Tag: çelësi

  • Pistat për fatin e Martinajt/ Klodiana Lala: Ja kush është çelësi për zbërthimin e ngjarjes

    Pistat për fatin e Martinajt/ Klodiana Lala: Ja kush është çelësi për zbërthimin e ngjarjes

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se cilat janë pistat për fatin e Ervis Martinajt.
    E ftuar në një emision televiziv, gazetarja tha se Martinaj ishte një person që kishte një sërë konfliktesh me njerëz të ndryshëm të botës së krimit ndaj dhe të gjitha pistat për të gjithë emrat e përmendur janë të hapura.
    Gazetarja u shpreh se çelësi për të zbardhur të gjithë këtë ngjarje është nëse shteti do të gjente se kush e nxorri Ervis Martinajn nga strofulla pasi, ai nuk dilte në rrugë pa u siguruar. Një njeri i besuar e ka nxjerrë në rrugë.
    “Indrit Dokle është marrë në pyetje në Policinë e Lezhës pas ngjarjes, është në listën që po verifikohet. Ka një vendim gjykate se pati urdhër për kontrolle te Avdylajt. Nga kamerat e sigurisë rezultonte se kontakti i fundit i Martinajt mund të ishte në Shijak dhe për këtë arsye ka patur kontrolle tek Avdylajt, janë kontrolluar kapanone dhe baze në zonën e Mirditës se automjeti i Vis Martinajt është gjetur në Rrugën e Kombit. Automjeti është gjetur në pikë karburanti dhe i hapur, janë sekuestruar kamera në një biznes në Vorë, janë marrë në pyetje administratorët e një pallati pas Ringut ku ishin dhe njerëz të drejtësisë.
    Janë ushtruar kontrolle në Vlorë tek Inez Hajrulla, ka pasur kontrolle në Potam në Himarë pasi një polumbar holandez, ka filmuar një trup të pajetë. RENEA ka qëndruar atje. Për shkak të konflikteve të forta me një sërë të fortësh ka një sërë pistash që secili prej emrave është i dyshuar. Ai u zhvendos në Surrel. Kishte vilën atje.Kishte interesa dhe në biznes. Qarkullonte miliona. Kishte probleme me Ervin Matën. Pistat janë të gjtiha të hapura. Kush është çelësi? Çelësi është të gjendet se kush është njeriu që e nxori Ervis Martinajn nga strofulla. Nëse shteti do të gjejë se kush e nxori atëherë…. Martinaj nuk dilte në rrugë pa siguruar nëse nuk kishte një person të besuar. Brilant Martinaj është vrarë pasi është takuar me Jeton Lamin. Nga ana tjetër Vis Martinaj është zhdukur pas kontaktoi me Jeton Lamin”, tha gazetarja Klodiana Lala./

  • Kane: Ishte një ndeshje e fortë dhe fizike, ja çelësi i suksesit ndaj Chelsea

    Kane: Ishte një ndeshje e fortë dhe fizike, ja çelësi i suksesit ndaj Chelsea

    18 Shtator 2025

    8:46

    Alfred Lleshi

    Harry Kane u shpall “lojtari i ndeshjes” pas dy golave në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj Chelsea, në ndeshjen “inauguruese” të Champions-it për të dyja skuadrat: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer. Chelsea është skuadër shumë e fortë, kampione e botës për klube, ndaj duhej të ishim gati që nga fillimi.
    Në fakt, ashtu ndodhi. E nisëm shumë mirë, shënuam dy gola shpejt. Është për të ardhur keq që pësuam menjëherë pas kësaj, por në pjesën e dytë kishim rastet më të mira. Çelësi i suksesit ishte mbajtja e topit, gjetja e këndeve të duhura, ndihma mes njëri-tjetrit.
    Shpesh unë dhe Serge zbrisnim më poshtë për ta bërë më të vështirë presionin e tyre. Sa më shumë kalonte loja, aq më të lodhur dukeshin ata, hapeshin hapësira dhe i shfrytëzuam. Ishte një ndeshje e fortë dhe fizike, por jam shumë i lumtur”.
     

  • Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes: Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj si të Bashës

    Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes: Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj si të Bashës

    Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe “Nenin Basha”.
    Por edhe aleatë të tij nuk kanë mbetur shumë të kënaqur me rezultatin, edhe pse përsa i përket çështjes të largimit apo jo të Berishës, shpesh flasin “me arra në gojë”.
    Por ai që duket se nuk mungon edhe të lëshojë ndonjë ‘batutë’ herë pas here, është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Me një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai ironizon dhe tall Berishën dhe PD, duke thënë se në atë parti as brava nuk ka ndryshuar, pasi çelësi është njëlloj dhe madje dera përsëri mbetet e mbyllur.

    “Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Listat, njësoj.
    Justifikimet e humbjes identike. Pazaret, të njëjtat. Bravat, po ato. Vetëm çelësi ka ndryshuar… por dera e mbyllur ka mbetur po ajo”, shkruan ai.

  • Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

    Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
    Bëhet e ditur se në fokus të vizitës ishte reforma në drejtësi dhe rruga drejt BE. Ambasadori Gonzato vlerësoi angazhimin e KLP-së në forcimin e integritetit të sistemit të prokurorisë.
    Ai theksoi rëndësinë e Kapitullit 23 për ecurinë e negociatave për anëtarësim.
    Ndërkohë sipas tij, KLP luan një rol kyç në garantimin e standardeve evropiane në drejtësi, teksa shtoi se, BE konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
    Gonzato ndër të tjera nënvizoi se reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian.

