Tag: çmendur

  • “Putin i çmendur”/ Reagon Kremlini: Trump është i ngarkuar emocionalisht

    “Putin i çmendur”/ Reagon Kremlini: Trump është i ngarkuar emocionalisht

    Pasi Presidenti Donald Trump e cilësoi homologun e tij rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, ka reaguar Kremlini. Konkretisht Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.
     “Jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Sigurisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment, i cili shoqërohet me mbingarkesën emocionale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, kur u pyet për komentet e Trump për Putinin.
    Ndërkaq puna mbi propozimin e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje për luftën në Ukrainë po vijon por ende nuk është paraqitur një draft.

  • Trump: Putin është çmendur! Po vret njerëz,  synon të marrë të gjithë Ukrainën

    Trump: Putin është çmendur! Po vret njerëz, synon të marrë të gjithë Ukrainën

    Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar ashpër homologun e tij rus Vladimir Putin për sulmet e fundit  ajrore në Ukrainë. Ai e ka cilësuar kreun e Kremlinit  të çmendur nëse mendon së do të marrë të gjithë territorin e vendit fqinj.
    “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur plotësisht! Po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e drejtë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!”, tha Trump.
    Megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kurseu as Zelenskyn.

    “Presidenti Zelensky nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Bidenit, jo e “Trump”, unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes paaftësisë dhe urrejtjes së madhe”, tha Trump.
    Më herët Trump dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike për një propozim armëpushimi nga SHBA.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë   ka deklaruar se telefonata shkoi shumë mirë dhe se bisedimet do të fillojnë menjëherë.
    Kievi  ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor, ndërsa Moska ka propozuar një “memorandum për paqen e mundshme”, që  Ukraina dhe aleatët e saj e kanë quajtur një taktikë për të zvarritur procesin.

  • Trump për Putin: Ai është çmendur tërësisht, nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur

    Trump për Putin: Ai është çmendur tërësisht, nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur

    Presidenti amerikan Donald Trump duket se po humbet durimin me Presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit ajror ndaj Ukrainës mbrëmjen e të shtunës, kur u vranë 12 persona.
    Në një reagimin në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump thotë se nuk është i kënaqur me sjelljen e Vladimir Putin dhe se ai është çmendur tërësisht.
    “Ai është çmendur tërësisht. Po vret njerëz pa asnjë nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarët. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë Vladimir Putinin e Rusisë, por atij i ka ndodhur diçka. Gjithmonë e kam thënë se ai dëshiron gjithë Ukrainën, jo vetëm pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e vërtetë, por nëse e bën këtë, do të çojë në rënien e Rusisë”, shkroi Trump.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve amerikanë, i cili shtoi se po shqyrton më shumë sanksione ndaj Rusisë.
    “Nuk e di çfarë dreqin i ka ndodhur Putinit. E njoh prej kohësh, gjithmonë kam shkuar mirë me të. Por ai po lëshon raketa në qytete dhe po vret njerëz, kjo nuk më pëlqen aspak”.
    Natën e së shtunës, Rusia kreu sulmin më të madh ajror brenda një nate të vetme në Ukrainë që kur nisi lufta në Shkurt të vitit 2022.
    Ukraina tha se forcat ruse lëshuan 367 dronë dhe raketa, duke vrarë 12 persona.

  • Nata e tretë e sulmeve masive me dronë rusë në Ukrainë, Trump: Putin është çmendur plotësisht

    Nata e tretë e sulmeve masive me dronë rusë në Ukrainë, Trump: Putin është çmendur plotësisht

    Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore kundër Ukrainës, duke shënuar kështu natën e tretë të sulmeve masive me dronë dhe raketa.
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu publikisht kritikat e tij ndaj qëndrimit të Vladimir Putinit.
    “Ai është çmendur plotësisht. Çfarë i ndodhi atij? Nuk më pëlqen ajo që po bën”, tha presidenti amerikan për homologun e tij rus.

