Tag: celularët

  • Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor

    Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor

    Celularët në shkolla – rregulla të reja me nisjen e vitit të ri shkollor
     
    Në prag të fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri mbi përdorimin e celularëve në shkolla, duke zbutur masat e mëparshme ndaluese.
    Sipas rregullave të miratuara, parimi mbetet që celularët të mos merren fare në shkollë. Megjithatë, nëse prindi e konsideron të domosdoshëm pajisjen e fëmijës me telefon, kjo duhet të argumentohet me kërkesë zyrtare në drejtori. Në këtë rast, nxënësi është i detyruar që ta mbajë aparatin të fikur ose në “airplane mode”, dhe ta dorëzojë në kutinë e posaçme në klasë deri në përfundim të orarit mësimor.
     

     
    Në rastet kur nxënësit fshehin telefonin dhe kapen duke e përdorur gjatë mësimit, parashikohen disa masa disiplinore: fillimisht këshillim, më pas shënim nga kujdestari dhe në përsëritje, njoftohet prindi, i cili është i vetmi që mund ta tërheqë telefonin nga drejtoria.

     
    Kjo praktikë përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga udhëzimi i vitit 2018, i cili ndalonte në mënyrë absolute mbajtjen e celularëve në ambientet shkollore. Në atë kohë, çdo shkelje shoqërohej me sekuestrim të aparatit dhe njoftim të policisë.
     
    Në fakt, dorëzimi i celularëve në kuti është zbatuar prej disa vitesh në disa shkolla 9-vjeçare, pavarësisht se bie ndesh me rregulloret e mëparshme. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e prezantoi këtë risi si një masë praktike dhe më të zbatueshme, që synon disiplinimin pa penalizime të tepruara.
     
    Telefoni i ndaluar edhe për mësuesit
    Udhëzimi i ri ndalon përdorimin e celularit edhe nga vetë mësuesit gjatë mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur ka arsye të forta pedagogjike.

     
    Sipas Ministrisë, celulari në klasë:

    ul përqendrimin e nxënësve,
    dobëson kujtesën dhe aftësitë analitike,
    nxit sjellje të papërshtatshme,
    dhe rrit rrezikun e bullizmit, sidomos në mungesë të kontrollit prindëror.

     
    Me këto rregulla të reja, që hynë në fuqi më 1 shtator dhe zbatohen nga 8 shtatori, nxënësit hyjnë në vitin e ri shkollor me një qasje më fleksibël, ku prindërit kanë rol vendimtar në përcaktimin e nevojës për pajisjen e fëmijëve me celular, por gjithsesi duke respektuar disiplinën brenda orës mësimore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit. I kishte fshehur në…

    Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit. I kishte fshehur në…

    Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, për kontrabandë me pajisje elektronike.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte S. I., në hyrje të portit, policia gjeti të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
    Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.

  • SPAK merr ‘në dorë’ celularët e ‘Pol Qorrit’ – Pritet zbërthimi i tyre, biseda për ngjarje kriminale, pazare droge e organizime…

    SPAK merr ‘në dorë’ celularët e ‘Pol Qorrit’ – Pritet zbërthimi i tyre, biseda për ngjarje kriminale, pazare droge e organizime…

    Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme ndaj shtetasit Flodian Plaku, i arrestuar dy ditë më parë nga forcat operacionale në një hotel në Orikum. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ndërsa SPAK ka marrë në dorë edhe aparatët celularë të tij.

    I njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Pol Qorri’, burime bëjnë të ditur se në celularët e tij tashmë të sekuestruar dhe administruar në dosjen hetimore, priten të zbardhen detaje të reja mbi ngjarje kriminale, pazare droge dhe organizime kriminale.

    Telefonat do të zbërthehen nga SPAK dhe pritshmëritë janë që të luajnë një rol kyç për zbardhjen e ngjarjeve apo personazheve në botën e errët.

