Tag: elena

  • Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

    Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

    Nga Elena PoniatowskaEci përgjatë rrugëve të mëdha, sipërfaqeve të gjera të zeza, trotuareve ku futen të gjithë, dhe askush nuk më sheh, askush nuk kthehet, askush nuk më shikon, asnjëri prej tyre. Asnjëri prej tyre nuk jep shenjën më të vogël të njohjes. Unë këmbëngul. Më duaj. Më ndihmo. Po, të gjithëve. Ju.Ju shoh. Mundohem t’ju magnetizoj; asgjë nuk ju pengon, shikimi juaj rrëshqet mbi mua, më fshin, unë jam e padukshme. Sytë tuaj shmangin ndalimin në asgjë, në asgjë, dhe unë ju shikoj të gjithëve aq intensivisht, sa ju ngulit në shpirtin tim, në mendjen time; fytyrat tuaja më zhbirojnë, më shoqërojnë; mendoj për ju, ju rikrijoj, ju përkëdhel. Ne gratë i vlerësojmë fytyrat; në fakt, në një moment të caktuar, jeta bëhet një fytyrë e vetme që mund ta prekim me buzët tona. Më duaj, më shiko, ja ku jam. Unë thërras të gjitha forcat e jetës; dua të kaloj nëpër xhamin e dritares, të them: “Zotëri, Zonjë, jam unë”, por askush, askush nuk e kthen kokën, jam aq e vetmuar sa ky mur përpara… Do të doja t’ju bërtisja: “Shoqëria juaj do të ishte e mangët pa mua, askush nuk ecën si unë, askush nuk qesh si unë, nuk i rrudhos buzët dhe hundën si unë, kur buzëqesh, kurrë nuk keni për të parë një grua të mbështetet në tavolinë si unë, askush nuk e fsheh fytyrën brenda gjoksit të vet si unë… Zonja, zotërinj, fëmijë, njerëz nga e gjithë bota, më besoni, e vërteta është se do të keni nevojë për mua.”Do të doja të më dëgjoni, por e di që kjo nuk do të ndodhë. Askush nuk më pret. Megjithatë, çdo ditë me kokëfortësi kapërcej shtegun dhe dal në rrugët e gjera, në atë shkretëtirë të madhe, intime, aq të ngjashme me atë brenda meje. Duhet ta prek, ta shoh me sytë e mi se çfarë kam humbur, duhet ta shikoj këtë hapësirë të zezë katrani, duhet ta shoh vdekjen time.Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  • Kjo është kënga e Zef Jubanit kushtuar Elena Gjikës

    Kjo është kënga e Zef Jubanit kushtuar Elena Gjikës

    Në faqen numër 112 të veprës “Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi tradotti nell’idioma italiano da Giuseppe Jubany, Albanese”, të Zef Jubanit, gjejmë një këngë (poezi) në gjuhën shqipe kushtuar nga vetë autori, princeshës me origjinë shqiptare, Dora d’Istrias (Elena Gjikës).

    Vargjet në origjinal, për lexuesin shqiptar, i sjell Aurenc Bebja:

    KÀNGHlàvdi’t per t’ndèrùeschmén Szói e dyétare n’ schkrìmDORA D’ISTRIAprei Szefit Ndòk Illys Jubany.

    KËNGËlavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrimDORA D’ISTRIAPrej Zef Ndokë Ilia Jubanit

    Tine yée gni hùùll e na schndrìtt Arbnyn,Me dìée, me t’ mira, e me bùkùrii;Me dàschtuii tànde yée tui n’ pértryn,Gni gaszmènd t’ màth e gni lùmnii.

    Ti je një yll, e na shndrit Arbërinë,Me dije, me të mira, e me bukuri ;Me dashurinë tënde, je duke na përtërirë,Një gazmend të madh e një lumturi.

    Dritta méndés-ate ascht tuei lùlzùee;Si dritta ssùùve tùu ascht ssièdh mi née;Pèrèndya per t’ mir tòon’ t’ kàa krìiùee,E me ssièdh màar dhéen tòon tìn ke lée.

    Drita e mendjes tënde është duke lulëzuar,Si drita e syve të tu është sjellë mbi ne ;Perëndia për të mirën tonë te ka krijuar,E me sjellë mbarë dhenë tonë ti ke le.

    Ndèr hùy tìn pràa yée Règinéscha,Kgi Dora d’ Istria te emnòin,Prèi Schkgiùpriéet yée Bèghtaréscha,Kgi githkùnd e ketù te ndèròin.

    Ndërhyj ti pra je mbretëresha,Që Dora d’Istria të emërojnë,Prej Shqipërie je Begtaresha,Që gjithkund e këtu të nderojnë.