    Trump is completely flabbergasted after Russia’s strikes on Kiev

    pic.twitter.com/B8LzuLcWMh
    — Shubhangi Sharma (@ItsShubhangi) May 26, 2025

    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, raketa lundrimi u zbuluan në rajonet Cherkasy dhe Kiev, dhe u shpall gjendja e gatishmërisë në të gjithë vendin.
    Të dielën të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë pas sulmeve me dronë dhe raketa ruse në rajonin veriperëndimor të Zhytomyr të Ukrainës.

    Në shenjë hakmarrjeje, forcat e armatosura ukrainase lëshuan qindra dronë kundër Moskës, të cilët shkaktuan probleme për trafikun ajror.
    Trump i pakënaqur me Putinin
    Donald Trump u duk i pakënaqur kur foli për Vladimir Putinin. “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me (Presidentin) Vladimir Putin të Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur plotësisht!” tha zoti Trump nëpërmjet Truth Social, ndërsa njëkohësisht kritikoi homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, sepse ai “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë” dhe “do të ishte më mirë nëse do të ndalonte”.
    Duke iu referuar Vladimir Putinit, Trump shtoi se “gjithmonë kam thënë se ai dëshiron të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj”, por nëse përpiqet, kjo do të çojë në “rënien” e Rusisë.
    Aleatët evropianë të Kievit kërkuan që Moska të “ndëshkohet”. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kërkoi “presionin më të fortë ndërkombëtar” mbi Rusinë./vizionplus.tv

  • Trump: Putini me sa duket është çmendur fare!

    Trump: Putini me sa duket është çmendur fare!

    Duke folur me gazetarët në një aeroport në New Jersey përpara një fluturimi për në Uashington DC, Trump tha: “Nuk jam i kënaqur me Putinin. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të. Ai po vret shumë njerëz. Nuk jam i lumtur për këtë.”
    Trump, i cili tha se gjithmonë ka shkuar mirë me Putinin , u tha gazetarëve se do të shqyrtonte më shumë sanksione kundër Moskës.

    “Ai po lëshon raketa në qytete dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak“, tha ai.
    Më vonë, në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan shkroi se ai “gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur fare!”
    Trump kritikoi gjithashtu Volodymyr Zelensky-n, duke thënë se presidenti ukrainas “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”.
    Ukraina tha se breshëria e sulmeve gjatë natës deri të dielën ishte sulmi më i madh ajror i luftës deri më tani, me 367 dronë dhe raketa të qëlluara nga forcat ruse.
    Kjo ndodhi pavarësisht se Trump foli vazhdimisht për shanset e një marrëveshjeje paqeje. Ai madje foli me zotin Putin në telefon për dy orë javën e kaluar.

  • Trump: “Putini, i çmendur plotësisht!” (Por vetë ai dhe Netanyahu?)

    Trump: “Putini, i çmendur plotësisht!” (Por vetë ai dhe Netanyahu?)

    Presidenti amerikan Donald Trump shprehu pakënaqësi të thellë me bombardimin e Ukrainës nga Rusia gjatë fundjavës, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me Presidentin rus, Vladimir Putin.
    “Nuk e di çfarë nuk shkon me të. Çfarë dreqin i ka ndodhur? Ai po vret shumë njerëz. Nuk jam i lumtur për këtë”, u tha Trump gazetarëve në aeroportin e Morristoën, New Jersey, ndërsa përgatitej të kthehej në Uashington.
    Trump i bëri këto komente në përgjigje të sulmeve ajrore ruse në qytetet ukrainase gjatë natës së së dielës, përfshirë kryeqytetin Kiev.
    “Ai është plotësisht i çmendur”
    Pak më vonë, Trump bëri të njëjtin koment në rrjetin e tij Truth.
    “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është plotësisht i ÇMENDUR! Ai po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarët. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta rezulton se kam pasur të drejtë, por nëse ai e provon këtë, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!
    Po kështu, Presidenti Zelenski nuk po i bën asnjë nder vendit të tij me mënyrën se si flet. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet.
    Kjo është një luftë që nuk do të ndodhte kurrë nëse unë do të isha president. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Biden-it, jo e ‘Trump-it. Unë thjesht po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara të ndezura nga paaftësia dhe urrejtja e madhe.”
    Sulmi më i madh ajror i luftës deri më tani
    Forcat ruse qëlluan 367 dronë dhe raketa në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë natës së së dielës në sulmin ajror më të madh të luftës deri më tani, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
    Trump është përpjekur t’i bindë të dyja palët të bien dakord për një armëpushim në luftën trevjeçare në Ukrainë, dhe javën e kaluar ai foli për më shumë se dy orë me Putinin.
    Ai ngriti mundësinë e vendosjes së sanksioneve shtesë ndaj Rusisë në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme.
    Por ndërsa përqendrohet te fronti ukrauinas, për atë që po ndodh në Gaza, një gjenocid i pastër, Trump-it nuk ia ndjen. Madje, për atë që po bën supër i çmenduri Netanyah, aludohet se ka dakortësinë e tij. Në këtë pikë, vetë Trump është i çmendur. /tesheshi.com/

