aktorit legjendar Bekim Fehmiu në një dokumentar të veçantë. Premiera zyrtare e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh Bekim Fehmiu nën regjinë e Valmir Tertinit u shfaq në Tiranë në shtator 2023 dhe u përcoll me shumë interes nga të pranishmit, ku nuk mungonin dhe adhurues të aktorit të madh që vinin nga shtete të tjera. Por përgjatë aktivitetit të tij me projektet që ka realizuar Valmir Tertini është vlerësuar me mbi 30 çmime ndërkombëtare.
    Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit të xhirimeve të serialit “Boston Blue” të Paramount dhe aktualisht drejton klasën e tij të filmit në Boston Public Library, ndërsa punon paralelisht në kërkimet shkencore për doktoraturën mbi Efektin e Filmit. Regjisor dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, Valmir Tertini ka qenë gjithashtu dhe anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare të filmit.

  • Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

    Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

    Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe sëmundjet janë dy nga problemet më të mëdha dhe më të neglizhuara të njerëzimit”. Në një shkrim të publikuar së fundmi, Gates thekson se megjithëse ndryshimet klimatike janë shqetësuese, ato “nuk do të çojnë në zhdukjen e njerëzimit”, ndërsa pasojat e urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor po marrin jetë çdo ditë.
    Sipas tij, shumë nga investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike janë “të kushtueshme, të diskutueshme dhe joefektive”, ndërkohë që fondet duhet të përqendrohen tek programet humanitare që shpëtojnë jetë. Gates kërkon që filantropët dhe qeveritë të rishikojnë shpërndarjen e burimeve dhe të vendosin në qendër “parandalimin e vuajtjes njerëzore”, veçanërisht në vendet më të varfra.
    Ai kritikoi gjithashtu shkurtimet e administratës së presidentit Donald Trump ndaj USAID-it, të cilat kanë ndikuar në ndalimin e ndihmave ushqimore e mjekësore për miliona njerëz. Gates solli shembullin e një fëmije 10-vjeçar nga Sudani i Jugut që humbi jetën pasi nuk mori mjekimin kundër HIV-it, pas ndërprerjes së ndihmave.
    Në prag të samitit global COP30, Gates apelon që investimet të ridrejtohen drejt luftës kundër urisë dhe sëmundjeve, duke theksuar se “suksesi i vërtetë matet me jetët e shpëtuara, jo me deklaratat politike për klimën”.

  • Kriza e mishit “të rremë”: Rënia dramatike e kompanisë së mbështetur nga Bill Gates

    Kriza e mishit “të rremë”: Rënia dramatike e kompanisë së mbështetur nga Bill Gates

