Tag: çmendur

  • “Refuzoi 1.2 milionë euro nga Lech Poznan”, gazetari tregon shifrën e çmendur që nuk pranoi presidenti i Dinamos

    “Refuzoi 1.2 milionë euro nga Lech Poznan”, gazetari tregon shifrën e çmendur që nuk pranoi presidenti i Dinamos

    “Jemi për all in”! Kështu kishte thënë presidenti i Dinamos, Bardhi, për këtë sezon me ekipin e tij. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë duke mundur kampionët në fuqi, Egnatian.
    Megjithatë Dinamo u eliminua në gjysmëfinalen e Final Four nga Vllaznia, pasi humbi 2-1. Një ndeshje që shkaktoi edhe tensione në fund pasi te Dinamo ishin të bindur për fitore.
    I ftuar në Max Sport, gazetari Fatjon Baze ka treguar edhe një prapaskenë. “Presidenti i Dinamos ka refuzuar disa kohë më parë 1.2 milionë euro për Zabërgjan nga Lech Poznani. Nuk e hoqi për këtë shifër të çmendur pasi donte titullin kampion”, tha Baze në “Euronews Albania”. /Sport Ekspres/

  • Si e nis ditën Kryeministri? Rama tregon në “Sy m’sy” kur zgjohet

    Si e nis ditën Kryeministri? Rama tregon në “Sy m’sy” kur zgjohet

    Një ndër pyetjet e qytetarëve për kryeministrin Edi Rama gjatë komunikimit “Sy m’sy”, lidhet me kuriozitetin se në çfarë ore zgjohet kreu i qeverisë.

    “Varet, përgjithësisht nga ora 6 e pak, tak hapen sytë, pastaj varet. Por, në 7 jam në këmbë”, tha kryeministri.
    Rama iu përgjigj më pas një tjetër komentuesi që e kritikonte se “mbeti në internet” dhe i kërkonte të “merrej me hallet e popullit”.
    Kjo që bëj unë këtë në internet është pjesë e detyrës time, tha kreu i qeverisë.
    “Unë merrem me të gjitha ato që duhet të merrem dhe merrem më shumë seç janë marrë të tërë ata që kanë qen këtu përpara meje. Dakord? Duhet të dish ti që unë kam rekordin e kilometrave të bëra nëpër Shqipëri jo në krahasim me ndonjë paraardhës tjetër por me të gjithë të marrë së bashku. Çfarë dua të them me këtë unë? Nuk i kam bërë ato udhëtimet nëpër Shqipëri dhe takimet me njerëzit me internet, i kam bërë në realitet, nuk i kam bërë me Playstation dhe nëse jam këtu dhe nëse përdor këtë mjet për të komunikuar e bëj edhe për një arsye tjetër, Vullnet. Arsyeja është që shumë nga gjërat që unë dhe ne bëjmë, shumë gjëra që ndodhin në Shqipërinë reale nuk i merr vesh dot as ti dhe askush tjetër nga pasqyrat e kënetës, pasqyrat mediatike të kënetës.]
    Ta ka thënë ndonjëherë ty ndonjë pasqyrë e kënetës mediatike që prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë është rritur me 2 herë e gjysmë nga më pak se 1 miliardë në 25 miliardë në dekadën e fundit? Jo. Po nga do ta marrësh vesh nëse nuk përpiqem unë dhe nuk përpiqemi ne të paktën me këto mjete që kemi sepse i ke parë pasqyrat besoj, apo jo? Kështu që, çfarë mundtë mësojë njeriu kur hap ekranet dhe ndjek ato farë debatesh në thonjëza? Çfarë mund të mësojë njeriu kur në ato ekrane shfaqen sondazhe të ndryshme, që nga sondazhisti i Trump i famshëm e deri tek sondazhistë të tjerë këtu në Europë, të gjithë thonë ‘Fiton Partia Socialiste’ ndërkohë që ata që janë aty për t’i komentuar sondazhet thonë ‘Nëse këto sondazhe janë të vërteta, populli shqiptar është i sëmurë’. Çfarë mund të marrësh vesh nga këta çyrykë sepse janë tamam çyrykë. T’i thuash popullit që “’Populli është i sëmurë’ nuk je mirë ose që ‘populli është çmendur’, e thënë kështu si po ta them, ‘Këto sondazhe do të thotë që populli është çmendur’. Pse është çmendur populli? Është çmendur sepse voton të vetmen alternativë konkrete, reale, fituese, progresiste, transformuese, integruese, pse voton të vetmen forcë që mund ta fusë në Bashkimin Europian, prandaj është çmendur populli?”

