Tag: astiri

  • Zjarr në një pallat tek Astiri, tymi ‘pushton’ zonën

    Zjarr në një pallat tek Astiri, tymi ‘pushton’ zonën

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 14:43
    Zjarr në një pallat në zonën e Astirit. Siç shihet nga pamjet, zjarri ka përfshirë një apartament në katin e 3 të një pallati.
    Ndërkohë që tymi i zi del nga ballkoni, ndërsa flakët rrezikojnë dhe apartamentet ngjitur.
    Nuk dihet nëse në banesë ka persona aktualisht.

  • “Astiri, Liqeni i Thatë…”, Karamuço zbulon zonat më të rrezikshme të Tiranës (VIDEO)

    “Astiri, Liqeni i Thatë…”, Karamuço zbulon zonat më të rrezikshme të Tiranës (VIDEO)

    Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Tiranë ka zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën. Ai përmendi zona si Astiri apo Liqeni i Thatë të cilat për shkak të lëvizjeve të vrullshme demografike përdoren si strehë nga kontigjentët kriminalë. 
    ‘Në Tiranë ne kemi zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën dhe të kuptojë kush hyn dhe kush del. Astiri, Liqeni i Thatë, nuk janë informale por me lëvizje të vrullshme demografike, ku janë gjetur kontigjente kriminalë, që rrinë gjoja në shtëpi më qira të njerëzve të zakonshëm dhe janë shtëpi strehimi. Zgjedhin periferitë e Tiranës’, tha Karamuço. 

  • Viti i ri shkollor, ‘Astiri’ me 70 mijë banorë vazhdon të mbetet pa kopshte e shkolla publike

    Viti i ri shkollor, ‘Astiri’ me 70 mijë banorë vazhdon të mbetet pa kopshte e shkolla publike

    Prej 20 vitesh Astiri, një nga zonat më të populluara të Tiranës, nuk ka kopsht dhe shkollë publike. Rreth 70 mijë banorë të kësaj zonë fëmijët i çojnë në zona të tjera të kryeqytetit ose ne institucione private.
    Kështu do të detyrohen të veprojnë edhe këtë vit të ri shkollor. Mungesa e shkollave në zonën e Astirit u kthye në debat politik gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Berisha vuri gishtin në plagë. Ndërsa kryeministri Rama dhe kryetarja në detyrë e bashkisë prezantuan projektin e ndërtimit të shkollës dhe çerdhes së parë publike në këtë zonë.
    Të hënën e 8 shatorit nis procesi mësimor e bashkë me të dhe vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre. Edhe ky vit shkollor e gjen Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim te pambajtur, atë të shkollave me ushqim dhe after school.