  • Çyrbja, Veliaj, Beqaj e Koka vuajnë dënimin në burgun e Durrësit! 12 celularët e kapur dërgohen për ekspertim

    Çyrbja, Veliaj, Beqaj e Koka vuajnë dënimin në burgun e Durrësit! 12 celularët e kapur dërgohen për ekspertim

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-12 celularët që u kapën në paraburgimin e Durrësit mësohet se janë dërguar në laborator për ekspertim. Telefonat u kapën gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë së Burgjeve më 29 maj. Arsyeja e dërgimit të këtyre pajisjeve në laborator thuhet se është për të zbuluar se kujt i përkasin dhe nëse janë përdorur nga të paraburgosurit.
    Raportohet se celularët janë gjetur në zonën e gjelbër dhe jo në qeli dhe se ekspertimi do të zbardhë nëse përdoreshin prej të paraburgosurëve dhe fshiheshin në ambientin e jashtëm, apo ishin fshehur aty në tentativë për t’u futur brenda qelive.

    Kujtojmë se në qelitë e burgut të Durrësit ndodhen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-deputetët Jurgis Çyrbja e Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj./ZËRI

  • Aksion për krimet zgjedhore, SPAK sekuestron celularët e zyrtarëve në Klos

    Aksion për krimet zgjedhore, SPAK sekuestron celularët e zyrtarëve në Klos

    SPAK dhe BKH

    DIBËR- Bashkia Klos është shënjestra e radhës e prokurorëve të Posaçëm dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se këtë pasdite janë sekuestruar celularët e disa zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shitblerje votash për Partinë Socialiste. Emrat e tyre nuk janë zbardhur ende.
    Gjithashtu raportohet se në kuadër të hetimit për krimet zgjedhore, është ushtruar kontroll edhe në zyrat e zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shit-blerje votash.
    Në qarkun e Dibrës, Partia Socialiste ka pasur një listë me shtatë emra, dy në të mbyllurën, Blendi Klosi dhe Alma salami. Ndërkohë që lufta zhvillohej mes atyre në listë të hapur, Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj dhe Dritan Selishta.
    Më herët SPAK dhe BKH kanë zhvilluar aksione edhe në Shkodër, Elbasan apo Fier.

  • Finlandë, ndalohen celularët në shkollë

    Finlandë, ndalohen celularët në shkollë

    Finlanda ka kufizuar përdorimin e celularëve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë orëve të mësimit, për shkak të shqetësimeve për ndikimin e tyre në mirëqenien dhe aftësitë e të mësuarit të nxënësit.
    Sipas ndryshimeve, të cilat u miratuan nga parlamenti finlandez, celularët do të kufizohen shumë gjatë orarit të mësimit. Nxënësve do t’u lejohet t’i përdorin ato vetëm me lejen e mësuesit për qëllime shëndetësore ose mësimore.
    Nëse një nxënës ndërpret mësimdhënien me celularin e tij, drejtori ose mësuesi do të ketë të drejtë ta përjashtojë atë.

    Parlamenti finlandez ka urdhëruar departamentin e arsimit dhe kulturës të kryejë një studim mbi efektet e kufizimeve në përdorimin e pajisjeve celulare në Finlandë dhe ndërkombëtarisht, i cili duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Pas kësaj, nëse konsiderohet e nevojshme, departamenti i arsimit do të marrë masa të mëtejshme.
    Finlanda është vendi i më fundit evropian që vendos kufizime ligjore për përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike në shkolla, mes provave në rritje të ndikimit të tyre tek fëmijët dhe të rinjtë, duke përfshirë vëmendjen dhe vetëvlerësimin.
    Më parë këtë vit, Danimarka tha se do të ndalonte telefonat celularë nga të gjitha shkollat.
    Vende të tjera që kanë futur kufizime në telefonat celularë përfshijnë Francën, e cila ua ndaloi nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme përdorimin e telefonave të tyre në mjediset e shkollës në vitin 2018.
    Norvegjia gjithashtu ka vendosur një kufi minimal të rreptë moshe prej 15 vjeç, për përdorimin e mediave sociale.