Municion luftarak në banesë! Lirohet vëllai i deputetit të PS, i caktohet masa “detyrim paraqitje”
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka liruar Denis Hasallën, 35 vjeç, me detyrë Drejtor Kabineti dhe mbikqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit, njëherësh vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ pë Hasallën dhe Bledar Çullhajt, […]
Pretendimet për “trenin bullgar”/ KQZ nxjerr blof Berishën: Elbasani i 11 majit mbetet i pandryshuar, nuk ka manipulime
Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Elbasan. Kolegji vulosi rezultatin e 11 majit për Elbasanin, duke rrëzuar ankimin e PD për pavlefshmërinë e rezultatit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas hapjes së kutive në Gramsh e Peqin, ku PD pretendonte për farsë e manipulim përmes trenit bullgar. Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot edhe për rezultatin e Durrësit […]
Në hetim për inceneratorin/ Vëllai i deputetit të PS në gjykatë, pritet masa e sigurisë për Hasallën dhe Çullhajn!
Sot, më datë 24 korrik 2025, që prej orës 09:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së ndalimit dhe arrestit në flagrancë ndaj shtetasve Denis Hasalla dhe Bledar Çullhaj, të dy nën hetim. Denis Hasalla, 35 vjeç, me detyrë Drejtor Kabineti dhe […]
Tuneli 19 milion euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e mbylli me dënime minimale procesin për tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, duke shpallur të pafajshëm shumicën e zyrtarëve të akuzuar dhe duke dënuar katër prej tyre me nga 6 muaj burg, dënim që u konvertua në punë në interes publik. Vendimi u […]
‘Vjel’ votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën
Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i […]
Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia
Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së taksës. Metodologjia në fjalë është e bashkëshoqëruar me hartat përkatëse. Në to janë çmimet e reja mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për banesat në të gjithë qarqet e vendit të përafruara […]
Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan
Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.Në projektligjin “Për miratimin […]
Elbasani, nis lufta për një fanellë titullari. Tri afrimet duhet të spostojnë emrat e lojtarëve të konsoliduar
Elbasani ka nisur fazën përgatitore në Greqi me një qëllim të qartë: ndërtimin e një grupi konkurrues për sezonin e ri në Superiore. Por përveç ngarkesës fizike dhe miqësoreve që do të shërbejnë si provë, kjo periudhë do të jetë mbi të gjitha një test i rëndësishëm për tri nga afrimet e merkatos verdheblu: portieri […]
Vllaznia kundër Vikingurit në turin e dytë të Ligës së Konferencës/ Martini me dhimbje koke, “Loro Boriçi” si armë plus
Vllaznia ka vijuar me përgatitjet stërvitore në kuadër të ndeshjeve të turit të dytë të “Conference League”. Shkodranët do të jenë në një përballje dyshe ndaj islandezëve të Vikingur, me duelin e parë që luhet në Shkodër këtë të enjte dhe takimin e kthimit një javë më pas në ishullin islandez. Por, përpara këtij dueli […]
Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona
Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. […]