  • A është terapia hormonale çelësi i rinisë së përjetshme? Çfarë duhet të dini

    A është terapia hormonale çelësi i rinisë së përjetshme? Çfarë duhet të dini

    Në një botë ku kërkimi për rininë e përjetshme nuk ndalet kurrë, shumë gra dhe burra pyesin nëse terapia zëvendësuese hormonale (HRT) mund të jetë një çelës për të ngadalësuar plakjen.

    Megjithëse nuk ka një formulë magjike që ndalon procesin biologjik të plakjes, HRT mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës ndërsa vitet shtohen.

    Kjo terapi mund të ndihmojë ndjeshëm në lehtësimin e simptomave të menopauzës si valët e nxehta, lodhja, tharja e lëkurës dhe mungesa e energjisë. Po ashtu, ajo mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, gjendjen shpirtërore dhe dëshirën seksuale – faktorë kyç për mirëqenie të përgjithshme.

    Një tjetër përfitim i rëndësishëm është ndikimi i saj në ruajtjen e masës muskulore, dendësisë kockore dhe elasticitetit të lëkurës. Edhe për burrat, suplementimi me testosteron mund të sjellë përmirësim në energji, fokus mendor dhe vetëbesim.

    Por është e rëndësishme të theksohet se HRT nuk ndalon plakjen e qelizave dhe nuk është një eliksir i përjetësisë. Ajo nuk mund të zëvendësojë stilin e shëndetshëm të jetesës – gjumi, ushqimi i ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit mbeten “hormonët” tanë natyralë të rinisë. Për më tepër, terapia hormonale nuk është e përshtatshme për të gjithë. Ajo mund të shoqërohet me rreziqe si tromboza, probleme kardiovaskulare apo rritje të rrezikut për disa lloje kanceri, veçanërisht kur përdoret pa mbikëqyrje mjekësore.

    Çelësi qëndron tek individualizimi. HRT mund të jetë pjesë e një strategjie anti-aging kur përdoret në mënyrë të kujdesshme, në kohën e duhur dhe nën mbikëqyrjen e një mjeku të specializuar. Por asnjë terapi nuk mund të zëvendësojë një stil jete të shëndetshëm. Prandaj, nëse po mendon ta përfshish këtë terapi në jetën tënde, është thelbësore të informohesh mirë dhe të këshillohesh me një profesionist.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 prill 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 30 prill 2025

    Showbiz E Mërkurë, 30 Prill 2025 08:58
    DashiTë duhet të njohësh realisht veten për të marrë më të mirën. Deri tani ke ecur me symbullur kjo për faj të ndikimit të të tjerëve dhe pasigurisë në vetvete. Ka ardhur koha të thuash mendimin tënd për t’i dhënë vlerë asaj që ke kultivuar gjithë këtë periudhë. Tako njerëz që e dinë se ti mund të kalosh përtej pritshmërive duke sjellë ndryshime cilësore. Dashuro atë që të do zemra e jo arsyeja! Financat janë të brishta. Pika e dobët është hezitimi dhe çelësi i suksesit; zemra e bardhë.
    DemiNisu nga vetja kur të bësh kritika për dikë. Mëso të duash atë që ke dhe jo atë që lakmon. Jeta private është pak e trazuar, por ju e keni në dorë të ulni tensionet. Rrugëtimi dyshe është më i bukur nëse do dini të ruani dritën brenda vetes për të ndriçuar skuta të errëta ku ju çojnë këmbët. Një bisedë pune rezulton pa sukses, po çdo e keqe e ka një të mirë. Mos luani me financat se janë lojë që djeg. Pika e dobët është vetëbesimi i tepruar dhe çelësi i suksesit; pasioni për të vërtetën.