    Top Channel

  • Rei Manaj vulos fitoren e Sivasspor, shqiptari feston si i çmendur golin e tij, me të drejtë (video)

    Rei Manaj vulos fitoren e Sivasspor, shqiptari feston si i çmendur golin e tij, me të drejtë (video)

    26 Prill 2025

    17:00

    Telesport

    Rei Manaj është rikthyer te goli në Superligën turke. Sivasspor po fiton 2-0 ndaj Antalyaspor, në një sfidë shumë vendimtare për të siguruar qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 62-të ku Radakovic dërgoi topin në rrjetë, ndërsa goli që do të vuloste fitoren do të shënohej nga Rei Manaj. SHIKOGOLIN
    Sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 75-të me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi si i “çmendur” duke hequr bluzën, për këtë arsye u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri kryesor i takimit.
    Me këtë fitore, Sivasspor renditet në vendin e 15-të me 34 pikë, ku është ende në zonën e ftohtë, pasi 4 ekipet e fundit shkojnë në ligën e parë turke.

  • Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e invalidëve, të cilët sipas tij, vidhen.

    Gjatë bashkëbisedimit me personat me aftësi të veçanta, duke prezantuar edhe programin e PD për ta, Berisha tha se Rama së bashku me kabinetin e tij ministror, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin, për të dhënë leje ndërtimi dhe licenca.

    Ai theksoi se, 11 maji do të jetë një ditë vendimtare dhe përcaktuese për fatin e një vendi që po boshatiset përditë e më shumë, ndërsa shtoi se personat me aftësi të veçanta do të jenë përparësia e parë në paketën e dhembshurisë.

    “Këta janë lëshuar si lukuni ku e ku t’i marrin qytetarëve dhe për vete vetëm vjedhin. Për vete janë çmendur pas luksit.

    Shihni, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar dhe ky kod është përgjegjësi ndaj qytetarëve.

    Qenia zyrtar nuk pranon të jesh i çmendur pas luksit. Jo, absolutisht, ua them unë ju.

    Kudo, shihni ju ministre, ministra, ka një kod. Po ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme, sikur janë princesha dhe i kanë private ato para. Me aksesorët më të kushtueshëm sepse del se kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë.

    Atëherë thotë se këta hanë dardha.

    Po si hanë dardha këta kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro. Edhe ato thonë, edhe ne po marrim çantat 30 mijë euro apo 40 mijë euro.

    Unë po ndalem këtu se luksi për zyrtarët është i papranueshëm.

    Sepse po e lëshoi veten pas luksit, e lëshon veten pas dore. Vjedh, vjedh, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin dhe për të dhënë leje ndërtimi, për të dhënë licenca.

    Kështu që në këtë mes, 11 maji është një ditë përcaktuese, është një ditë vendimtare.

    Ndaj dhe u ftoj të bëni çfarë keni në dorë me të njohurit dhe të afërmit tuaj, brenda dhe jashtë vendit, që të votojmë për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.

    E them me bindjen më të madhe se kjo është një e keqe e madhe. Kjo e zbraz Shqipërinë. Kjo po i braktis qytetarët.

    Që në momentin që ti kryeministër i lejon vetes që nga 8 miliardë euro të lësh 16 milionë për 760 mijë vetë. Po ja pra pse në Mal të Zi pensioni ka shkuar 450 euro nga 138 euro në vitin 2013. Ja pse është rritur trefish edhe në Maqedoni, edhe në Serbi. Ja pse është qartësisht më i lartë edhe në Kosovë.

    Sepse nuk ka kryeministër që bën këtë që bën ky. E mendon se paratë i duhen kthyer qytetarëve në rroga, pensione, shërbime.

    Dhe unë u siguroj që do plotësojmë çdo kërkesë legjitime.

    Ligji do e amendojmë së bashku me ju.

    Ai që ka vënë edhe atë ‘edhe invalidët’, ai ka dëshmuar se është një hajdut se përdor ligjet për të vjedhur edhe fondet tuaja, në vend që ato të ishin vetëm për invalidët. Se ky është përcaktimi kudo.

    Po këta gjejnë edhe këtë mënyrë, Edi Rama gjen edhe këtë mënyrë.

