PD fiton Lezhën, merr 45% të votave, si ndahen mandatet
Janë numërur 254 kutitë në qarkun e Lezhës. PD ka fituar me 45.13 % (29484 vota), ndërsa PS renditet forcë e dytë me 42.23 % (27585 vota). REZULTATE LIVE Në vend të tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 5.53 % (3614 vota), ndërsa në vend të katërt PSD me 2.74 % (1791 vota). Përkthyer në […]
PD del forcë e parë në Krujë, e vetmja bashki që fiton në qarkun e Durrësit
Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta. Partia Demokratike ka marrë fituar rreth 200 vota më tepër se PS. Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 […]
Mbyllet numërimi në një tjetër bashki, PS fiton me një diferencë të thellë Bulqizën
Përfundon numërimi në bashkinë e Bulqizës, ku janë numëruar 49 nga 49 kuti. Partia Socialiste ka triumfuar me 7269 vota duke e çuar në 2648 vota diferencën me Partinë Demokratike, e cila ka grumbulluar vetëm 4611 vota. Top Channel
Mbyllet numërimi edhe në Divjakë/ PS fiton bindshëm me një diferencë mbi 6 mijë vota ndaj PD
PS fiton bindshëm me një diferencë mbi 6 mijë vota ndaj PD në bashkinë e Divjakës. Në bashkinë e Divjakës PS siguroi 10 427 vota ndërsa PD 3 882 vota. Forcë e tretë në Divjakë është renditur Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, me 906 vota, ndjekur nga partia Mundësia e Agron Shehajt me 231 […]
PS fiton me 2511 vota, PD 1166 vota/ Përfundon numërimi i votave të bashkisë Finiq, Vlorë
Mbyllet numërimi i votave në bashkinë Finiq të qarkut të Vlorës, ku nga rezultati final udhëheq PS me 2511 vota, më pas renditet PD 1166 vota. Bashkia Finiq kishte 50 kuti të cilat kanë përfunduar të gjitha së numëruari duke nxjerrë fituese PS. Nga partitë e vogla, “Shqipëria Bëhet” ka fituar 171 vota.
Nuk do të shkoj më në Parlament nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, a do t’a mbajë premtimin Edi Paloka?
Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka. Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të […]
“Fitore, fitore!”, PS fiton në Devoll, përmbyset rezultati i para 4 viteve, socialistët nisin festën
Në Devoll ka nisur festa pas fitores së Partisë Socialiste. Kjo është një përmbysje e rezultatit, pasi katër vite më parë në këtë bashki fitoi PD. Sipas rezultateve përfundimtare PS mori 7082 vota, kurse PD 5870. Diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është 1212 vota. Top Channel
Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Është mbyllur numërimi i të gjitha kutive në bashkinë e Rrogozhinës. Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste është forcë e parë politike me një rezultat prej 4864 votash. Ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë një rezultat prej 3481 vota. Forcë e tretë në këtë bashki është renditur Partia Socialdemokrate me 397 vota.