    BinjakëtEc me hapa të ngadaltë, diku do të të nxjerrin. Rrëfimi i jetës në vetë të parë është i dobishëm kur dëgjon edhe ato që lëndojnë. Pranoje veten dhe shijo çdo të papritur që mund ta përballosh bukur. Finesa është tipar që duhet ta ruash në këtë botë të egër. Pika e dobët binjakë të dashur është nxitimi për të thënë fjalën e fundit të parën, çelësi i suksesit; aftësia për të dashur me zemër.
    GaforrjaMos rrini peng i asaj që iku. Dita e re është një shans për të shkëputur veten nga paranojat e për të njohur thelbin e të qenit njeri. Krah jush keni një person që i trembet dashurisë për ju për shkak të pasigurive që shfaqni me përsonalitetin tuaj. Tregohuni të qartë dhe bindës me fjalë e me vepra. Pika e dobët paaftësia për t’i parë gjërat në sy dhe çelësi i suksesit; aftësia për të mbajtur fjalën e dhënë.
    LuaniDo numëroni kacidhet nëse vijoni të blini e të shpenzoni kohë e pa kohë, vend e pa vend. Mentorët tuaj kanë qëllime të qartë se ku mund të arrini, mos i zhgënjeni, realizoni me zgjuarësi projektet dhe kapni majat me talentin që keni. Kurseni fjalët e thëna pa u menduar shumë dhe tregoni maturi në raportin tuaj. Pika e dobët është zemra e butë edhe me ata që nuk e meritojnë dhe çelësi i suksesit; eleganca me të cilën arrini qëllimet tuaja.
    VirgjëreshaBrishtësia në analizën e fakteve ju ka bërë të bini në sy të personave që nuk ju njohin. Strategjia juaj e butë për të qenë të ashpër ju bën disi të paparashikueshëm për ata që tentojnë të përfitojnë. Marrëveshja më e pastër është ajo që e vendosni me ata që kanë interesa të përbashkëta me ju. Ekuilibri në emocione ju ka dhënë kurajo për të parë të vërtetën në sy. Pika e dobët është ndonjë shpenzim i tepërt dhe çelësi i suksesit qartësia e arsyes.
    PeshorjaUrime! Jeni në një lidhje të bukur të cilën duhet ta keni prioritet. Dilni nga turma dhe ndiqni zërin e zemrës për të qenë të lirë. Financat ju kanë kushtëzuar në një kohë kur nevoja për të sistemuar nevojat tuaja është e madhe. Shikoni me kujdes propozimet që ju bëhen dhe zgjidhni atë që ju jep shpresa për më tej. Marrëdhëniet profesionale do forcohen duke respektuar radhën e punës. Pika e dobët është lakmia për më shumë pozita dhe çelësi i suksesit; oreksi për sukses.
    AkrepiUdhëtimet në kohë dhe fantazi janë një çlirim për ju që doni të strukeni ca kohë vetëm me veten tuaj. Besimi te ajo që vjen ju ka veçuar nga grupi. Mos ndryshoni karakterin tuaj të adhurueshëm. Financat e dobëta nuk mund të kthehen në shkak për t’iu nënshtruar përfituesve. Pika e dobët janë keqkuptimet dhe çelësi i suksesit; ambienti i ri krijues.
    ShigjetariPlanet për një familje të re po shkojnë mirë. Mobilizimi për të realizuar ëndrrat ka favorizuar një sukses konstant. Momenti më i mirë për të vulosur kulmin e arritjeve profesionale është tani, ndaj të dashur shigjetarë mos u ndalni! Thelloni një marrëveshje pune që ju sjell fitime dhe mendoni se çfarë mund ta shumëfishojë. Pika e dobët është mungesa e kohës dhe çelësi i suksesit; streha e dashur në familje.
    BricjapiJeni pak konfuzë. Të ardhurat tuaja nuk i kalojnë dot ambiciet për shpenzime. Bëni llogari se çfarë ju intereson vërtetë. Në shkollën e jetës keni takuar persona që kanë njohur shkëlqimin e diellit dhe stuhinë. Përvoja e tyre do ju vlejë një ditë. Ju duhet të merrni një vendim për çështje private këto kohë ndaj ju duhet të jeni të kthjellët. Pika e dobët është ngutja për të mbaruar punët sa më parë dhe çelësi i suksesit; përqëndrimi.
    UjoriRrugëtimi juaj në një drjtim të ri në jetë është pasionant. Lini ca hapësira për t’iu rikthyer me një ide më të freskët më vonë. Vishni këpucë të mira se ju duhet të ecni pa ndalur një kohë të gjatë e cila do ju marrë kohë e mund, por edhe shumë dashuri për iniciativat tuaja që nuk krahasohen dot me ato që keni kaluar deri tani. Suksesi është kënaqësi me kosto të larta. Shkruajini mundimet në zemër t’i zbutur më pas me shpërblime që keni dëshiruar. Pika e dobët e juaja sot është paraja dhe çelësi i suksesit, simpatia.
    PeshqitKërkoni nga miqtë të jenë të sinqertë dhe lajini duart me ata që kanë shfrytëzuar punën tuaj. Sot është dita për të qenë aty ku meritoni. Mos falni kohë nga koha juaj. Strategjia e vendimeve të marra ftohtë e prerë do ju shpëtojë nga mëritë e mëvonshme. Që të mos pendoheni për ndonjë marrëveshje, mendoni me qartësi dhe firmosni në prani të personave të afërt. Pika e dobët është mosmenaxhimi i mirë i parave dhe çelësi i suksesit; forca për t’ua thënë të tjerëve të vërtetën në sy.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 prill 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 prill 2025

    Showbiz E Martë, 22 Prill 2025 08:53
    Dashi
    Heshtja në dashuri ju ka kthyer pasionin e hershëm për një lidhje të kaluar, ndaj mos i përplasni dyert e vjetra. Fasada është konformiste, por përbrenda keni një kaos tronditës. Jeni duke u bërë paksa impulsivë për shkak të një debati e konflikti në punë. Kërkoni pak pushimi dhe do shikoni më qartë. Shëndeti ka nevojë për përkujdesje. Endrrat ju çojnë larg, aty ku shpresoni të shkoni. Pika e dobët është sheqerosja e tepërt e krenarisë tuaj dhe çelësi i suksesit; pranimi i gabimeve.