  • Vasili: 11 maji, narkozgjedhje me zero alibi, qoftë në shqip ashtu edhe në anglisht!

    Vasili: 11 maji, narkozgjedhje me zero alibi, qoftë në shqip ashtu edhe në anglisht!

    Nga Petrit Vasili

    11 maji, narkozgjedhje me zero alibi, qoftë në shqip ashtu edhe në anglisht!
    Shfrenimi i Ramës dhe hordhisë së tij për të grabitur, blerë dhe rrëmbyer votat më 11 maj ishte sa shkatërrues për vendin, aq edhe e zhveshi lakuriq atë vetë.

    Përveç debilëve të “dobishëm” mediatikë në Shqipëri, që tani i njohin të gjithë se çfarë malli janë dhe që i shërbejnë çorbës së prishur që ju jep Rama, askush nuk i del për zot këtij llumi elektoral.

    Të gjithë e dinë se Edi Rama ka dalë me thasët e parave për të blerë ndërkombëtarë të korruptuar, kudo që t’i gjejë, për t’i dhënë ndonjë alibi 11 majit të tij kriminal.

    OSBE-ODIHR dhe Misioni i Parlamentit Europian e thanë fjalën asgjësuese: që zgjedhjet ishin të pabarabarta dhe qeveria përdori shtetin në favorin e saj.

    Cili është ai i çmendur që mund t’i dalë për zot llumit të 11 majit?
    Kush është ai i çmendur – në shqip dhe anglisht – që mund të thotë: “të pranojmë zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia-shtet dhe narkoshteti shkatërrojnë zgjedhjet për t’i rrëmbyer ato?”
    Kush është ai i çmendur që do të legjitimojë standardin e narkozgjedhjeve në një vend kandidat për anëtarësim në BE, si Shqipëria?
    Kush është ai i çmendur që do të pranojë këto narkozgjedhje si precedent shkatërrimtar për demokracinë në mes të Europës?
    Kush është ai i çmendur që do të rreshtohet në krah të kriminelëve elektoralë qeveritarë në Shqipëri?
    Kush është ai i çmendur që mund të legjitimojë masakrën me votën e Diasporës?

    Faktet janë sa tragjike e të panumërta, aq edhe tronditëse, veçanërisht kur sheh nivelin mizerabël të shfrenimit të qeverisë në mbushjen e kutive, në rrugaçërinë që rrethonte qendrat e votimit, në blerjen e votave duke shpenzuar qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve për t’i vjedhur ata edhe për katër vjet të tjera.

    Këtij llumi dhe bataku kriminal elektoral nuk i del njeri për zot dhe fajtori i vetëm për këtë krim është Rama dhe qeveria.

    Asnjë anglishtfolës nuk i del dot për zot, sepse po u bëre pjesë e llumit, llumi të thith brenda dhe të asgjëson.

    Institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar qartë përpara zgjedhjeve gjithçka.
    Zgjedhjet ishin veçse konfirmimi absolut se narkoqeveria vetëm narkozgjedhje mund të organizojë.