    Një nga investimet më të promovuara nga Bill Gates, kompania e mishit me bazë bimore Beyond Meat, po përjeton ditët më të vështira që nga krijimi i saj. Aksionet e kompanisë ranë nën 1 dollar, duke e vendosur në rrezik delistimi nga bursa Nasdaq dhe duke tronditur investitorët, që dikur e shihnin si simbol të “ushqimit të së ardhmes”.Sipas raportimeve të Associated Press, Beyond Meat po përballet me një krizë të thellë financiare. Të marten e kaluar, çmimi i aksioneve zbriti në 92 cent, pas një rënieje prej 12% brenda ditës, ndërsa nga fillimi i vitit ato janë ulur me 73%. Kompania njoftoi se shumica e mbajtësve të obligacioneve kishin pranuar një plan për të ulur borxhin me 800 milionë dollarë, duke zgjatur maturimin e tij deri në vitin 2030.Por për ta arritur këtë, ajo pritet të emetojë deri në 326 milionë aksione të reja, çka ka frikësuar investitorët pasi kjo do të dobësojë ndjeshëm vlerën e aksioneve ekzistuese.Në të njëjtën kohë, të ardhurat neto të kompanisë ranë me 15% në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa kërkesa për qoftet pwr hamburger, salsiçet dhe produktet e tjera me bazë bimore ka rënë ndjeshëm në tregun amerikan.Kur u listua në bursë në vitin 2019, Beyond Meat u quajt “ylli i sektorit të mishit bimor”. Kompania tërhoqi investitorë të njohur si Bill Gates dhe aktorin Leonardo DiCaprio, ndërsa firmosi marrëveshje me zinxhirë të mëdhenj si McDonald’s dhe KFC.Por suksesi i fillimit nuk u përkthye në kërkesë të qëndrueshme. Konsumatorët amerikanë nuk u bindën nga shija dhe lista e gjatë e përbërësve, ndërsa çmimet e larta dhe inflacioni i viteve të fundit e bënë produktin edhe më pak tërheqës. Kompania prezantoi një version “më të shëndetshëm” të hamburgerit në vitin 2024, por pa rezultat.Në Europë, ku McDonald’s përdor produkte të Beyond Meat, kërkesa është disi më e qëndrueshme, por shitjet në SHBA vazhdojnë të bien, dhe kompania madje pezulloi aktivitetin në Kinë për shkak të shitjeve të dobëta.Bill Gates e ka promovuar për vite me radhë mishin e prodhuar në laborator si një zgjidhje për krizën klimatike dhe për reduktimin e emetimeve nga bujqësia tradicionale. Ai e quajti këtë sektor “një pjesë thelbësore të të ardhmes së ushqimit” dhe investoi në disa kompani që punojnë me proteina alternative.Por rënia e Beyond Meat është një goditje e dukshme për reputacionin e tij si investitor vizionar. Dështimi i kompanisë që simbolizonte “revolucionin e ushqimit të pastër” ka ringjallur debatet nëse tregu i mishit artificial është realisht i qëndrueshëm apo ishte vetëm një flluskë e fryrë nga entuziazmi i investitorëve.Për momentin, duket se konsumatorët po i rikthehen produkteve tradicionale dhe organike, ndërsa “mishi i rremë” po humbet terren. Beyond Meat duhet të ulë kostot, të përmirësojë shijen dhe të rikthejë besimin e tregut nëse nuk dëshiron të mbetet thjesht një kujtim i një epoke idealiste të ushqimit.Ndërkohë, për Gates dhe investitorët e tjerë që besuan në këtë sektor, kriza e Beyond Meat është një paralajmërim se e ardhmja e ushqimit nuk mund të ndërtohet vetëm mbi teknologji dhe qëllime të mira,  por mbi produktet që konsumatori realisht do të blejë. / APKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale në jetën tonë”, Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme

    “Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale në jetën tonë”, Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme

    Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, vazhdon të mbetet një nga zërat më me ndikim në botën e teknologjisë, edhe pse ka reduktuar aktivitetin e tij profesional. Në një intervistë për emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon në NBC, ai ndau vizionin e tij për ndikimin që inteligjenca artificiale do të ketë gjatë dekadës së ardhshme.
    Sipas Gates, “brenda dhjetë vitesh, shumica e detyrave që sot kryhen nga njerëzit do të realizohen nga inteligjenca artificiale”. Ai nuk e sheh këtë zhvillim si kërcënim, por si një mundësi për përmirësim të ndjeshëm të efikasitetit dhe rezultateve në fusha të ndryshme.
    Gates theksoi potencialin e madh të IA-së në teknologji, arsim dhe mjekësi, ku pritet të sjellë këshillime më të sakta mjekësore, mësimdhënie inteligjente dhe përparime në kërkimet shkencore. Po ashtu, ai përmendi ndikimin që mund të ketë në prodhim, transport dhe bujqësi, duke i cilësuar këto ndryshime si “të thella dhe që po ndodhin shumë shpejt”.
    Filantropi amerikan foli edhe për rolin e tij në kërkimet mbi malarien dhe sëmundjen e Alzheimerit, duke përmendur se në vitin 2022 kishte shkruar se AI është mjeti më i fuqishëm për të ulur pabarazitë në botë.
    Për Gates, inteligjenca artificiale përfaqëson një revolucion pozitiv që mund të çojë në trajtime të reja për sëmundje vdekjeprurëse, zgjidhje për krizën klimatike dhe arsim cilësor për të gjithë, duke transformuar rrënjësisht jetën njerëzore në dekadën që vjen.

  • Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, rrëfen pse fshehu mbiemrin e famshëm gjatë fëmijërisë

    Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, rrëfen pse fshehu mbiemrin e famshëm gjatë fëmijërisë

    Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar arsyen përse prindërit e saj nuk donin që ajo të përdorte mbiemrin “Gates” gjatë viteve të fëmijërisë. Gjatë një episodi të podcast-it “The Burnouts”, të cilin e drejton bashkë me shoqen e saj të dhomës në Universitetin e Stanfordit, Sophia Kianni, Phoebe tregoi se deri në shkollën e mesme ajo përdorte mbiemrin French, mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, Melinda.
    “Prindërit e mi ishin shumë të vendosur që të mos përdornim mbiemrin Gates në fëmijëri. Përdorja mbiemrin e nënës sime që të mos identifikohesha menjëherë si ‘vajza e Bill Gates’”, tha ajo. Vendimi, sipas saj, e ndihmoi të krijonte lidhje të sinqerta me bashkëmoshatarët dhe të rritej me më pak paragjykime.
    Edhe pse Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë, ai dhe Melinda kanë vendosur që fëmijët e tyre, Jennifer, Rory dhe Phoebe, të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 101 miliardë dollarë. “Nuk është një dinasti,” tha Gates në një intervistë. “Fëmijët e mi kanë marrë një edukim të shkëlqyer, por nuk është në interesin e tyre të trashëgojnë gjithçka.”
    Kjo filozofi tregon përkushtimin e Gates për t’i lënë fëmijët të ndërtojnë vetë identitetin dhe suksesin e tyre, larg hijes së pasurisë së trashëguar.

  • Ndikimi i George Soros po zvogëlohet/ Si po shembet piramida ‘Arabella’

    Ndikimi i George Soros po zvogëlohet/ Si po shembet piramida ‘Arabella’

    Nga Joe Thomas, DAILY SIGNAL

    George Soros nuk “lindi” në politikë në 2008, por kjo ishte koha kur u bë pjesë e diskutimeve publike në SHBA, pasi ndihmoi të mbledhë fonde për aspiratat presidenciale të senatorit të ri nga Illinois, Barack Obama. Që atëherë, emri dhe paratë e Soros-it kanë qëndruar si një shqetësim në diskutimet mbi demokracinë amerikane.

    Vitin e kaluar, Soros njoftoi se po tërhiqej nga operacionet e përditshme të biznesit dhe organizatave jofitimprurëse të majta, duke e lënë këtë detyrë te djali i tij, Alex, të cilin e përshkruan si më aktiv politikisht se sa ka qenë ai vetë. Në qarqet konservatore, kjo solli frikën se një Soros më agresiv politikisht do të ishte më i vështirë për t’u ndjekur apo sfiduar.

    Organizata e Soros-it është shtylla kryesore nën tendën e një makinerie të madhe fondmbledhjeje të quajtur Arabella Advisors, një kompani konsulence që menaxhon disa organizata jofitimprurëse, të cilat mbikëqyrin një mori projektesh dhe organizatash të majta. Vetëm shtatë organizata nën rrjetin e Arabella-s dhuruan afro 1 miliard dollarë për kauza kryesisht të majta vetëm në 2023.

    Një nga grupet që ka dokumentuar këtë punë në detaje është Capital Research Center, i cili publikoi edhe një libër për Arabella Advisors. Kristen Eastlick, zv/presidente e qendrës, tha për The Daily Signal se George — dhe më rëndësishëm Alex Soros — mund të mos kenë më paratë dhe ndikimin që kishin dikur.

    PJESE NGA BISEDA

    “Bëhet fjalë për një organizatë të quajtur Arabella Advisors, e cila funksionon përmes disa sponsorëve financiarë, kështu që shpesh nuk e di kush grup është përgjegjës për fushatat që ata drejtojnë. Dhe këto janë fushata për gjithçka: nga përpjekjet për të nxitur votuesit të marrin pjesë në zgjedhje bazuar në mënyrën se si do votojnë (gjë që nuk lejohet nga IRS për organizatat jofitimprurëse 501(c)(3)) deri tek lobimi për abortet dhe çështje klimatike. Ata financojnë praktikisht çdo projekt që mund të kërcënojë liritë tona ose ekonominë e lirë.

    Deri tani, Gates Foundation u ka dhënë atyre 450 milionë dollarë, por tani do të ndalojnë këtë financim. Kjo lëvizje bën që të lindë pyetja: është i njëjti Bill Gates? Por nuk ka shumë dyshim se është ai i famshmi. Arabella ka një rrjet të gjerë, dhe ekspertët e Capitol Research Center e kanë studiuar mirë këtë “rrjet merimange”.

    Kur mendoni për Arabella, imagjinoni një skenë si në James Bond, ku Blofeld (Christoph Waltz) ka një dhomë plot njerëz rreth tavolinës. Në këtë dhomë janë ata me “kapele të bardha” (si ata të World Economic Forum) dhe ata me “kapele të zeza”, të cilët nuk duan që emrat e tyre të përmenden kurrë. Mund ta përshkruajmë këtë si një piramidë informacioni:

    Në krye: Arabella.