    Demi
    Emocionalisht dukeni të brishtë sot, keni kohë të rikuperoni. Sot jeni nën presion për të marrë vendimin e duhur pas propozimit për të nisur një projekt që ndryshon nga formimi juaj profesional. Shmangni debatet në punë dhe flisni hapur për problemet tuaja. Në dashuri po kërkoni siguri, por shpresat e shumta duhet të kenë edhe një bazë reale. Me partnerin I keni mbyllur shtigjet e komunikimit, ndaj ju duhet një strategji romantike. Financat janë koherente, që do të thotë, jo gjithmonë të mira. Pika e dobët është mungesa e seriozitetit në trajtimin e çështjeve familjare dhe çelësi i suksesit, prakticiteti.
    Binjakët
    Fleksibiliteti ju favorizon për të kapërcyer në një fazë eksperimentale me veten. Provoni të dilni nga rutina dhe të shkelni në shtigje të panjohura për të zgjeruar prespektivat. Shkëmbimi I mendimeve me persona me përvojë ju bën të dukeni energjikë dhe të gatshëm për të marrë vendime paqësore. Në dashuri po tregoheni të butë dhe shpesh ekspresive, kjo nuk është taktika e duhur për të qenë tërheqës. Pika e dobët është paqëndrueshmëria dhe çelësi i suksesit; aftësia për të zgjedhur miqtë.
    Gaforrja
    Ditë e qetë, por me surpriza të bukura në vazhdim. Kush di të presë, e di edhe që shpërblimet janë aty. Një temë e mbetur pezull ju ka bërë të dukeni ironikë në sytë e kolegëve, ndaj flisni hapur për problemet tuaja. Tërheqja nga planet tuaja duhet të ndalet e të riktheheni me më shumë pasion pasi ju e dini se çfarë është më e mira. Rutina në dashuri është e shëndetshme kur doni të stabilizoni kohën dhe pikëpamjet e përbashkëta. Pika e dobët është harresa dhe çelësi i suksesit; qartësia e ndjenjave.
    Luani
    Po bëhëni shumë tërheqës me teoritë tuaja për punën dhe krijimin e hapësirave të reja për persona që ju japin energji. Frytet nuk do jenë të shpejta, por të sigurta. Në dashuri jeni luanë kokëfortë dhe kjo shpesh ju bën më shumë se komikë. Tërheqja juaj është e zakonshme, një stimul që mund ta përdorni si armë të fuqishme. Ndiqni intuitën për të arritur suksese financiare! Pika e dobët është dorëzimi edhe para një flirti të zakonshëm dhe çelësi i suksesit; vetëbesimi.
    Virgjëresha
    Ndaleni gjithë këtë nxitim për të arritur në stacionet kur dikur ishin të papërfillshme për ju. Ruajeni prestigjin e të qenurit të parët dhe rrezatoni mirësinë që keni në zemër. Këto pika do jenë burimi i përhapjes së energjisë që ju çon shumë larg. Në familje po krijohet një klimë e re lëvizjesh pozitive që do ju japë mundësi të jeni dëshmitarë të ngjarjeve të mrekullueshme. Një fëmijë në horizont. Financat janë të mira deri sa ju nuk do kujtoheni se e keni në shpirt të shpenzoni. Pika e dobët është padurimi për të pritur gjatë dhe çelësi i suksesit; sinqeriteti.
    Peshorja
    Ju po ecni zbathur në ëndrra. Lëreni veten të kalojë perceptimet që kufizojnë dëshirat për të shkuar përtej mundësive. Në dashuri jeni kthyer në një oaz paqeje të shumëpritur nga partneri. Nëse po mendoni në heshtje, mos I flisni me zë mendimet që mund të lëndojnë ata që ju duan. Profesionalisht po shkoni mirë, por nuk është surprizë për ju që të ndryshoni mendje në sekondë të fundit. Pika e dobët është mungesa e kohës dhe çelësi i suksesit janë hapësirat e reja intelektuale.
    Akrepi
    Duhet të ruheni nga fjalët e tepërta dhe pavend që shpesh I thoni në mirëbesim. Dikush po pret një çast dobësie për t’ju sulmuar. Gëzimi që ju ka pushtuar do ju kthehet në një kujtim të bukur frymëzues gjithmonë. Në punë ju duhet të jenë më korrektë dhe të respektoni hapësira individuale. Nëse jeni në pikëpyetje për të marrë një vendim juridik, këshillohuni me një profesionist dhe mendoni në favor të së mirës në të ardhmen. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të dalë nga rutina dhe çelësi i suksesit; argëtimi.
    Shigjetari
    Nëse ju pëlqen të udhëtoni e të merreni me veten, kjo nuk do të thotë se po I bëni bisht punës, por mendja dhe organizmi juaj kanë nevojë për një pauzë nga ngarkesat. Lexojini qartë shenjat që ju jep trupi për të mos rënduar gjendjen më vonë. Një person që ju qëndron pranë do jua bëjë më të lehta vendimet profesionale duke ju tërhequr në botën e vet të larmishme. Po bini në grackën e dashurisë nga ku do qëndroni shumë gjatë dhe të sigurtë. Pika e dobët është ndonjë gabim në artikulimin e ndjenjave tuaja dhe çelësi i suksesit; lëvizjet pozitive financiare.
    Bricjapi
    Reflektoni dhe përpiquni të gjeni se çfarë nuk shkon në lidhjen tuaj. Prej kohësh po dështoni në çdo përpjekje për të rregulluar raportin. Mos u bëni paranojakë, por çlironi gjithë dyshimet dhe pasiguritë. Një person i tretë ju ka trazuar, ndaj mësohuni t’u vini të tjerëve kufij. Mos rrini në pritje, por reagoni ju të parët. Në punë po ju shkojnë gjërat mirë dhe kjo falë një inercie të krijuar më herët. Pika e dobët është ndikimi nga fjalët e të tjerëve dhe çelësi i suksesit; individualiteti.
    Ujori
    Një ditë e shkëlqyer se edhe nëse nuk është kështu ju mund të shndërroni çdo vend ku shkelni në një atmosferë të gëzueshme dhe harmonike. Askush nuk e di sekretin tuaj të pozitivitetit edhe pse e ndjenjnë në çdo çast. Lumturohuni me rezultatet në punë dhe në arsimim, kështu do kënaqeni me ato që keni arritur. Shëndeti është i mirë, por ju duhet të jeni gjithë kohës të kujdesshëm me ushqimin. Pika e dobët është angzhimi i tepërt me punë dhe çelësi i suksesit; aftësia për të rrëmbyer zemra.
    Peshqit
    Frymëzimi nuk do ju mungojë sot, por këtë do ju duhet ta përdormi edhe për të ndryshuar jetën e të tjerëve që kanë rënë në apati. Fjalët prekëse dhe emocionet nuk janë për ju sot pasi jeni pak të dobët shpirtërisht për të përballuar rrëfime të ndjera. Qëndrojini afër personave që duan të realzojnë projekte fitimprurëse. Pika e dobët është paaftësia për të njohur ata që nuk janë të sinqertë dhe çelësi i suksesit; pasioni për artet dhe ndjenjën e së bukurës.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 prill 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 prill 2025

