Gjergj Luca, një përshëndetje nga zemra e trashëgimisë shpirtërore, nga xhaminë e Kalasë së Elbasanit
. Në një ditë të mbushur me takime, vizita dhe përkushtim, sipërmarrësi i njohur shqiptar, Gjergj Luca, ka zgjedhur të ndalet në një nga vendet më të shenjta e më historike të qytetit të Elbasanit – xhaminë e Kalasë, për të përcjellë një përshëndetje të veçantë për besimtarët dhe mikun e tij, imamin Ahmed Kalaja. […]
“PD, repart dhune”, Çupi: Nëse voton PD, ke votuar dhunën
Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit në garën elektorale të 11 majit. Lidhur me dhunën e ushtruar nga kandidati Xhelal Mziu, Çupi u shpreh se PD është një repart dhune dhe kush ka votuar PD, ka votuar dhunën. Më tej, analisti tha se i duhet thënë stop dhunës nga politika. “Është vonuar shumë që […]
Zgjedhjet e 11 majit, në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diasporës
Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë për parlamentaret e 11 majit nga vendi ku ata jetojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletëvotimet për shqiptarët jashtë vendit. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ-ja, deri sot janë marrë nga zgjedhësit 164.022 zarfe, ndërsa […]
Falsifikuan firmën e një personi dhe i tërhoqën ndihmën ekonomike, procedohen penalisht dy punonjës në Elbasan
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij. Nën hetim janë një 26 vjeçar punonjës në njësinë administrative Gjocaj si dhe një 61 vjeçar me detyrë punonjës i postës. […]
Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta
Stuhia e breshërit ka përfshirë zonën fushore të Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në të mbjella dhe pemëtari. Zonat më të prekura janë fshatrat Bathës dhe Llixhë. Stuhia e breshërit ka zgjatur më shumë se gjysmë ore ndërsa të moshuarit thonë se nuk e mbajmë mend një stuhi të tillë më parë. […]
Detaje nga atentati në Strellc – sulmuesi doli nga mali dhe shtiu me kallashnikov drejt Elbasan Ukajt
Detaje tronditëse kanë dalë nga tentim-vrasja e ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku Elbasan Ukaj u bë cak i një sulmi me armë zjarri. Sipas informacioneve, Ukaj ishte duke lëvizur me kamionin e punës, kur nga zona e malit doli një person i armatosur me kallashnikov dhe shtiu disa herë në drejtim […]
Fier – Arrestime dhe procedime penale nga Policia për vepra të ndryshme penale
Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon veprimtarinë për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A” Shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; […]
U largua nga banesa dhe braktisi fëmijët e mitur, burri denoncon gruan e tij, nis procedimi ndaj 45-vjeçares në Fier
Policia e Fierit ka proceduar një 45 vjeçare, për largim nga banesa dhe braktisje të fëmijëve të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se është larguar nga […]
Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin
Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin Demokrati Belind Këlliçi thekson se Kryeministri Edi Rama vijon të mos ketë një ofertë apo program konkret për qytetarët. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Këlliçi thekson se Rama nuk del të flasë për çështje të rëndësishme para qytetarëve, teksa shton […]
Reportazhi/ BIRN: Elbasani kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve
Reportazhi/ BIRN: Elbasani kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve Në qytetin e Elbasanit ku pothuajse çdokush ka një të afërm në administratë, fushata elektorale po zhvillohet sipas partive të opozitës nën presion, frikë dhe nën hijen e grupit të Suel Çelës, ndërkohë që Partia Socialiste në qeveri pret rritje votash […]