    Shtresa e mesme: Organizata jofitimprurëse, disa 501(c)(3) si fondacione edukative dhe disa 501(c)(4) që mund të bëjnë lobim të pakufizuar dhe të ndikojnë në politikë.

    Në bazë: Grupe si “Healthcare for America Now” që lobojnë për politika shëndetësore dhe për zgjerimin e Medicaid, ose ndihmojnë kandidatë që do të mbështesin këto politika.

    Një nga këto organizata jofitimprurëse që merr shumë para nga Gates është New Venture Fund, e cila menaxhon edhe “Healthcare for America Now”. Presidenti i New Venture Fund ka pranuar se Gates jep rreth 2% të të gjithë të ardhurave të tyre përmes kësaj organizate.

    Dallimi midis C3, C4 dhe komiteteve të veprimit politik është ky: në sektorin konservator të politikes, të gjithë e dinë se kush është komiteti (si “Spirit of Virginia”), por këto 501(c)(4) mbeten anonimë, sepse duan që të duken si lëvizje qytetare (“grassroots”). Pra, duket sikur janë disa studentë që duan kujdes shëndetësor, kur në fakt është një koordinim i madh politik.

    Një pyetje interesante është: pse Gates Foundation nuk jep paratë direkt te 501(c)(3), por i kalon përmes këshillimit të Arabella? Sepse ka shumë koordinim midis këtyre grupeve. Për shembull, një letër për një çështje publike mund të ketë 20 firmëtarë të të gjitha entiteteve të lidhura me Arabella, duke e bërë të duket si një mbështetje “organike”. Kjo quhet Astroturfing, dhe shuma e të hollave që menaxhojnë këto organizata për një cikël politik arrin rreth 2 miliard dollarë.

    Këto fonde vijnë nga shumë fondacione të mëdha, si Rockefeller, Carnegie dhe të tjera familje industrialistësh që vazhdojnë të administrojnë fondet e tyre, praktikisht duke “larë reputacionin” e tyre përmes këtyre grupeve. Rubenstein Foundation dhe shumë të tjerë i japin para kësaj makinerie.

    Kjo ka një ndikim të madh afër zgjedhjeve të mes-mandatit. Nëse një grup konservator tërhiqet nga një PAC, ky do të ishte lajm i madh. Tani, Gates Foundation ka njoftuar se nuk do të bëjë investime të reja me organizata të lidhura me Arabella-n, nuk do të rinovojë grante ekzistuese dhe mund të tërheqë fonde të pashpenzuara. Kjo është si ajo që bëri Trump me buxhetin e “rescission” — një sinjal për financuesit progresivë për të distancuar veprimtarinë e tyre nga Arabella.

    Para 2019, askush nuk fliste shumë për këtë organizatë; kishte vetëm disa përmendje për “1630 Fund” dhe disa fushata të ndara. Por nga 2019, Capital Research Center filloi të shpjegojë më gjerësisht Arabella Advisors, madje botoi edhe një libër, me faqet e mbushura me Mark Zuckerberg, George Soros dhe Bill Gates. Tani, dy nga këta tre (Zuckerberg dhe Gates) kanë ndryshuar strategjitë e tyre të dhënies së fondeve.

    Pse ka rëndësi kjo? Për shkak të veprimeve partizane që këto organizata bëjnë ndërkohë që duken të paanshme. Shumica e institucioneve të mëdha janë “kapur” nga e majta për shumë vite, pa shumë kundërshtim. IRS shpesh nuk i ndjek këto çështje politikisht partizane, dhe kur ndodh, ndëshkon të djathtën për gjëra që e majta i bën pa problem. Për shembull, kur Tea Party donte të krijonte 501(c)(4) në 2010, u penguan nga IRS.

    Tani, administrata Trump ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë këtë situatë dhe po “luan fort” për të rikthyer organizatat të funksionojnë më neutralisht dhe nga qendra. Ky është një shembull tjetër se si publiku po zbulon pjesët e partizanizmit të fshehtë dhe po përpiqet t’i rikthejë ato në një gjendje më neutrale.

    Shumë njerëz pyesin: “Kush është George Soros? Nga i merr paratë e tij?” Ai është pronar i resorteve dhe hoteleve. Një histori e famshme është nga viti 2008, kur dha $100 bonus për të gjithë punonjësit e hoteleve të tij — kamarierë, pastrues, etj. Me një shënim që thoshte: “Ky është një bonus për punën tuaj të madhe. Megjithatë, do më bënte shumë të lumtur nëse do ndanit gjysmën e tij, $50.” Këto ishin jashtë vendit, por mbetën nën radar. Kur dëgjova këtë histori, mendova: “Ky është gjëja më e pandershme që kam dëgjuar ndonjëherë.”

