PS ruan mandatin e gjashtë në Korçë! Përfundon numërimi i votave të Diasporës
Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Korçës. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e gjashtë në këtë qark, ndërkohë Partia Demokratike ka mbetur me katër mandate. Procesi i numërimit të votave për partitë politike në këtë qark zgjati dy ditë. Nga numërimi i vullnetit të Diasporës nuk pati asnjë ndikim […]
“Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet e PS”, Kaso: Vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas tij e bën atë të pavlefshëm. “Kemi parë rezultate nga votat e Diasporës në Greqi të cilat do të turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate që e japin PS […]
Fitore në fije peri/ PD merr mandatin e dytë në Kukës falë diasporës
Me një diferencë prej 64 votash, mandati i dytë i Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit i kaloi Isuf Çelës. Vota e diasporës ishte përcaktuese dhe vendimtare për mandatin e dytë të demokratëve në Kukës mes Shkëlqim Shehut, i cili para se të numërohej vota e diasporës ishte në avantazh me 430 vota kundrejt Isuf […]
‘Vota e Greqisë, rezultat i denjë për Bjellorusinë’/ Nuri: Partia-shtet fiton 90-95 %, kanë bërë seleksionim të emigrantëve!
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri shprehet se Partia Demokratike e ka ngritur me kohë problemin e votës së diasporës, madje javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv përmes një lidhje me skype nën moderimin e Armela Ferkos, Nuri tha se së bashku me […]
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Ka mbaruar në Parkun Olimpik numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat dhe në Vlorë. Kujtojmë se numërimi vijon ende për tre qarqe të tjera që janë Gjirokastra, Elbasani dhe Korçë. Ndërkohë në 6 qarqe të tjera vijon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listë të hapur. Bëhet fjalë për […]
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, surpriza nga Tirana dhe Kukësi, Xhaçka ia merr mandatin Gjylametit për 27 vota
Votat e diasporës TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës nga Greqia për disa qarqe të vendit. Surpriza kanë ardhur edhe nga disa qarqe, ku deputetë kanë siguruar mandatet e tyre. Në Tiranë, Olta Xhaçka fitoi mandatin e deputetës me 27 vota më shumë se kolegia e saj Blerina Gjylameti. Sipas rezultatit të deritanishëm, […]
Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 %
Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS thellon epërsinë, por pa ndikim në ndarjen e mandateve Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë, dhe sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe me 70% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 12% dhe koalicioni […]
‘Vendimi’ i Diasporës/ Numërohen kutitë e fundit në Korçë, Gjirokastër dhe Berat, ja ‘vendi’ i PS në Elbasan…
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Elbasan, pas qytetit të Vlorës. Nga votat e Diasporës kanë mundur të sigurojnë PS 13602 vota dhe 3408 vota për PD. PS ka ruajtur 10 mandate duke arritur një rekord historiK. Vota e Diasporës ka konfirmuar rezultatin prej 10 mandatesh për socialistët. PS ka 93,384 vota në […]
Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta
Një nga problematikat e ngritura gjatë procesit të numërimit të diasporës te Parku Olimpik, sipas ankesave të subjekteve politike, ka qenë pasja e më shumë fletëve të votimit sesa zarfe të dërguara pranë KQZ. Madje opozita ka ngritur edhe dyshimet për një manipulim të mundshëm, por duket se shkaku është krejt tjetër, teksa gjithçka është […]