    DashiPlaneti Mars ju frymëzon me energjinë e tij të zjarrtë. Do të ndiheni të paduruar, por kujdes: rreziku është të ngatërroni ngutjen me intuitën. Shmangni përplasjet direkte dhe dëgjoni zemrën para se të flisni. Yjet ju këshillojnë të ushqeni qetësinë dhe të merrni frymë thellë para se të vendosni. Qielli juaj ngjyroset me të kuqen e pasionit. Lëreni veten të udhëhiqet nga forca juaj e lashtë, por me mençuri. Koha ju dëgjon. Pika e dobët sot janë tekat pa vend dhe çelësi i suksesit; ca para mënjanë.
    DemiHëna në shenjën tuaj ju lidh thellë me brendinë tuaj. Mos kini frikë të lini pas atë që nuk ushqen më shpirtin tuaj. Meditimi mund të hapë shtigje të reja. Në punë, durim: rrënjët e thella japin frytet më të mira. Ëmbëlsia juaj do të jetë balsam për ata që keni pranë. Në dashuri, një fjalë e pëshpëritur mund të ketë fuqinë për të shëruar. Pika e dobët është një vonesë në raport me lajmet që nuk ju vijnë në kohë dhe çelësi i suksesit; afrimiteti me partnerin.

    BinjakëtNë natyrën tuaj të dyfishtë do të dini të merrni më të mirën nga të dy botët: konkretësinë dhe ëndrrën. Në punë, një ide mund të kthehet në një revolucion të vogël. Mos kini frikë të propozoni diçka origjinale. Nesër është dita e duhur për ta bërë. Mbani mend: lehtësia nuk është cekësi, por hir në vallëzimin mes erërave të fatit. Në dashuri, një përkëdhelje vlen më shumë se mijëra fjalë. Pika e dobët është pavendosmëria dhe çelësi i suksesit; projektet e reja.
    GaforrjaSot do të jetë e rëndësishme të kultivoni folenë tuaj, por edhe të lini pas atë që ju pengon të fluturoni. Mund të ndieni mall, por pas tij fshihet një mundësi për rilindje. Ndani ndjenjat me ata që ju duan vërtet. Në punë, ndiqni instinktin: keni shpirtin e një artisti dhe shëruesi. Është koha të besoni në veten tuaj. Në marrëdhënie, heshtja mund të shndërrohet në mirëkuptim kur shoqërohet me një shikim të sinqertë. Ndjeshmëria është pika e dobët, argëtimi, çelësi i suksesit.
    LuaniSot do të jeni në vëmendje, por mos harroni: çdo dritë ka nevojë për pak hije për të ndriçuar vërtet. Në punë, një projekt merr formë dhe ju jeni drejtuesit. Kujdes ndaj shpërqendrimeve: nesër çdo detaj ka rëndësi. Karizma juaj është magnetike, por do të jetë përulësia që do t’ju bëjë të mëdhenj. Në dashuri, jeni të parezistueshëm, por mos u impononi: lejoni që tjetri t’ju afrohet vetë. Pika e dobët, padurimi dhe çelësi i suksesit; udhëtimet për punë.
    VirgjëreshaSaktësia do të jetë feneri juaj. Jo gjithçka mund të planifikohet, disa ndjenja duhen jetuar pa llogari. Lini hapësirë për të papriturën, sepse aty fshihet mrekullia e vërtetë. Në dashuri, një gjest i vogël mirësie mund të hapë një derë të madhe. Qielli ju shpërblen nëse dini të bashkoni logjikën me ndjenjën.Në punë, do të jeni vendimtarë në një çështje praktike: kthjelltësia juaj do të ndriçojë të tjerët. Mos kini frikë të shfaqni edhe anën tuaj më të butë. Pika e dobët mëdyshja mes arsyes dhe zemrës dhe çelësi i suksesit; guximi.
    PeshorjaBukuria, harmonia dhe dashuria do të luajnë sot një rol thelbësor. Keni kaluar luhatje emocionale, por tani qetësia rikthehet. Nëse duhet të sqaroni diçka, bëjeni me hijeshi. Zgjidhni me zemër, por edhe me elegancë. Në punë, një çështje e pazgjidhur merr zgjidhje falë diplomacisë suaj të lindur. Arti, muzika apo edhe aroma e një luleje do të rikthejnë frymëzimin. Pika e dobët është loja e pandershme me durimin tuaj dhe çelësi i suksesit, maturia.
    AkrepiDiçka brenda jush është duke ndryshuar, edhe pse jashtë duket sikur gjithçka qëndron e njëjtë. Por ju e dini: mrekullitë ndodhin në thellësi. Mos kini frikë nga heshtja: aty do të gjeni përgjigje. Në punë, mos i forconi ngjarjet: koha e duhur vjen vetë. Nesër do të jeni si akrepi në shkretëtirë: i heshtur, por i pamëshirshëm kur duhet. Në dashuri, një e vërtetë e pathënë mund të dalë në sipërfaqe, mirëpriteni atë. Qielli ju mbron, por kërkon prej jush autenticitet. Pika e dobët paaftësia për të vlerësuar veten dhe çelësi i suksesit; blerjet e zgjuara.
    ShigjetariShpirti juaj bohem zgjohet me një etje të re për të vërtetën. Yjet ju buzëqeshin kur ndiqni instinktin. Një udhëtim, qoftë edhe mendor, mund të sjellë çelësin për të zgjidhur një çështje të rëndësishme. Në dashuri, jini të sinqertë: zemra ka nevojë për liri. Në punë, bëhuni zëri i ideve të reja edhe nëse duken të çmendura. Fati ju flet përmes përkimeve dhe simboleve. Pika e dobët është ndrojtja dhe çelësi i suksesit; një trashëgimi e vjetër
    BricjapiSot do ndieni forcën e vendosmërisë që rritet brenda jush si një mal që ngrihet drejt qiellit. Në dashuri, lini një hapësirë për ëmbëlsi. Në punë, vjen një vlerësim ose një propozim i rëndësishëm mirëpritni atë me mendje të kthjellët, por mos e përjashtoni entuziazmin. Hidhni një hap prapa dhe shihni veten nga larg, do të zbuloni se jeni jo vetëm të fortë, por edhe të butë. Koha është aleati juaj, por edhe shpirti ka nevojë për frymëmarrje. Pika e dobët është abuzimi me kohën dhe çelësi i suksesit; durimi.
    UjoriQielli ngjyroset me ide ndriçuese dhe shikime drejt së ardhmes. Jeni vizionarët e zodiakut dhe kjo dhuratë shfaqet fuqishëm. Kujdes: pa konkretësi, edhe ëndrra më e bukur tretet. Një intuitë e menjëhershme mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Në punë, mos kini frikë të propozoni zgjidhje të pazakonta. Bota ka nevojë për gjeniun tuaj. Në dashuri, surprizoni: një marrëzi e vogël romantike mund të ringjallë lidhjen. Ndiqni shkëndijën që ndriçon në errësirë: do t’ju çojë drejt diçkaje madhështore. Pika e dobët është pamundësia për të bërë gjithmonë me kokën tuaj dhe çelësi i suksesit; buzëqeshja.
    PeshqitLëvizni nëpër ujërat e thella të shpirtit me një hir që vetëm ju e njihni. Në dashuri, do të shkriheni në një përqafim që ka shijen e shtëpisë. Në punë, ndiqni rrjedhën: një projekt po merr formë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Mund të merrni një shenjë, një ëndërr zbuluese, një fjali që ju prek në thellësi. Intuita juaj do të jetë veçanërisht e mprehtë besojini asaj. Emocionet do të jenë të forta, por do të sjellin të vërteta. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të çuar gabimet në vend dhe çelësi i suksesit, shpirti i aventurës.