    Kjo tregon një pjesë të influencës së tij. Me organizatën Democracy Alliance (që nuk është një organizatë e Sorosit, por një pikë takimi për donatorë të mëdhenj), çdo pjesëmarrës paguante $200,000 për të qenë aty. Aty vendoseshin strategjitë dhe fushatat për të avancuar çështjet politike.

    Një histori interesante: Në 2016, pas fitores së Trump që i habiti të gjithë, Democracy Alliance kishte dy takime në vit, pranveror dhe vjeshtor, dhe materialet e tyre ishin përgatitur për një fitore të Hillary Clinton. Kur rezultati ndryshoi, ata përgatitën një memo për të riorganizuar angazhimin qytetar (eufemizëm për mobilizimin e votuesve për demokratët).

    Ata planifikuan tetë grupe të ndryshme: për shtete të caktuara, mobilizim të votuesve latino, afro-amerikanë, fonde për klimën, etj. Strukturat e tyre ligjore përfshinin C3 dhe C4, të cilat menaxhoheshin nga fonde të ndryshme si New Venture Fund dhe 1630 Fund. Në total, Soros kishte 15 entitete që menaxhoheshin nga Arabella Group.

    Shumë nga organizatat jofitimprurëse funksionojnë si një program pune për aktorë politikë. Ka një “derë rrotulluese” midis OJQ-ve dhe udhëheqësve të tyre, shumë e ngjashme me lobiistët që kalojnë nga njëra punë në tjetrën. Kjo është arsyeja pse disa mendojnë se duhet të kontrollohet fondet federale që shkojnë tek këto OJQ dhe të rishikohet mënyra si funksionojnë.

    Disa fondacione aktive sot kanë interesa të ndryshme. Për shembull, avokatët e proceseve gjyqësore, industria e sigurimeve dhe fondet pensionale të sindikatave kërkojnë të marrin diçka nga investimi i tyre.

    Një burim i dobishëm për të kuptuar këto organizata është Influence Watch, një faqe që profilon organizata dhe individë që punojnë në politikë. Ata monitorojnë kush ka financuar këto organizata, kush i drejton dhe kush kalon nga qeveria te OJQ-të dhe anasjelltas. Qëllimi i tyre është të ofrojnë informacion objektiv, duke përfshirë burime nga e djathta, e majta dhe spektri politik në përgjithësi.

    Në Influence Watch ka më shumë organizata të majta se të djathta, sepse thjesht ka më shumë OJQ të majta që veprojnë aktivisht.

  • Çfarë zakoni të keq iu desh Bill Gates të hiqte dorë në vitet e studentit për të pasur sukses

    Çfarë zakoni të keq iu desh Bill Gates të hiqte dorë në vitet e studentit për të pasur sukses

    Me një pasuri që arrin në 125 miliardë dollarë dhe me ndikimin e tij të madh në skenën botërore të teknologjisë përmes Microsoft, Bill Gates është një nga figurat më emblematike të botës së biznesit.
    Megjithatë, ai vetë ka pranuar se rruga e tij mund të kishte marrë një drejtim tjetër, nëse nuk do të kishte arritur të kapërcente një dobësi personale: prokrastinimin (zvarritjen).
    I lindur në vitin 1955 në Seattle, Gates tregoi që i vogël interes për kompjuterët. Në vitet e studimeve të tij në Harvard, të cilat i ndërpreu për të themeluar Microsoft së bashku me shokun e fëmijërisë, Paul Allen, në vitin 1975, ai fitoi reputacionin e “studentit të minutës së fundit”. Siç ka rrëfyer vetë në një intervistë në vitin 2005, i pëlqente të jepte përshtypjen se nuk lexonte dhe nuk ndiqte leksione, ndërkohë që në të vërtetë përgatitej për provime vetëm në momentin e fundit.
    Edhe pse kjo sjellje shkaktonte të qeshura mes shokëve të tij, realiteti i botës së biznesit ishte krejt ndryshe. Gates e kuptoi se në biznes vonesat dhe pritja deri në minutën e fundit nuk të çojnë drejt suksesit. I deshën disa vite që të “mposhte” këtë zakon dhe, siç ka pranuar, u përpoq të adoptonte metodicitetin dhe organizimin e kolegëve të tij më të rregullt.
    Sot, pasi është tërhequr nga drejtimi aktiv i Microsoft, Gates ia kushton pjesën më të madhe të kohës dhe pasurisë së tij Fondacionit Bill & Melinda Gates, i cili financon projekte për shëndetin, vaksinat, arsimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Paralelisht, ai investon në teknologji të energjisë së gjelbër, inovacione për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe zgjidhje për bujqësi të qëndrueshme.
    Megjithëse ka bërë përparim të madh, ai nuk fsheh se prokrastinimi vazhdon të jetë një sfidë: “Vazhdoj të punoj mbi këtë, por prokrastinimi nuk është një zakon i mirë”, ka deklaruar ai.

