“Bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin”, kryebashkiaku Beci publikon fotot: Hapësirat publike u kthehen qytetarëve
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Fotot e sjella nga qytetarët e Shkodrës tregojnë se bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren për zbatimin e vendimit ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes […]
Doganat pyetësor për biznesin
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka hartuar një pyetësor për bizneset në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e […]
Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve
Pas “ultimatumit” të kryeministrit për lirimin e hapësirave publike, vijon aksioni në qytetet e vendit. Konkretisht, kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci herë pas here ne rrjetet sociale përditëson punën që po bëhet në terren për lirimin e hapësirave publike. Sot në postimin e tij, Beci informoi se bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe […]
Bizneset heqin strukturat metalike nga hapësirat publike, Beci fton qytetarët të denoncojnë zëniet e paligjshme
Në Shkodër ka nisur një tjetër fazë e lirimit të hapësirave publike, ku bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe Bulevardin “Zogu i I-rë” kanë hequr vullnetarisht strukturat metalike që zinin trotuaret apo pjesë të tjera publike. Ky zhvillim vjen pas njoftimit të Policisë Bashkiake dhe në kuadër të fushatës për rikthimin e hapësirave te qytetarët. […]
Benet Beci: Bizneset në Shkodër nisin lirimin vullnetar të hapësirave publike
Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka hyrë në një fazë të re në Shkodër, ku disa biznese kanë nisur vetë lirimin e trotuareve dhe zonave që u përkasin qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar se procesi po ecën në mënyrë graduale dhe me ndërgjegjësim nga një pjesë e subjekteve private. […]
Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët po shton pabarazinë dhe tensionin social
Ish-ministri i Financave dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë, Arben Malaj, ka kritikuar aksionin e fundit të nisur nga qeveria, duke theksuar se përqendrimi tek oligarkët dhe bizneset e mëdha, ndërsa injorohet biznesi i vogël, po krijon pabarazi të thellë dhe rritje të pakënaqësisë sociale e politike. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në […]
Dhoma Amerikane: Bizneset e turizmit nuk kanë ujë
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dhënë një shuplakë të fortë propagandës së qeverisë për suksesin e madh turistik. Përmes një deklarate zyrtare, Dhoma deklaroi se bizneset e turizmit po përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, por edhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. “Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë […]
Jo më lokale mbi trotuare! Bizneset në Tiranë nisin lirimin vullnetar të hapësirave publike
Pas aksioneve në rrethe, edhe kryeqyteti i është nënshtruar lirimit të hapësirave publike. Ndryshe nga Thethi, bizneset në Tiranë, kanë zgjedhur që të çmontojnë vetë e strukturave metalike, të cilat kanë ‘zaptuar’ hapësirat publike në kryeqytet. Një gjë e tillë vjen për shkak të investimeve të bëra nga biznesmenet për këto struktura, përgjatë gjithë këtyre […]
Në Vlorë ka konsensus, bizneset largojnë vetë pengesat: Në shtator do bëhen ndryshime në zonë
Bizneset dhe operatorët turistikë në Vlorë kanë kërkuar që prishja tendave ose largimi i vazove me lule të vendosura prej tyre për të kufizuar lëvizjen në zonën e bareve dhe restoranteve, përgjatë Lungomares të bëhet nga vete bizneset. Ata kanë kërkuar komunikim me Kryeministrin, i cili u ka dhënë mundësinë të punojnë deri në shtator, […]
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë e kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Qëllimi i takimit ishin diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për hapësirën publike, pasi bizneset kërkojnë që të kenë të njëjtat hapësira si më parë, […]