  • Dashuria do të luaj një rol thelbësor/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashuria do të luaj një rol thelbësor/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi
    Planeti Mars ju frymëzon me energjinë e tij të zjarrtë. Do të ndiheni të paduruar, por kujdes: rreziku është të ngatërroni ngutjen me intuitën. Shmangni përplasjet direkte dhe dëgjoni zemrën para se të flisni. Yjet ju këshillojnë të ushqeni qetësinë dhe të merrni frymë thellë para se të vendosni. Qielli juaj ngjyroset me të kuqen e pasionit. Lëreni veten të udhëhiqet nga forca juaj e lashtë, por me mençuri. Koha ju dëgjon. Pika e dobët sot janë tekat pa vend dhe çelësi i suksesit; ca para mënjanë.
    Demi
    Hëna në shenjën tuaj ju lidh thellë me brendinë tuaj. Mos kini frikë të lini pas atë që nuk ushqen më shpirtin tuaj. Meditimi mund të hapë shtigje të reja. Në punë, durim: rrënjët e thella japin frytet më të mira. Ëmbëlsia juaj do të jetë balsam për ata që keni pranë. Në dashuri, një fjalë e pëshpëritur mund të ketë fuqinë për të shëruar. Pika e dobët është një vonesë në raport me lajmet që nuk ju vijnë në kohë dhe çelësi i suksesit; afrimiteti me partnerin.
    Binjakët
    Në natyrën tuaj të dyfishtë do të dini të merrni më të mirën nga të dy botët: konkretësinë dhe ëndrrën. Në punë, një ide mund të kthehet në një revolucion të vogël. Mos kini frikë të propozoni diçka origjinale. Nesër është dita e duhur për ta bërë. Mbani mend: lehtësia nuk është cekësi, por hir në vallëzimin mes erërave të fatit. Në dashuri, një përkëdhelje vlen më shumë se mijëra fjalë. Pika e dobët është pavendosmëria dhe çelësi i suksesit; projektet e reja.
    Gaforrja
    Sot do të jetë e rëndësishme të kultivoni folenë tuaj, por edhe të lini pas atë që ju pengon të fluturoni. Mund të ndieni mall, por pas tij fshihet një mundësi për rilindje. Ndani ndjenjat me ata që ju duan vërtet. Në punë, ndiqni instinktin: keni shpirtin e një artisti dhe shëruesi. Është koha të besoni në veten tuaj. Në marrëdhënie, heshtja mund të shndërrohet në mirëkuptim kur shoqërohet me një shikim të sinqertë. Ndjeshmëria është pika e dobët, argëtimi, çelësi i suksesit.
    Luani
    Sot do të jeni në vëmendje, por mos harroni: çdo dritë ka nevojë për pak hije për të ndriçuar vërtet. Në punë, një projekt merr formë dhe ju jeni drejtuesit. Kujdes ndaj shpërqendrimeve: nesër çdo detaj ka rëndësi. Karizma juaj është magnetike, por do të jetë përulësia që do t’ju bëjë të mëdhenj. Në dashuri, jeni të parezistueshëm, por mos u impononi: lejoni që tjetri t’ju afrohet vetë. Pika e dobët, padurimi dhe çelësi i suksesit; udhëtimet për punë.
    Virgjëresha
    Saktësia do të jetë feneri juaj. Jo gjithçka mund të planifikohet, disa ndjenja duhen jetuar pa llogari. Lini hapësirë për të papriturën, sepse aty fshihet mrekullia e vërtetë. Në dashuri, një gjest i vogël mirësie mund të hapë një derë të madhe. Qielli ju shpërblen nëse dini të bashkoni logjikën me ndjenjën.Në punë, do të jeni vendimtarë në një çështje praktike: kthjelltësia juaj do të ndriçojë të tjerët. Mos kini frikë të shfaqni edhe anën tuaj më të butë. Pika e dobët mëdyshja mes arsyes dhe zemrës dhe çelësi i suksesit; guximi.
    Peshorja