    Ndaj, alibi për këto zgjedhje nuk ka.
    11 maji provoi se në Shqipëri, për shkak të Edi Ramës, nuk ka zgjedhje, por terrorizëm elektoral.

     

  • Festë e çmendur në ekipin e Marash Kumbullës, tifozët mësyjnë në fushë për sigurimin e qendrimit në La Liga

    Festë e çmendur në ekipin e Marash Kumbullës, tifozët mësyjnë në fushë për sigurimin e qendrimit në La Liga

    Espanjoli do të jetë pjesë e La Ligës edhe në sezonin e ardhshëm. Bardheblutë kanë mposhtur sot Las Palmasin me shifrat 2-0, duke siguruar kështu matematikisht qendrimin në elitën e futbollit spanjoll.
    Tifozët kanë mësyrë në fushë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor të takimit, duke nisur kështu festën e tyre të çmendur. Meritë në suksesin e Espanjolit në këtë sezon ka edhe Marash Kumbulla, i cili ka zhvilluar një kampionat mjaft pozitiv me ekipin spanjoll./Sport Ekspres/

    CELEBRAR QUE SOMOS EL REAL CLUB DEPORTIVO ESPANYOL #RCDE https://t.co/c0PvAgpiLU
    — LOIEL DE LÚLIA ??? (potra salvaje’s version) (@rogerdelluria_) May 24, 2025

  • “Sot ishte një presion i çmendur”, Konte i çliruar pas fitimit të titullit: Po mendoja mos i zhgënjenim këta njerëz

    “Sot ishte një presion i çmendur”, Konte i çliruar pas fitimit të titullit: Po mendoja mos i zhgënjenim këta njerëz

    Antionio Konte ka fituar titullin e tij të 5-të në karrierën si trajner në Serinë A, dhe të 4-tin për klubin e Napolit. Trajneri i të kaltërve ka deklaruar për “DAZN”-in pas ndeshjes kundër Kaljarit se skuadra kishte një presion jashtëzakonisht të madh mbrëmjen e stome. Ai ka treguar se përpara ndeshjes ka pasur frikën e zhgënjimit të tifozëve, por në fund ishte e kundërta ajo që ndodhi.
    “Ndodhi përsëri diçka fantastike. Është vërtetë shumë e bukur. Sot më erdhi një mendim i vogël: ‘Po sikur të shkojmë dhe t’i zhgënjejmë këta njerëz’? Do ta kishim mbartur me veten tonë për një kohë shumë të gjatë. Sot ishte një presion i çmendur. Kjo ishte puna më e papritur, më e vështirë dhe më stimuluese për mua”, ka thënë Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • “Nuk po e besoja dot golin e tij”! Shoku i ekipit te Lecce flet për realizimin e çmendur të Ramadanit: Zakonisht nuk gjuan mirë 

    “Nuk po e besoja dot golin e tij”! Shoku i ekipit te Lecce flet për realizimin e çmendur të Ramadanit: Zakonisht nuk gjuan mirë 

    Ylber Ramadani ka realizuar një gol të çmendur në përballjen mes Lecce-Torino të fituar në shifrat 1-0. Lecce e kërkonte fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat e mbijetesës, ndërsa Ramadani e nisi ndeshjen nga stoli. 
    Ai hyri në fushë në minutën e 45 pas dëmtimit të një prej mesfushorëve të Lecce. Ndërkohë në pjesën e dytë, Ramadani realizoi një gol spektakolar nga distanca duke lënë pa fjalë të gjithë. 
    Njëri prej tyre ishte edhe mbrojtësi i Lecce, Giallo, i cili me batutë tha se Ramadani nuk gjuan shumë mirë në portë dhe u befasua nga kjo perlë e tij. “Nuk po e besoja dot sepse zakonisht Ramadani nuk gjuan mirë, por jam i lumtur për të sepse është djalë i mirë dhe meriton më të mirën. Prandaj faleminderit që na bëri të fitojmë ndeshjen”, tha Giallo. /Sport Ekspres/