    Pò ! schpnèssa e-amél yée per née,Pssè izemra yótte ascht fòrt e-mir,Seiélli ssùùt tùu, e mòss harrò ket dhée,E t’ kéesch edhe per née màadh e dèschiir.

    Po! Shpresa e ëmbël je për ne,Pse zemra jote është fort e mirë,Sjelli sytë e tu, e mos harro këtë dhe,E të kesh edhe për ne mall e dëshirë.

    Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/kenga-origjinale-e-zef-jubanit-dedikuar-princeshes-dora-d-istria-trieste-1871-tine-yee-gni-huull-e-na-schndritt-arbnyn-ti-je-nje-yll-e-na-shndrit-arberine/

    ObserverKult

    ————————————————-

    LEXO EDHE:

    SI I DREJTOHEJ ZEF JUBANI NËPËRMJET POEZISË ELENA GJIKËS

    ObserverKult

  • Stadiumi i ri “Camp Nou” ende me hapin e breshkës, punimet do të përfundojnë në vitin 2027

    Stadiumi i ri “Camp Nou” ende me hapin e breshkës, punimet do të përfundojnë në vitin 2027

    Zëvendëspresidentja e Barcelonës, Elena Fort, ka folur në takimin e anëtarëve përgjegjës për statusin e projektit Spotify Camp Nou. Numri dy i klubit “blaugrana” foli drejtpërdrejt për punimet e vazhdueshme të ndërtimit, të cilat u miratuan të premten e kaluar nga këshilli i qytetit spanjoll.
    Megjithatë, Barcelona ka vendosur të mos e rihapë ende stadiumin për publikun dhe të shtyjë rikthimin zyrtar për të luajtur ndeshje në stadiumin e rinovuar sepse synon ta bëjë këtë më vonë. Kur?
    Sipas Elena Fort, parashikimet tregojnë se “para fundit të vitit 2025, stadiumi do të jetë gati për të akomoduar 62,518 spektatorë“. Para kësaj, Faza 1B do të jetë përfunduar tashmë, në të cilën Spotify Camp Nou do të jetë në gjendje të akomodojë mbi 45,000 spektatorë.
    Rihapja e stadiumit të Barcelonës, megjithatë, është e afërt; vetëm përfundimi përfundimtar i punës do të vonohet. Fillimisht, plani ishte që i gjithë projekti të përfundonte deri në vitin 2026, por krahu i djathtë i Laportës ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë.
    Çatia përfundimtare do të instalohet nga vera e vitit 2027 deri në dhjetor të të njëjtit vit. Prandaj, objekti do të përfundojë plotësisht në pak më shumë se dy vjet, por deri në fund të këtij viti do të jetë në gjendje të akomodojë mbi 60,000 njerëz.

  • Rita Ora zbulon sekretin e fillimeve të saj: motra si “dublante” në intervista

    Rita Ora zbulon sekretin e fillimeve të saj: motra si “dublante” në intervista

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar një detaj gazmor nga fillimet e karrierës së saj gjatë një interviste për BBC Radio 2. Artistja foli për këngën e saj më të fundit, “All Natural”, e cila është pritur ngrohtë nga publiku dhe kritika, por edhe për një episod interesant nga vitet e para të famës.
    Gazetari e pyeti nëse është e vërtetë që në periudha me shumë angazhime, Rita kishte përdorur motrën e saj, Elena, si “doppelganger” për të dhënë disa intervista në telefon. Zërat e tyre janë pothuajse identikë, gjë që e bëri këtë strategji të mundshme.
    Me të qeshur, Rita pranoi historinë: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime, e njeh mirë çdo detaj për mua, kështu që i thoja: ‘Hajde, bëje një telefonatë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë!’ Dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora!’”
    Këngëtarja shtoi me humor se disa radio ndoshta as nuk kuptuan se po flisnin me motrën e saj: “Ndoshta Elena ka dhënë tërë intervista për stacione të tëra radioje në Australi e Zelandën e Re duke u prezantuar si unë,” – tregoi ajo duke qeshur.
    Rita shpjegoi se kjo praktikë ishte e domosdoshme për të përballuar ritmin e ngarkuar të karrierës së saj në fillimet e saj. Ky episod jo vetëm që tregon dinamizmin e saj, por edhe lidhjen e veçantë me motrën Elena, e cila në fakt bëri pjesë të sukseseve të para të Rita Orës.