    Bukuria, harmonia dhe dashuria do të luajnë sot një rol thelbësor. Keni kaluar luhatje emocionale, por tani qetësia rikthehet. Nëse duhet të sqaroni diçka, bëjeni me hijeshi. Zgjidhni me zemër, por edhe me elegancë. Në punë, një çështje e pazgjidhur merr zgjidhje falë diplomacisë suaj të lindur. Arti, muzika apo edhe aroma e një luleje do të rikthejnë frymëzimin. Pika e dobët është loja e pandershme me durimin tuaj dhe çelësi i suksesit, maturia.
    Akrepi
    Diçka brenda jush është duke ndryshuar, edhe pse jashtë duket sikur gjithçka qëndron e njëjtë. Por ju e dini: mrekullitë ndodhin në thellësi. Mos kini frikë nga heshtja: aty do të gjeni përgjigje. Në punë, mos i forconi ngjarjet: koha e duhur vjen vetë. Nesër do të jeni si akrepi në shkretëtirë: i heshtur, por i pamëshirshëm kur duhet. Në dashuri, një e vërtetë e pathënë mund të dalë në sipërfaqe, mirëpriteni atë. Qielli ju mbron, por kërkon prej jush autenticitet. Pika e dobët paaftësia për të vlerësuar veten dhe çelësi i suksesit; blerjet e zgjuara.
    Shigjetari
    Shpirti juaj bohem zgjohet me një etje të re për të vërtetën. Yjet ju buzëqeshin kur ndiqni instinktin. Një udhëtim, qoftë edhe mendor, mund të sjellë çelësin për të zgjidhur një çështje të rëndësishme. Në dashuri, jini të sinqertë: zemra ka nevojë për liri. Në punë, bëhuni zëri i ideve të reja edhe nëse duken të çmendura. Fati ju flet përmes përkimeve dhe simboleve. Pika e dobët është ndrojtja dhe çelësi i suksesit; një trashëgimi e vjetër
    Bricjapi
    Sot do ndieni forcën e vendosmërisë që rritet brenda jush si një mal që ngrihet drejt qiellit. Në dashuri, lini një hapësirë për ëmbëlsi. Në punë, vjen një vlerësim ose një propozim i rëndësishëm mirëpritni atë me mendje të kthjellët, por mos e përjashtoni entuziazmin. Hidhni një hap prapa dhe shihni veten nga larg, do të zbuloni se jeni jo vetëm të fortë, por edhe të butë. Koha është aleati juaj, por edhe shpirti ka nevojë për frymëmarrje. Pika e dobët është abuzimi me kohën dhe çelësi i suksesit; durimi.
    Ujori
    Qielli ngjyroset me ide ndriçuese dhe shikime drejt së ardhmes. Jeni vizionarët e zodiakut dhe kjo dhuratë shfaqet fuqishëm. Kujdes: pa konkretësi, edhe ëndrra më e bukur tretet. Një intuitë e menjëhershme mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Në punë, mos kini frikë të propozoni zgjidhje të pazakonta. Bota ka nevojë për gjeniun tuaj. Në dashuri, surprizoni: një marrëzi e vogël romantike mund të ringjallë lidhjen. Ndiqni shkëndijën që ndriçon në errësirë: do t’ju çojë drejt diçkaje madhështore. Pika e dobët është pamundësia për të bërë gjithmonë me kokën tuaj dhe çelësi i suksesit; buzëqeshja.
    Peshqit
    Lëvizni nëpër ujërat e thella të shpirtit me një hir që vetëm ju e njihni. Në dashuri, do të shkriheni në një përqafim që ka shijen e shtëpisë. Në punë, ndiqni rrjedhën: një projekt po merr formë ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Mund të merrni një shenjë, një ëndërr zbuluese, një fjali që ju prek në thellësi. Intuita juaj do të jetë veçanërisht e mprehtë besojini asaj. Emocionet do të jenë të forta, por do të sjellin të vërteta. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të çuar gabimet në vend dhe çelësi i suksesit, shpirti i aventurës.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 prill 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 11 prill 2025