    U falënderoj dhe u ftoj që programin, çfarëdo kërkesa, probleme që u shqetësojnë dhe ju kërkoni t’i adresoni, t’i paraqisni te departamenti, që e falënderoj për punën që ka bërë dhe bën, dhe u siguroj se ato 100 ditët e para do marrin përgjigje. Ju do jeni përparësia më e parë në paketën e dhembshurisë”, u shpreh Berisha.

  • Grilish dhe Fodeni u fyen nga tifozët, Guardiola: Është një botë e çmendur, po ndodh kudo

    Grilish dhe Fodeni u fyen nga tifozët, Guardiola: Është një botë e çmendur, po ndodh kudo

    Pep Guardiola është pyetur në konferencë për shtyp për fyerjet që Grilishi dhe Fodeni përjetuan në derbin e fundit kundër Mançester Junajtedit. Trajneri i “qytetarëve” ka deklaruar se tashmë po jetojmë në një botë të çmendur dhe situata të tilla po ndodhin kudo, jo vetëm në sport.
    “Po ndodh kudo. Është një botë e çmendur, apo jo? Po ndodh kudo në botë, jo vetëm në sport. Askush nuk është jashtë sulmeve. Nuk bëhet fjalë për Mançester Junajtedin. Ka ndodhur edhe në klubin tonë. Nuk është problemi i klubit në veçanti apo i sportit. Po ndodh kudo. Mjafton të hidhni një sy rrotull dhe do ta vëreni. Grilishi dhe Fodeni nuk janë ndjerë mirë, por po shohim përpara”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/

  • Flick me “frena dore”: Nuk jemi kualifikuar ende në gjysmëfinale, futbolli është i çmendur

    Flick me “frena dore”: Nuk jemi kualifikuar ende në gjysmëfinale, futbolli është i çmendur

    Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli për mikrofonat e “Sky” pas fitores së thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: “Mënyra se si kemi luajtur është gjëja më e rëndësishme. Kur luajmë kështu, është më e lehtë për ne të shënojmë. Kjo ka më shumë rëndësi.
    A jemi afër gjysmëfinales? Jo, ende jo. Mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër, futbolli është i çmendur. Duhet të luajmë njësoj edhe në Dortmund. Unë besoj tek ajo që bëjmë, do të jemi të kënaqur edhe nëse bëjmë më pak gabime”.
    Rezultati dhe paraqitja flasin vetë, çfarë ju pëlqeu më shumë?Gjëja më e rëndësishme për mua është që luajtëm siç dimë të luajmë. Kur luajmë kështu, shënojmë gola.
    Tani mund të ëndërroni më shumë…Qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur.
    A ju ndodh të mendoni sa me fat jeni që keni këta lojtarë?Jam i lumtur për të gjithë, janë profesionistë të mëdhenj. Stërviten dhe luajnë mirë, kjo është arsyeja pse kanë arritur në këtë nivel.
    Ndërkohë, Raphinha foli për golin e tij: “Isha pak i shqetësuar, ishte një situatë e dyshimtë…, por për fat të mirë goli ishte i rregullt. Pau më tha që ishte i lumtur për asistin, gjithçka shkoi në rregull. Ishte një vendim i shpejtë nga ana ime, unë luaj si sulmues dhe ishte më shumë çështje instinkti”.

  • “Futbolli është sport i çmendur”, Hansi Fliku nuk feston as pas 4-0: Kurrë nuk mund të mendojmë se jemi kualifikuar

    “Futbolli është sport i çmendur”, Hansi Fliku nuk feston as pas 4-0: Kurrë nuk mund të mendojmë se jemi kualifikuar

    Barcelona ka marrë një fitore mjaft të thellë 4-0 kundër Borusias së Dortmundit. Një rezultat mjaft i favorshëm për katalanasit, që e shohin veten me njërën këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por Hansi Fliku qendron me këmbë në tokë. Trajneri i Barcelonës ka deklaruar pas ndeshjes se nuk duhet kurrsesi të mendojnë se është arritur kualifikimi, pasi futbolli është një sport i çmendur dhe mund të sjellë befasi.
    “Jo, kurrë. Kurrë nuk mund të mendojmë që e kemi arritur kualifikimin. Ti asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Futbolli është një sport i çmendur. Nuk e dimë. Duhet të luajmë ashtu si luajtëm sot. Në Dortmund duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/