Tag: elena

  • Kush ishte Elena Peshkopia,shqiptarja e parë me doktoraturë në Filozofi

    Kush ishte Elena Peshkopia,shqiptarja e parë me doktoraturë në Filozofi

    Elena Lucrezia Peshkopia është e para grua shqiptare në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

    Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi), shkruan “ATA”.

    Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë në 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër.

    Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt perëndimit si pasojë e pushtimit osman.

    Elena, e talentuar edhe në muzikë vazhdoi studimet në filozofi dhe astronomi duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës në 25 qershor 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë. Ajo u bë një lektore në matematikë në Universitetin e Padovës ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.

    Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë./KultPlus.com

  • Vdekja misterioze e emrit të njohur për futbollin, ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Vdekja misterioze e emrit të njohur për futbollin, ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Celeste Pin, ish-mbrojtësi 64-vjeçar i Fiorentinës, u gjet i pajetë më 22 korrik në banesën e tij në kodrat e Careggi, Firence.

    Fillimisht, Prokuroria e shpalli ngjarjen si vetëvrasje, por për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes, është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Sipas autoriteteve, ky veprim është teknikisht i nevojshëm për të zhvilluar hetime të mëtejshme.
    Ish-bashkëshortja e tij, Elena Fabbri – nëna e dy fëmijëve të parë të ish-kapitenit të Fiorentinës – ka ngritur një padi për vrasje, duke kërkuar që ngjarja të hetohet më thellë. Ajo ka kërkuar kryerjen e një analize toksikologjike, si dhe kontrollin e mesazheve dhe thirrjeve telefonike në celularin e Pin. Po ashtu, ka kërkuar që shtëpia në Via dei Massoni, ku ai u gjet i vdekur, të vuloset për hetime të mëtejshme.
    Ndërsa hipoteza më e mundshme për hetuesit mbetet vetëvrasja, padia e Elena Fabbris sugjeron një version tjetër të ngjarjes. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë shënim lamtumire. Shërbimet emergjente mjekësore dhe policia reaguan menjëherë, ndërsa autoritetet po punojnë ende për të rindërtuar kronologjinë dhe rrethanat e vdekjes.
    Tre ditë pas zbulimit të trupit, më 25 korrik, autoritetet urdhëruan që trupi i Celeste Pin t’i kthehej familjes për funeral, edhe pse hetimet janë ende në vazhdim.
    “Nuk besoj në vetëvrasje”Elena Fabbri e hedh poshtë kategorikisht mundësinë që ish-bashkëshorti i saj të ketë vrarë veten. Ajo rrëfen se mëngjesin e së martës, vetëm disa orë para se të zbulohej trupi, ai i kishte dërguar një fotografi ku dukej mirë dhe i kishte thënë se ishte gati të shkonte në punë.
    Gjithashtu, Fabbri nuk beson në teorinë e një përkeqësimi të gjendjes së tij psikologjike. Edhe pse Pin kishte vuajtur më herët nga depresioni, ai përdorte të njëjtat ilaçe për më shumë se 40 vjet dhe ndihhej mirë. Sipas saj, ai ishte në formë të mirë fizike dhe mendore, me shumë projekte në zhvillim – përfshirë dhe angazhime në botën e futbollit.
    Celeste Pin ishte një figurë e njohur në vitet 1980–1990, kur mbrojti ngjyrat e Fiorentinës. Ai kishte tre fëmijë: dy me Elena Fabbrin dhe një të tretë me bashkëshorten e tij të dytë, Gloria, me të cilën ishte martuar në vitin 2018.
    Pavarësisht ndarjes, ai dhe Elena Fabbri kishin mbetur në marrëdhënie të mira. “Ai kishte shumë për të jetuar,” është shprehur ajo, duke e përshkruar si një njeri me energji, pasione dhe projekte për të ardhmen.

  • Vdekja misterioze e ish-futbollistit të Fiorentinës, Ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Vdekja misterioze e ish-futbollistit të Fiorentinës, Ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Top Channel