    Showbiz E Premte, 11 Prill 2025 08:54
    DashiKjo periudhë ju ka kthyer dëshirën për të vepruar. Hapat e hedhur po ju rrokullisin në një greminë nga ku do dilni me vështirësi. Koha e një lideri të padiskutueshëm ka perënduar ndaj tani ju mbetet vetëm të mblidhni copëza kujtimesh e të jetoni me gëzimin e tyre. Pika e dobët sot është egoja e pangopur dhe çelësi i suksesit; devotshmëria.
    DemiFaleni një zemër që ju ka lënduar pa dëshirë. Tregoni se toleranca juaj mund të zbusë çdo zemërim. Persona që ju lidh interesi familjar po hetojnë veprimet e mosveprimet tuaja, ndaj veproni me ndershëmri. Pasionet ju kanë dhënë hov të cilin nuk duhet ta ndalni. Pika e dobët është tundimi për të futur hundët aty ku nuk ju takon dhe çelësi i suksesit; paqja me veten.

    BinjakëtIdetë dhe energjitë tuaja po mbushin me frymëzim edhe ata që i ka zënë gjumi letargjik. Në krah keni pak persona që ecin kaq shpejt sa ju, ndaj bëhuni përzgjedhës. Rutina nuk ju përket më ndërsa, ritmi i ditëve do ju hedhë në krahët e një romance që duket se do jetë vendimtare. Kushtojini vëmendje planeve për të patur familje e fëmijë. Pika e dobët është pasiguria dhe çelësi i suksesit; dëshira për të ecur para.
    GaforrjaPo lidheni shpirtërisht me dikë që ju ka turbulluar ndjenjat. Ndaluni pak e analizoni se ku doni të shkoni. Ecni me siguri duke dëgjuar intuitën tuaj. Koha është për të shkëputur veten nga e kaluara e cila ju ka zhytyr në një kënd rehatie dhe tani ju duhet të ngrini kokë mbi mjegullën e zymtë. Ditë të bukura ju presin duke ditur të bëni zgjedhjen e duhur. Tregoni që jeni gaforre vitale dhe elegante në të shprehur. Pika e dobët është përgjumja dhe çelësi I suksesit; durimi.
    LuaniTakime pune, zëvendësime në stafe, marrëveshje tregtare, ju e dini më mirë si t’ia dilni mbanë. Kujdes në dashuri pasi po tregoheni zemërpulë, ndërkohë që të tjerët kanë pritshmëri të mëdha. Dhembshuria dhe dialektika empatike ju ka nxjerrë në pah një tipar që ju bën të jeni në krye të personave më të preferuar. Vetëvlerësimi ju dëmton shpesh kur nuk jeni objektivë. Pika e dobët është largësia nga e vërteta dhe çelësi i suksesit është; zemërgjerësia.
    VirgjëreshaQartësoni objektivat dhe bëni një bilanc konkret të të ardhurave. Realizimi profesional ju bën krenarë, por ju duhet të ruani staturën. Në punë dhe në dashuri keni një periudhë të favorshme. Sfera sociale ka nevojë për më shumë sinqeritet për të mos u lënduar më vonë askush. Pika e dobët është paaftësia për të marrë vendime të prera dhe çelësi i suksesit; pasioni për natyrën.
    PeshorjaMos shtyni më afate për çështje ligjore, përfitoni nga rasti për të hedhur pas krahëve një periudhë stresante dhe të gëzoni mundimin tuaj. Të vetmurit duhet të kërkojnë një terren më të përshtatshëm për veten, ndaj fitoni kohë. Ka një takim pune në horizont, ju duhet të jeni vigjilentë. Vendimet e nxituara do ju prishin punë. Pika e dobët është pavëria nga paraja dhe çelësi i suksesit; impenjimi profesional.
    AkrepiMos u frikësoni nga emocionet që vijnë natyrshëm dhe ju bëjnë robër të zemrës. Kujtimet dhe dashuria janë përkëdhelja më e ëmbël që vjen nga yjet sot ndaj përgjigjuni me dashamirësi në çdo rrethanë. Konfliktet lërini pas dhe shikoni të dilni sa më shumë nga rrethi juaj. Pika e dobët është dështimi me financat dhe çelësi i suksesit; vetëkontrolli.
    ShigjetariTani që po e çmoni lirinë më shumë se çdo gjë tjetër, ju duhet të mbani për vete edhe kostot e shkeljeve që u keni bërë të tjerëve. Të lëndosh një zemër është shumë pak para asaj që ju do merrni shpërblim. Shigjetarë dashamirës, tregoni se çfarë keni në zemër sa nuk është vonë! Pika e dobët është ndrojtja dhe çelësi i suksesit; reflektimi.
    BricjapiFamilja dhe profesioni po flenë mbi dafina, financat kanë nevojë për përmirësim. Sipas hartës astrale ju duhet të bëni kujdes nga kërcënime që vijnë nga kaluara dhe ju dobësojnë kurajon për të dhënë mendimen tuaj. Çlirohuni nga pasiguritë dhe gëzoni çdo hap që hidhni për të arritur në krye. Ju jeni bricjapë pozitivë, ndaj vlerësojeni çdo rrethanë që ju vlen. Pika e dobët është mungesa e oreksit për punë dhe çelësi i suksesit; fjalët bindëse.
    UjoriNjë ide e papritur mund të jetë çelësi për një zgjidhje të pritur gjatë. Shëndeti është i qëndrueshëm. Sot nuk do ju shterrojnë idetë, ndaj dilni nga foleja ku jeni strukur e zbatoni gjithë planet tuaja. Lidhuni me njerëz që nuk keni komunikuar prej kohësh për të fituar sigurinë e duhur për vendime afatgjata sentimentale. Po tregoheni të paparashikueshëm në raport me rrethin social, ndaj shkëmbeni sa më shumë energji pozitive për të dominuar. Pika e dobët është ngutja dhe çelësi i suksesit; suksesi në aplikime projektesh.
    PeshqitMësoni të falni se ndryshe do ktheheni në persona të ngurtë. Në sytë e të tjerëve jeni peshq të ëmbël dhe këtë tregojeni pa kursim. Shërbimi ndaj personave në nevojë ju ka mësuar të jeni të bindur ndaj asaj që fati sjell. Në punë do shkoni përpara, por ngecjet do ju bëjnë edhe më shumë kurajozë. Pika e dobët është paqartësia se ku doni të arrini dhe çelësi i suksesit; dashamirësia.