Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura
Çarja e argjinaturës ne Lagunën e Vainit, që shkaktoi përmbytje në njësitë administrative Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh, ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të kanalit natyror që lidh detin me lagunën. Sipas ekspertit të mjedisit dhe pyjeve, Zef Imeraj, bllokimi i këtij kanali rriti presionin e ujërave lagunore, duke çuar në dëmtimin e argjinaturës. “Laguna […]
Ministri Salla shpërndan pamjet: Vijojnë punimet për riparimin e argjinaturës së dëmtuar në Tale
Në zonën e Tales, Lezhë, ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit po punojnë me intensitet për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore dhe minimizimin e pasojave në territor. Sipas njoftimit të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin […]
Çahet argjinatura e Vainit, rikthehet rreziku i përmbytjeve në zonat përreth
Situata e re ka krijuar ankth dhe panik tek banorët e Rrilës, Barbullonjës dhe Myltes, të cilët gjatë çarjes së parë të argjinaturës qëndruan për më shumë se 10 ditë nën ujë. Kjo ngre dyshime për dobësimin strukturor të argjinaturës dhe mungesën e ndërhyrjeve afatgjata që mund të zgjidhin njëherë e mirë problemin e erozionit […]
Çarja e argjinaturës dhe përmbytja në Lezhë, policia dërgon dosjen në Prokurori
Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një […]
Përmbytjet në Sarandë/ Lama: 300 hektarë në ujë dhe 880 bagëti të ngordhura. Po punojmë për mbylljen e argjinaturës
Drejtori i Bujqësisë Sarandë Mustafa Lama në një lidhje për edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije se situata e shkaktuar nga përmbytjet në qytetin bregdetar vazhdon të jetë problematike. Ai bën me dije se aktualisht janë 300 hektarë në ujë, ndërkohë që numërohen 880 bagëti të ngordhura, që janë dërguar për asgjësim. […]
Vihet në punë hidrovori i Tales në Lezhë, pas riparimit të argjinaturës
Lezha ashtu si pjesa tjetër e vendit vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Po si paraqitet sot situata në këtë qark? Bashkia KurbinSot do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të kohës dhe prurjeve të lumit, si dhe grupet e punës do të vazhdojnë me vlerësimin […]
Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë
Në zonën e Çukës në Sarandë po vijojnë me intensitet punimet për mbylljen e çarjeve të argjinaturës së Bistricës së Madhe, pas dëmtimeve të shkaktuara nga prurjet e larta. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Vlorës, Ardit Bido, i cili informoi se puna në terren po kryhet pa ndërprerje për të ulur rrezikun […]
VIDEO/ Vjosa kalon nivelin kritik ndërsa banorët denoncojnë: Ku shkuan paratë për mbrojtjen nga përmbytjet?
Situata në qarkun e Fierit paraqitet kritike, pasi prurjet e shtuara të lumit Vjosë kanë bërë që ai të kalojë nivelin e rrezikshmërisë. Gazetari i Syri TV, Xhemil Brahaj, ka raportuar se lumi ka dalë nga shtrati i tij, por për momentin uji po mbahet brenda argjinaturës. Megjithatë, frika dhe paniku tek banorët e zonave […]
Situatë alarmante në Lezhë/ Gjoni: Përmbytje katastrofike në Lezhë pas prishjes së argjinaturës Kunë-Vain
Qarku i Lezhës po përballet me një situatë alarmante përmbytjesh, ku dhjetëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë mbuluar nga uji. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i cili ndodhet në terren, raporton se gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, duke e kthyer zonën në njësh me detin. “Situata […]
Vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës në lagunën e Vainit
Në lagunën e Vainit vijon operacioni për mbylljen e argjinaturës, e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullonjës. Strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, ekipet teknike dhe forcat e ushtrisë janë në […]