  • Rita Ora habit të gjithë: Përdorja motrën për disa intervista në radio

    Rita Ora habit të gjithë: Përdorja motrën për disa intervista në radio

    Showbiz E Shtunë, 4 Tetor 2025 19:20
    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë një detaj të pazakontë nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se motra e saj, Elena, shpesh merrte vendin e saj gjatë intervistave radiofonike, për shkak të ngarkesës së madhe të angazhimeve.
    Gjatë një interviste për BBC Radio 2, Rita rrëfeu se në ato periudha, Elena i bënte thirrjet për intervistat ndërkombëtare duke përdorur zërin e saj: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime dhe njeh çdo detaj për mua. I thoja: ‘Bëj këtë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë’, dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora’.”

    Këngëtarja shtoi se disa stacione radio në Australi dhe Zelandën e Re mund të mos e kenë kuptuar kurrë se po flisnin me motrën e saj.

    Megjithëse fiziku i tyre nuk ngjan shumë, Rita theksoi se zërat e tyre janë thuajse identikë, duke shkaktuar të qeshura në studio. Ajo përfundoi duke thënë se kjo praktikë ishte e domosdoshme për të përballuar periudhat e ngarkuara të karrierës së s

  • Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës, ja lidhja me…

    Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës, ja lidhja me…

    Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), i cili prej tetorit të 2024 ndodhet në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së) dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbuloi së fundmi emrat e disa dëshmitarëve që janë pjesë e dosjes së tij. Meta ka përmendur emrat e dy financiereve që ka patur ndër vite në Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë me emrin Partia e Lirisë. “Përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

    Endrit Braimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
    Erion Brahimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
    Elena Gaçe, ish-financierja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).
    Znj. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.
    Z. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021”, tha ndër të tjera Meta. Për Mirela Merkon, Meta nuk ka folur publikisht. Dyshohet se ajo që i ka bërë më shumë dëmin është Elena Gaçe.

    Akuzat
    Në kohën kur thirrej nga SPAK për t’u marrë në pyetje, Meta zbuloi se prokurorët e kanë pyetur për Elenën dhe një shifër prej 5 mijë dollarësh në vitin 2006. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka dhënë ty Elena, 5 mijë dollarë në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.
    Lidhja me Braimllarin
    Po ashtu Meta vazhdoi të dirigjojë sulme nga burgu duke sulmuar Elena Gaçen dhe Endrit Braimllarin, i cili tha se do bashkëpunonte me PS pas largimit nga Partia e Lirisë.  Zëdhënësja e Partisë së Lirisë tha se financierja që dëshmoi në SPAK kundër Metës është e punësuar në biznesin e Braimllarit.  “Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj. Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë. Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullsitë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij. Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!  Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime!”, tha PL para disa kohësh. Mbetët të shohim se çfarë kanë deklaruar dy financieret, Braimllari, apo Luan Rama për Ilir Metën, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ruajë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjë publike të gjitha mashtrimet e SPAK sipas tij dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja shprehet Meta se janë “prova të gjalla”, por që në fakt nuk kanë asgjë kundër tij.

  • “Populli grek nuk ekziston dhe kali i Trojës është “PELLAZG” “-Historiani trondit Greqinë

    “Populli grek nuk ekziston dhe kali i Trojës është “PELLAZG” “-Historiani trondit Greqinë

    Historiani Arben Llalla publikoi kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka që ngre dyshime mbi shqiptarët, origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar.Për të folur mbi këtë temë në Report Tv ishte historiania Elena Kocaqi.

    Ajo u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz.

    Shqiptarët janë populli më aut. okton në Evropë, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt. Përveç disa njerëz ekstr/ emistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet hist0rike janë të plota që tregojnë një aut0kt0ni të shqiptarëve. Dëgjova edhe d yshimet mbi Skënderbeun, por nuk e kuptoj këtë inj0rancë. E gjithë kjo bëhet politikisht për të manipuIuar historinë”, tha ajo.

    Më pas Elena Kocaqi u ndal te historia e vendit fqinj duke deklaruar se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i heIenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e lutfës së Trojës, ne na është thënë se lutfojnë tr0janët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë. Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë”, tha ajo.

    Sipas Kocaqit, Greqia u ka v jedhur historinë të tjerëve duke e m anipuIuar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përbaIIet me hist0rianë grekë. “Greqisë po i more edhe an tikitetin ngelet pa histori, shikon t’u v jedhë hist0rinë të tjerëve.

    Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është m anipuIuar. As mua nuk më besohej në fiIIim. Jam gati të përbaIIem me hist0rianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam pr0blem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri më ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”.

    E ndërsa u shpreh se grekët edhe emrin e shtetit e kanë tonin, në fund historiania foli edhe për origjinën e kryeministrit grek Tsipras dhe neg0ciatat që po bëhen mes dy vendeve, ku mes kërkesave grekët kanë edhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet. “DeIegacionet e dy vendeve nuk duhet të vendosin asgjë, pasi i vendosin historianët, janë çështje shkencore historike, jo politike.