  • Shkencëtarët, një hap më pranë ilaçit për Parkinsonin

    Shkencëtarët, një hap më pranë ilaçit për Parkinsonin

    Sëmundjet që shkatërrojnë sistemin nervor si Parkinsoni, Alzhaimeri, skleroza dhe demenca, së shpejti mund të kenë kurën që i parandalon ose i shëron.

    Shkencëtarët e “Gates Ventures”, kompanisë së themeluar nga miliarderi amerikan Bill Gates, kanë zbuluar një gamë proteinash të pranishme në trupat e disa njerëzve, që paralajmërojnë se ata mund të preken nga këto sëmundje. Kjo u arrit duke analizuar mbi 250 milionë proteina me prejardhje nga 35 kampionë, çka përbën një prej analizave më të mëdha të kryera ndonjëherë.

    Studimi zbuloi edhe rëndësinë e një varianti gjenetik, i cili shton rrezikun që në të ardhmen persona të ndryshëm që e kanë, të vuajnë nga këto sëmundje.

    “Jemi më pranë se kurrë diagnostikimit të Alzhaimerit, që nuk do të jetë më një dënim me vdekje,” tha Gates në një intervistë që i bashkëngjitet këtij zbulimi të publikuar nga revista shkencore Nature.

    Sëmundjet e sistemit nervor përbëjnë një sfidë të madhe, pasi kërkojnë impenjim të madh për trajtimin e pacientëve për vite të tëra. Në të gjithë botën numërohen rreth 57 milionë të prekur, një shifër që përllogaritet të dyfishohet çdo 20 vjet.

  • Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

    Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

    Një prej jahtëve më të jashtëzakonshëm ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, do të dalë për herë të parë në shitje në ekspozitën Monaco Yacht Show këtë shtator. Me një gjatësi prej 119 metrash dhe një çmim marramendës prej 645 milionë dollarësh, superjahti është ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, dhe konsiderohet si mjeti lundrues më miqësor me mjedisin në botë.
    I pajisur me teknologji të avancuar, Breakthrough funksionon me hidrogjen të lëngshëm dhe qeliza karburanti të gjeneratës së re, duke e bërë atë jahtin e parë “net zero” – që nuk ndot aspak atmosferën. Hidrogjeni ruhet në bord në temperatura -253°C dhe energjia e prodhuar ngroh pishinat, dhomat me avull dhe edhe peshqirët e dhomave të miqve.

    Jahti ofron akomodim për 30 të ftuar në 15 kabina, të shërbyer nga 43 anëtarë ekuipazhi. Zona e pronarit përfshin një rezidencë private me katër kate, me dy dhoma gjumi, dy banja, palestër, dy zyra me oxhak, një bibliotekë dhe një ashensor personal. Në bord gjenden gjithashtu kinema, disa vaske me hidromasazh, një pishinë “infinity”, një fushë basketbolli dhe madje edhe një spital privat.

    Brendësia është e punuar me materiale luksoze si lëkurë, mermer dhe dru lisi të zbardhur, duke krijuar një atmosferë elegante bregdetare. Ballkonet e fshehura dalin me shtypjen e një butoni, ndërsa jahti ka pesë kuverta mbi ujë dhe dy nën të, duke ofruar hapësira të mëdha për relaks dhe argëtim.
    Edhe pse është përfolur si jahti i Bill Gates, i cili dyshohet se e porositi në vitin 2021, raportohet se themeluesi i Microsoft nuk ka hipur kurrë në bord. Projekti, i njohur si “821” gjatë ndërtimit, ka qenë shpesh në qendër të medias. Sipas raportimeve më të fundit, jahti pritet të blihet nga miliarderi kanadez Patrick Dovigi, CEO i kompanisë “Green For Life Environmental”.