    Termi çam nuk mund të hiqet. Tsipras po të ishte çam mysIiman do të ishte në Shqipëri sot do ta kishin d ëbuar. Historia e Greqisë është faIse. Ata po t’iu g ërryesh dalin të gjithë a rvanitas. ManipuIimi është bërë në shekullin e 19-20, madje edhe Greqia me Maqedoninë z ihen kot se ata janë shqiptarë. Të vetmit trashëgimtarë të Greqisë a ntike janë shqiptarët. Ata edhe kreun e kishës e kanë a rvanitas”, përfundoi Elena Kocaqi.

  • Kjo historiane shqiptare që ”dridhi themelet e popullit grek”: Shikoni mbimerat si i keni pasur ndër vite dhe vërtetojeni se jeni shqiptarë

    Kjo historiane shqiptare që ”dridhi themelet e popullit grek”: Shikoni mbimerat si i keni pasur ndër vite dhe vërtetojeni se jeni shqiptarë

    Historiania Elena Kocaqi në një intervistë për gazetarin Dritan Hila dha dek laratat e forta se grekët janë pjesë e racës së shqiptarëve. Kocaqi u shpreh se në antikitet fiset greke kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra sipas saj e gjithë popullsia greke janë ose pellazgë ose ilirë.

    Gazetari: Grekët kanë një tezë që thonë se shqiptarët janë një komb i krijuar nga Perandoria Otomane, bile dhe gjuhën ia kanë krijuar. Ndërsa ti u thua: “Ju jeni një komb i sajuar.”

    Elena Kocaqi: Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve. Unë e kam sqaruar në libër. Në antikitet fiset e tyre kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra janë o pellazgë ose ilirë, s’ka asnjë tjetër.

    Gazetari: Është një monument në Skinos, që është një fshat i humbur disa kilometra larg Athinës, ku jepen emrat e dëshmorëve të tyre të rënë gjatë l uf tës italo-greke. Dhe mbiemrat janë: Kryemadhi, Kokles.

    Elena Kocaqi: Janë të gjithë shqiptarë. Ata kanë ose emrin ose mbiemrin para 600 vjetësh. Nëse e ka pasur mbiemrin ortodoks Logofeti, emrin e ka pasur Gjin, këtu kuptohet që është shqiptar. Dhe kështu është gjithë popullsia.

  • Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash në botë!

    Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash në botë!

    Jahja Drancolli

    Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, e afërtë me Shkollën Arbërore në Venedik si dhe me profesoret e familjes Albanese në Padova, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash në botë!

    Gjatë studimeve postdoktorale në Universitetin e Padovës, në vitin akademik 1986/1987, i shoqëruar për një muaj nga Akademiku Prof. dr. Musa A. Haxhiu, i cili ka kryer hulumtime për studentët dhe mjekët arbër në Universitetin e lartpërmendur. Në atë kohë, me ndihmën e kolegëve të universitetit dhe të instituteve përkatëse, zbuluam një varg të gjatë studentësh të graduar me diploma universitare, madje edhe me titullin Doktor i Shkencave.

    E përmendur gjithashtu në këtë verg të gjatë ishte Elena Lucrezia Piscopia (1646-1684), e ndihmuar nga profesorë nga një familje Albanese, më 25 qershor 1678 Elena më në fund mundi të mbronte tezën e saj të doktoratës përpara Kolegjit të Mjekëve dhe Filozofëve dhe për këtë arsye mori gradën e doktoraturës dhe kurorën e dafinës nga duart kompetent të universitetit. Disa studiues seriozë kanë shprehur mendimin për origjinën rbërore të saj. Në përbërje të komisionit për mbrojtjen e disertacionit nga fusha e mjekësisë dh të filozofisë ishte edhe një filozof i madh arbëror, profesor në Universitetin e Padovës!

    Foto e realizuar nga unë në vitin 1987: Elena Lucrezia Piscopia, Palazzo Bo i Universitetit të Padovës!

  • A e dini se kush është  gruaja shqiptare që e gjithë bota përulet para portretit të saj?!

    A e dini se kush është gruaja shqiptare që e gjithë bota përulet para portretit të saj?!

    Gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi Pak e njohur nga shqiptarët, por shumë e njohur kudo në botë, sidomos në Akademitë e mëdha, është dhe Elena Lucrezia Peshkopia.

    Elena ishte me origjinë shqiptare. Ajo është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi.

    Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj.

    Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

    Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi).